
Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, nëse Kraja nis goditjen e Berishës dhe Metës rrezikohet të ketë destabilitet

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente sekrete, së shpejti qeveria e Shqipërisë do të ekspozohet

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje atyre që synonin të ma ‘hiqnin kokën’, të përshpejtojnë

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

Levandovski prezantohet dhe sfidon rivalin Benzema: Barcelona e mund Realin e Madridit

Shkruar nga Adriatik BALLA 6 Gusht 2022

Sulmuesi polak u prezantua dje zyrtarisht në “Kamp Nou”, do të mbajë fanellën me numër 9, sikurse e kishte kërkuar, ia dha Dipaj
Robert Levandovski është prezantuar dje para tifozëve të Barcelonës. Sulmuesi polak ishte paraqitur me katalanasit në ndeshjet para-sezonale, por dje u organizua ceremonia e prezantimit të tij zyrtar në “Camp Nou”. Levandovski është paraqitur edhe në konferencë për media, ku mes tjerash tha se është gati për rivalitetin me Real Madridin. “Sigurisht që unë dua të luaj në ‘El Clasico’. Gati për t’u përballur me Realin, di si të luaj kundër tyre. Sezoni i kaluar ishte shumë i mirë për ta, por Barcelona është këtu për t’i mposhtur”, tha ai. “Nuk mendoj për Real Madridin apo për Benzemanë. Është një sulmues i jashtëzakonshëm, ai ka luajtur në La Liga për shumë vite, por është e rëndësishme për mua që të luaj mirë për Barçën, jo kundër tij”, shtoi 33-vjeçari. Robert Levandovski është prezantuar sot para tifozëve të Barcelonës në “Camp Nou”. Sulmuesi polak ishte paraqitur me katalanasit në ndeshjet para-sezonale, por kjo nuk e zbuti entuziazmin pasi mijëra tifozë u mblodhën për ta parë atë në ceremoninë zyrtare të prezantimit. Ndoshta detaji më interesant është se ai doli në fushë i veshur me fanellën me numrin “9”. Levandovski e barti veshur fanellën me numrin “12” gjatë ndeshjeve parasezonale, pasi Memfis Dipaj mbante numrin “9”. Megjithatë, duket se çështja rreth këtij numri është zgjidhur dhe holandezi ka hequr dorë. 33-vjeçari u shoqërua në fushë nga presidenti Joan Laporta, i cili bëri gjithçka për të falënderuar drejtorin sportiv Mateu Alemani dhe vetë lojtarin, por edhe agjentin e Levandovskit, Pini Zahavi, për ndihmën e tij në arritjen e një marrëveshjeje. “Mirëmëngjesi Kulers. Jam shumë i lumtur që jam këtu, faleminderit!”, ishin fjalët e para të Levandovskit para tifozëve. Kujtojmë se Robert Levandovski ishte zyrtarizuar te Barcelona më 19 korrik. Ndërkohë, drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemani, ka konfirmuar se klubi kishte marrëveshje me Çesar Azpilicuetan, por jo edhe me Çelsin. Klubi katalanas e kërkoi edhe transferimin e mbrojtësit spanjoll këtë verë, por kjo lëvizje nuk pritet që të realizohet. Alemani konfirmoi se Barcelona kishte marrëveshje me lojtarin, por që Çelsi refuzoi ta shiste. “Ne kishim një marrëveshje me Aspilicuetën për një kontratë, por Çelsi refuzoi ta shesë atë”, tha ai. “Barcelona ka mundësi të tjera për të forcuar këtë pozicion”, shtoi Alemani, por nuk përmendi emra. Kujtojmë se ditën e djeshme u bë e ditur se Azpilicueta ka vazhduar kontratën me “Blutë”. Kontrata e 32-vjeçari tani është e vlefshme deri më 30 qershor 2024.
Më të lexuarat


Edi Reja “skanon” kuqezinjtë: Bajramin e shoh tek Fiorentina, kurse Asllani ka nevojë të përmirësohet

Vllaznia e Josës me pretendime titulli, edhe blerjet bëhen për këtë objektiv

E dashura 22-vjeçare për pak sa nuk e vrau, del nga spitali personazhi i njohur i showbiz-it/ Ja akuzat që rëndojnë ndaj saj

“Finalet nuk luhen, fitohen”, Reali kampion absolut i Europës për 2022, barazon Milanin dhe Barcelonën, Benzema me Ançelotin futen në histori

Taulant Stërmasi: Luiza Gegën e shpërblen ligji, por vendi i pestë në botë meriton më shumë

Trajneri Xhiovani Kolela prezantohet tek Partizani, shtohen kuqezinjtë e rinj në Serie B italiane

Reali i pandalshëm, fiton Superkupën e Europës

Historia e Majk Tajsonit me tigrat, nga kafshimi i krahut tek denoncimet e fqinjëve

Mjeshtri i madh Mehdin Zhega, teknika dhe interpretimi

Skandali i merkatos së verës, futbolli shqiptar nuk është më tërheqës, mungojnë emrat e mëdhenj
