BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Lerda: Pozita ime tek Partizani nuk diskutohet, i kam sjellë fat edhe Tiranës

Lerda: Pozita ime tek Partizani nuk diskutohet, i kam sjellë fat edhe

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, doli dje në konferencë shtypi dhe shpalosi objektivin e tij e të skuadrës në prag të duelit me Bylisin, një ndeshje domethënëse për ecurinë e të dyja skuadrave. Trajneri paralajmëroi ndryshime në modulin taktik dhe në emrat ë do të zbresin në fushë. “Sa i përket formacionit, sigurisht që mund të ketë disa ndryshime. Por, më parë, duhet të vlerësoj gjendjen fizike të lojtarëve, duke ditur që kemi zhvilluar një ndeshje në Kupë. Gjithçka do ta vlerësoj ditën e nesërme, sepse sot kemi kryer seancën e fundit stërvitore dhe mendoj që diçka mund ta ndryshojë në organikë”, u shpreh Lerda, i cili e vlerëson duel të rëndësishëm këtë me Bylisin e në të njëjtën kohë kërkon nga të tijtë të kenë përkushtim dhe seriozitet maksimal. Për Lerdën ballshiotët janë të vështirë dhe nuk duhet neglizhuar aspak përballja me ta. “Bylis nuk është aspak i lehtë. Ka vlerësimin maksimal tonin. E kam ndjekur me vëmendje në dy takimet që kanë zhvilluar si ndaj Skënderbeut, ashtu edhe ndaj Kukësit. Do të kërkoj nga skuadra ime të jetë mjaft agresive. Është një skuadër që vrapon shumë, por ne duhet të kemi qetësinë e duhur. Të jemi të qetë dhe në fund të marrim 3 pikët”, nënvizoi trajneri. Më pas tekniku italian vlerësoi situatën në kampin e të kuqve, duke thënë se presioni dhe tensioni është pjesë e lojës dhe Partizani nuk bën dallim. “Kur je pjesë e Partizanit dhe sidomos kur je skuadër kampione, ke më shumë presion se ekipet e tjera. Sezonin e kaluar Partizani nuk u nis si skuadër që do të synonte titullin kampion, pra nuk kishte atë impenjim që ka, sepse do të mbrojmë titullin kampion. Kjo cilëson presionin që ka skuadra. Të gjithë ekipet duan të bëjnë mirë, duan të fitojnë ndaj nesh dhe kjo mund të na sjellë presion. Puna ime është të menaxhoj grupin. Të gjithë lojtarët që kam në dispozicion të zbatojnë rregullat dhe detyrat që unë jap. Mendoj se është detyra ime. Kush nuk dëshiron t’i zbatojë rregullat në fushën e lojës, them se nuk është problemi im”, tha më tej Lerda. Teknikut italian nuk i kaloi situata nga duart edhe në lidhje me tifozët. “Siç e thashë dhe më parë, skuadra që unë drejtoj është ndërtuar në etapa. Ne thjesht duhet të konkretizojmë një skemë loje. Ka trajnerë të ndryshëm që luajnë me skemat që preferojnë. Ne përpiqemi që me skemën që kam vënë në jetë të rritemi javë pas jave. Por, duhet theksuar që me skuadrën kanë filluar ndeshjet edhe lojtarët që kanë luajtur në Kupat e Europës. Ata kanë pasur një përgatitje mjaft të mirë. Disa kanë qenë të lodhur, disa kanë marrë ngarkesë më shumë se ç’duhet. Një pjesë e futbollistëve të ardhur tani, nuk kanë pasur kondicionin e duhur fizik. Në këtë moment që ne flasim, skuadra sa vjen e konkurrohet për të arritur dhe realizuar idetë që unë kërkoj të shfaqin javë pas jave. Përgjigja për tifozët është që javë pas jave, ne, si ekip, të përmirësohemi duke marrë rezultatet që ata dëshirojnë. Ata kanë të drejtë pasi paguajnë biletën dhe kanë të drejtën e tyre të na gjykojnë. Nuk është kusht që të fitojmë domosdo ndeshjen e nesërme kundër Bylisit pasi nuk ka asgjë absolute në futboll. E mira është që të impenjohemi në maksimum për të bërë më të mirën në takimin ndaj Bylisit”, theksoi më pas Lerda. Në fund tekniku i “demave të kuq”, u pyet nëse ishte i trembur nga ecuria e Tiranës dhe përballja e javës së ardhshme me bardheblutë kryeqytetas. “Nuk kemi pse t’i druhemi Tiranës. Kam parë vetëm një pjesë loje të ndeshjeve të saj. E kam ndjekur vetëm një ndeshje në stadium Tiranën. I kam sjellë fat Tiranës, pasi në atë ndeshje ka fituar 3-0 kundër Luftëtarit. Duhet ta përgëzojmë për çfarë ka bërë deri më tani, pasi gjendet në vendin e parë. Akoma s’kam krijuar një mendim të qartë për ta. Objektivi ynë është dueli i sotëm kundër Bylisit”, përfundoi trajneri i Partizanit.

Adriatik BALLA