BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Sport

Levandovski tremb Bajernin: Të ardhmes nuk i dihet, më pëlqen të mësoj gjuhë të reja

Levandovski tremb Bajernin: Të ardhmes nuk i dihet, më pëlqen

Bajerni i Mynihut siguroi pak ditë më parë një tjetër sukses të madh në futbollin gjerman, duke fituar titullin e nëntë radhazi në Bundesligë. Por jo vetëm kaq, bavarezët fituan çdo gjë të mundshme këtë edicion dhe tani janë bërë një klub i pathyeshëm në futbollin elitar të Gjermanisë. Në këtë sukses të rëndësishëm të skuadrës bavareze ka pasur një ndikim apo kontribut të rëndësishëm edhe sulmuesi polak Robert Levandovski, i cili një vit më parë fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të vitit dhe me gjasë do ta përsërisë sërish këtë sukses, pasi është kryegolashënues i top-5 ligave të mëdha europiane, pra është “Këpuca e Artë” e Europës. duke qenë i tillë, por edhe me trofe të shumtë të fituar si dhe me ecuri deri në çerekfinale të Champions, ai mund të bëhet sërish lojtari i vitit nga FIFA. Por qëndrimi i mëtejshëm tek Bajerni i Mynihut është vënë në diskutim dhe kanë mjaftuar deklaratat e vetë Levandovskit që mediat gjermane të aludojnë për një largim të mundshëm të tij nga kampionët e Gjermanisë, e me shumë gjasë kalimin tek një klub tjetër i madh europian. Pra, e thënë ndryshe, Levandovski mbetet ende një çështje e pazgjidhur te Bajerni, nëse mund të quhet e tillë. Sulmuesi polak, njeriu i rekordeve në Bundesligë, nuk ka nënshkruar ende zgjatjen e kontratës me bavarezët. Kampionët e Bundesligës nuk janë nxituar, por është më mirë të parandalosh situata të caktuara. Leva, aktualisht është i grumbulluar me përfaqësuesen e tij, me të cilën synon të lërë gjurmë në Kampionatin Europian, ndaj i ka kaluar në plan të dytë bisedimet për të ardhmen. Është e vështirë të imagjinohet Levandovski në treg, javët e fundit qëndrimi i tij te Bajerni është marrë si i mirëqenë, megjithëse dyshimet mbeten. Është 32 vjeç dhe ende konsiderohet një nga sulmuesit më të fortë në qarkullim. Ofertat, sigurisht që nuk mungojnë, por varet nëse ai i merr në konsideratë. Në këtë kuptim, deklaratat e tij të fundit duhet t’i kenë shqetësuar sadopak drejtuesit e Bajernit. Kontrata e tij skadon në vitin 2023, kështu që situata, në fund të fundit, është e menaxhueshme. “Jam njeri mendjehapur. Ndihem mirë te Bajerni, Munihu është një qytet madhështor dhe luaj për një klub të shkëlqyeshëm. Por, gjithmonë kam qenë kurioz të mësoj një gjuhë të re, një kulturë të re. Nuk e di nëse do të ndodhë kështu”, theksoi sulmuesi polak. Si njeri rekordesh, Levandovski dëshiron të arrijë në karrierë atë që nuk e ka bërë askush më parë. “Nuk jam i fiksuar me numrat dhe golat, por kur përballem me sfida të reja, përpiqem të bëj atë që askush nuk ka bërë më parë. Është një ego që më shtyn të eci përpara. Mund të arrij objektiva që dukeshin të pamundur. Të jem i sinqertë, mendova se asnjë lojtar nuk mund t’i afrohej rekordit të Gerd Mullerit”, nënvizoi më tej ai. Bajerni mund të qëndrojë i qetë edhe një sezon, por duhet të vendosë se çfarë do të bëjë me sulmuesin polak para se të mbyllet 2021, pse jo më herët.