BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Sport

Levandovski nuk është më “makineri” si tek Bajerni: Tani jam më njerëzor

Levandovski nuk është më “makineri” si tek Bajerni:

Barcelona po bën përpjekje të rivalizojë Realin e Madridit jo vetëm në Spanjë, por edhe në Ligën e Kampioneve. Trajneri Ksavi Hernandez ka bërë një grup të mirë dhe për shkak të punës së tij klubi e motivoi duke i zgjatur kontratën. Por efikasiteti i disa futbollistëve ka shqetësuar klubin dhe vetë stafin. Konkretisht bëhet fjalë për sulmuesin kryesor, Robert Levandovski, i cili sezonin e kaluar ishte më efikas se këtë sezon, i cili nuk ka nisur aq mirë për polakun. Por sulmuesi ka ditur ta justifikojë gjendjen e tij dhe pozitat në skuadër, pavarësisht se media e cilëson atë “yll” në rënie, pasi në Bundesligë shënonte shumë më tepër sesa në La Liga spanjolle. Robert Levandovski nuk po kalon momentin më të mirë para portës. Fillimi i tij në kampionat, pavarësisht se ka shënuar dy gola në katër raundet e luajtura deri më sot, nuk ka qenë brilant. Sulmuesi polak preferoi të kërkonte justifikime, duke vënë në pikëpyetje qasjen taktike të trajnerit të “Blaugranave”, Ksavi Hernandez. I pyetur nëse po mendon të shkojë në Arabinë Saudite në të ardhmen, “Leva” pranoi se është larg nivelit me të cilin ishte mësuar në Gjermani dhe se nuk është i njëjti futbollist që ishte gjatë kohës së tij në “Allianz Arena”. “Arabia Saudite? Tani as që e mendoj këtë. Jam super i lumtur në Barcelonë, në ekip, në qytet, me familjen time. Si person jam i lumtur”, ishin fjalët e lojtarit të Barcelonës, i cili gjithashtu la të kuptohet se nuk është më vrasësi që theu të gjitha rekordet e mundshme te Bajerni: “Para Barcelonës isha si makineri, këtu u bëra më njerëzor. Kam kontratë dyvjeçare këtu me opsion edhe një vit tjetër”. Në lidhje me MLS-në amerikane, ai shtoi: “Përpara pandemisë së Koronavirusit, ideja e MLS-së ishte e fortë në kokën time. Por ndryshova mendje më vonë.” Nga këndvështrimi i Levandovskit, gjëja më e rëndësishme në këtë pikë në karrierën e tij është të kënaqet në maksimum. “Ka të bëjë me kujtimet, ruajtjen e çdo momenti, çdo fitoreje në kokën tuaj. Disa nga komentet për numrin e golave ??që shënova ishin të çmendura, veçanërisht në sezonin me 41 golave në Mynih (duke thyer rekordin e Gerd Müller në Bundesligë). Thyerja e rekordeve nuk është më qëllimi im kryesor. Gjëja më e rëndësishme është të ndihmoj skuadrën time të fitojë dhe të shijojë ndeshjet. Këto janë vitet e mia të fundit në botën e futbollit, dy, ndoshta tre. Mos më keqkuptoni: Unë ende dua të arrij sukses dhe të shënoj gola. Por nuk jam këmbëngulës si më parë”, përfundoi Levandovski.