
Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, nëse Kraja nis goditjen e Berishës dhe Metës rrezikohet të ketë destabilitet

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente sekrete, së shpejti qeveria e Shqipërisë do të ekspozohet

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje atyre që synonin të ma ‘hiqnin kokën’, të përshpejtojnë

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

Levandovski kthehet tek Bajerni për lamtumirën, konfirmon se kalimi tek Barcelona ishte veprimi i duhur

Shkruar nga Adriatik BALLA 3 Gusht 2022

Sulmuesi kthehet tek klubi bavarez për t’u përshëndetur me shokët, por kujton se ka bërë veprimin e duhur duke zgjedhur Barcelonën
Merkato për Barcelonën ka qenë mjaft aktive këtë sezon, pasi jo vetëm janë larguar disa lojtarë të formacionit, por kanë ardhur edhe të tjerë cilësorë që e bëjnë skuadrën të ketë interesimin e duhur për sezonin e ri. Në fakt, ardhja e Robert Levandovskit ka rikthyer entuziazmin në kampin blaugrana dhe lojtari polak mund të përtërijë ambiciet e klubit për t’u kthyer fuqishëm në garën për titull në Spanjë si dhe për trofeun e Champions League në Europë. Ndërkohë, mediat na informojnë se Robert Levandovski ka përfituar nga ditët e pushimit që Ksavi i ka dhënë skuadrës pas turneut në Shtetet e Bashkuara për të udhëtuar drejt Mynihut dhe për të bërë marrëveshje të ndryshme, personale dhe profesionale. Sulmuesi polak kishte dëshirë t’u thoshte lamtumirë punonjësve dhe drejtuesve të Bajernit, klub ku ka luajtur gjatë tetë viteve të fundit dhe ku ka ngritur 23 trofe, si skuadër dhe si individ. Sulmuesi polak, i cili do të prezantohet zyrtarisht të premten si lojtar i ri i Barçës, bëri presion për të luajtur në “Camp Nou”, edhe pse kishte edhe një në kontratën me Bajernin. “ishte e trishtueshme. Do të jem gjithmonë mirënjohës për atë që kam fituar dhe përjetuar këtu. I kam falënderuar të gjithë për atë që kanë bërë për mua dhe u kam dhënë dhurata. Ishte një moment emocional dhe i vështirë për mua. Tani mund të shkoj me një ndërgjegje të pastër”, – komentoi Levandovski nga ambientet e Bajernit në “Sky Sports”. Lidhur me takimin me drejtorin sportiv të Bajernit, Hasan Salihamidziç, me të cilin ka pasur përplasje të forta për shkak të dëshirës për t’u larguar, Levandovski ka komentuar: “I kam takuar të gjithë dhe i kam falënderuar për gjithçka. Këto të fundit kanë qenë javë të vështira për të gjithë, por nuk do ta harroj kurrë atë që kam pasur këtu dhe falënderoj tifozët për mbështetjen e tyre”. Teksa po largohej nga vendi i takimit dhe pasi foli me gazetarët, sulmuesi polak u ngacmua nga disa tifozë të pranishëm me thirrjet “Hala Madrid” dhe “Benzema”. Levandovski ka nënshkruar me Barcelonën për katër sezonet e ardhshme dhe do të ketë një klauzolë largimi prej 500 milionë eurosh. Skuadra katalanase e mbylli operacionin me Bajernin për 45 milionë euro plus pesë që do të vijnë në forma të tjera. Theksojmë se kalimi i Levandovskit tek Barcelona është një goditje e fortë e klubit katalanas në merkato, sidomos pas shokut që pasoi një vit më parë kur iku Leo Mesi. Ky i fundit është pjesë e Paris San Zhermen dhe është shprehur se do ta respektojë kontratën, që do të thotë edhe një vit është në kryeqytetin francez.
Më të lexuarat


Edi Reja “skanon” kuqezinjtë: Bajramin e shoh tek Fiorentina, kurse Asllani ka nevojë të përmirësohet

Vllaznia e Josës me pretendime titulli, edhe blerjet bëhen për këtë objektiv

E dashura 22-vjeçare për pak sa nuk e vrau, del nga spitali personazhi i njohur i showbiz-it/ Ja akuzat që rëndojnë ndaj saj

“Finalet nuk luhen, fitohen”, Reali kampion absolut i Europës për 2022, barazon Milanin dhe Barcelonën, Benzema me Ançelotin futen në histori

Taulant Stërmasi: Luiza Gegën e shpërblen ligji, por vendi i pestë në botë meriton më shumë

Trajneri Xhiovani Kolela prezantohet tek Partizani, shtohen kuqezinjtë e rinj në Serie B italiane

Reali i pandalshëm, fiton Superkupën e Europës

Historia e Majk Tajsonit me tigrat, nga kafshimi i krahut tek denoncimet e fqinjëve

Mjeshtri i madh Mehdin Zhega, teknika dhe interpretimi

Skandali i merkatos së verës, futbolli shqiptar nuk është më tërheqës, mungojnë emrat e mëdhenj
