BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Sport

Levandovski s’i hap rrugë Halandit: Është më i miri në botë, por pas meje

Levandovski s’i hap rrugë Halandit: Është më i miri

Bundesliga e viteve të fundit është rritur ndjeshëm në cilësi dhe futbolli gjerman po rivalizon premier League angleze, la Ligën Spanjolle dhe Serinë A italiane. Natyrisht, brenda vetë kampionatit gjerman diferencën e bën klubi i Bajernit të Mynihut, i cili është kampion në fuqi edhe i UEFA Champions League. Përveçse kampion i Europës për klube, Bajerni ka në përbërje disa prej lojtarëve më të mirë në botë e veçmas lojtarin e vitit nga FIFA, Robert Levandovskin, i cili në tre sezonet e fundit ka qenë mbresëlënës. Në fakt, sulmuesi polak vijon të jetë dhe këtë sezon favorit për të qenë bomberi më i mirë i kontinentit dhe njëherësh pretendent për të fituar çdo trofe të mundshëm me klubin bavarez. Për momentin asnjë futbollist në Europë nuk mund të ketë statistika më të mira sezonale sesa sulmuesi polakj dhe për këtë ai ndihet krenar. Dominon Bundesligën, pavarësisht se në kampionatin gjerman vëmendja mediatike fokusohet te një prej talenteve më btë mëdha të futbollit botëror, Erling Haland, që luan me Borusian e Dortmundit. Por Levandovski, falë përvojës tashmë, ka më shumë arritje në terma sportivë. Me 35 gola të realizuar në këtë sezon të Bundesligës kundrejt vetëm 21 të Erling Haland, Robert Levandovski vazhdon të mbetet një shkallë më lart se talenti norvegjez i Dortmundit. Leva i cili humbi përballjen e parë çerekfinale të Championsit ndaj Paris San Zhermen dhe po bën çmos për t’u rikuperuar në kohë për takimin e kthimit, në një intervistë ka folur pikërisht për Haaland duke thurur elozhe për yllin e Dortmundit i cili sipas bomberit polak zotëron një talent të jashtëzakonshëm dhe një ditë do të jetë qendërsulmuesi më i mirë në qarkullim por ajo ditë do të vijë kur Levandovski të jetë tërhequr pasi 32-vjeçari nuk ka ndërmend t’i hapë rrugë. “Haland është një futbollist i shkëlqyer. Ai është ende shumë i ri dhe ka një potencial të madh. Nëse e sheh në fytyrë, e dallon lehtë urinë e madhe që ka dhe dëshirën për të shënuar gola. E ka mundësinë për t’u bërë sulmuesi më i mirë në botë. Por kujdes, jo gjithçka shkon mbarë gjithmonë dhe në futboll nuk ka asgjë të lehtë. Erling po realizon shumë gola, por është akoma i ri. Unë mendoj se është diçka fantastike të kesh një talent të tillë në Bundesligë dhe të përballesh me të. E përsëris, ai është një futbollist që mund të bëhet më i miri. Gjithsesi, unë nuk kam ndërmend t’i hap rrugë dhe t’ia jap stafetën. Jam i lumtur këtu ku jam dhe kam ndërmend të luaj në nivele të larta edhe për disa vite“, theksoi Robert Levandovski i cili përpara se të varë këpucët në gozhdë synon të thyejë rekordin e Gerd Myller për t’u bërë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e Bundesligës. Një rekord që është i vështirë të arrihet, por me ecurinë e tanishme dhe shifrat që po thellohen javë pas jave duket se mund ta nxisin Levandovskin të kapë nivele maksimale me këtë klub si më i miri lojtar i klubit bavarez në historinë e tij.