
A do ketë pasoja për Ramën? Habit eksperti: Mund të ketë hetime nëse...

Rama korruptoi McGonigal-in? Gazetari amerikan zbulon se çfarë po bën FBI me këtë çështje

Skandali i McGonigal, gazetari Hoxha zbulon çfarë po ndodh me kryeministrin: Rama ka anuluar aktivitetet, që nga e mërkura...

A është Agron Neza agjent i FBI? Gazetari amerikan zbardh prapaskenat

Arrestimi i ish-agjentit/ Gazetari amerikan zbardh detaje të reja: E dashura e McGonigal i dërgoi e-mail FBI, kërkoi hetimin e tij

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Flamur Noka zbardh një tjetër pjesë të dosjes së McGonigal dhe plas deklaratën e fortë: FBI ka përgjuar Ramën, ka në dorë biseda...

Çështja “Gërdeci”, avokati Beqiri zbërthen lëvizjet e Shkëlzen Berishës: Ja zyrat ku hyri për të...

Levandovski s’mjafton, Franca mund Poloninë dhe kalon në çerekfinale si pretendente

Shkruar nga Adriatik BALLA 5 Dhjetor 2022

Franca mundi dje Poloninë me rezultatin 3-1 dhe siguroi kalimin në çerekfinale të Botërorit të Katarit. Ishte një kualifikim relativisht i lehtë, pasi diferencat midis dy skuadrave ishin shumë të mëdha. Levandovski shënoi në und për polakët, por goli i tij ishte për statistikë sepse “Gjelat” francezë e kishin “hipotekuar” kualifikimin, falë edhe një paraqitje mbresëlënëse të Mbape. Në fakt, Franca e nisi me vrull duke kërkuar që të tregonte forcën që në minutat e para. Ishin dy goditje nga ana e Tçuameni dhe Dembele që vendosën në provë portierin Shezni, respektivisht në të 13-tën dhe të 16-tën. Pas këtij fraksioni loje, Polonia e mori veten dhe gjithashtu “kërcënoi” francezët. Rasti i pari i takoi Robert Levandovskit që provoi me një goditje nga distanca dhe që përfundoi vetëm pak centimetra larg kuadratit të Lloris. Gjithsesi, mundësia më e mirë për polakët u regjistrua në minutën e 37-të, kur fillimisht Zielinski e më pas Kash u shfaqën brenda zonës së “Gjelave” me Varane që shpëtoi topin në vijën fatale. Por, ky moment i mirë nuk u shfrytëzua nga polakët që u goditën vetëm shtatë minuta më pas nga ana e Olivier Zhirud. Sulmuesi kombinoi bukur me Mbape dhe përballë Shezni nuk gaboi. Festë te Franca, gjithashtu një moment krenarie edhe për Zhirud që me 52 gola u shndërrua në golashënuesin më të mirë të Francës duke lënë pas një legjendë si Thierri Henri. Me avantazhin 1-0 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, ishin sërish Kampionët e Botës në fuqi që u shfaqën më të orientuar drejt sulmit për të gjetur golin e dytë. Mbape, Dembel, por edhe Zhirud provuan, madje ky i fundit shënoi sërish me një roveshatë këtë herë, por loja ishte ndalur më parë për një faull ndaj portierit të polakëve. Megjithatë, goli i dytë erdhi në minutën e 74-të me anë të një kundërsulmi të ekzekutuar në perfeksion nga ana e Dembele dhe Mbape me këtë të fundit që përmbylli me sukses aksionin teksa me një goditje të saktë në zonë nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit polak. Një gol që i “preu gjunjët” polakëve dhe i detyroi të dorëzoheshin para kohe, ndërsa Mbape gjeti kohën edhe për një tjetër gol. Sërish brenda zone, 23-vjeçari goditi me efekt dhe e depozitoi topin në fundin e rrjetës së Sheznit, goli i pestë në këtë Botëror duke udhëhequr renditjen e golashënuesve. Në fund pati kohë edhe për një gol të Robert Levandovskit që shënoi nga 11-metrat, një rrjetë që i shërbeu sa për statistikë personale sulmuesit që e mbyll këtë Kupë Bote me dy gola të realizuar. Kështu, me këtë fitore bindëse Franca siguron çerekfinalen.
Më të lexuarat


Lajm i trishtë! Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta ish-presidenti i Federatës (Emri)

Redon Xhixha fiton “Topin e Artë” për vitin 2022, tek femrat e merr Megi Doçi

Rënia e nivelit të Superiores, Kosova 10 vende para Shqipërisë

Broja ndër 18 lojtarët më të shpejtë në botë, por këtë vit nuk i shërben Silvinjos

Portieri/ Diant Ramaj, shqiptari që doli zbulim i Eintraht Fraknkfurtit

Merkato/ Bersant Celina firmos për Stoke Sitin

Rrahmani: Napoli im super, tani i motivuar për të fituar titullin

Befasia/ Kampionati brazilian, numri një në ligat botërore

Merkato/ Valencia synon titullarin e Juventusit, Ruganin

Kejlor Navas nuk pranon stolin, do të largohet nga Paris San Zhermen
