BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Sport

Lëvizje e papritur/ U shkarkua nga Tottenham dy javë më parë, Jose Mourinho emërohet trajner i ri i kësaj super skuadre

Lëvizje e papritur/ U shkarkua nga Tottenham dy javë më

Jose Mourinho do të jetë trajneri i ri i Romës, duke filluar nga sezoni 2021-22.  Lajmi është bërë publik nga vetë klubi italian përmes një postimi në faqen zyrtare. Pak orë më parë, Roma njoftoi shkarkimin e Paul Fonsecas nga drejtimi i skuadrës në fund të sezonit. Mendohej se "timonin" e klubit verdhekuq do ta merrte ish-trajneri i Napolit dhe Juventusit, Maurizio Sarri, por diçka e tillë nuk ndodhi, pasi Mourinho u emërua si trajner i romakëve për 3 sezonet e ardhshme.

I shkarkuar nga Tottenham dy javë më parë, tekniku portugez nuk qëndroi edhe për shumë gjatë i papunë. Ai u përmend në mediat italiane si zëvendësues i bashkombasit të tij, Fonseca, dhe siç duket nuk paska qenë të kota.

Edhe vetë Mourinho në një deklaratë për mediat kishte pranuar se Interi për të ishte i veçantë, por nëse do t’i vinte një ofertë nga një klub tjetër italian do ta pranonte me kënaqësi.