BREAKING NEWS

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan Çani, Ilir Meta del "zbuluar", i përplasen skandalet e rënda: I ke ditët e numëruara...

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan
x

Sport

Liga i çon letër qeverisë: Kemi bërë propozime për zgjidhje, tani topi në fushën tuaj

Liga i çon letër qeverisë: Kemi bërë propozime

Përplasjet mes aktorëve të futbollit dhe qeverisë mund të marrin zgjidhje nëse palët tërhiqen nga qëndrimet ekstremiste, sidomos Liga Profesioniste e mbështetur nga kreu i FSHF-së Armand Duka, që ka marrë vendim prej dy javësh të bojkotohet kampionati. Ndërkohë, Liga Profesioniste e Futbollit do të prezantojë sot propozimet ligjore për ligjin e sponsorizimit. Në një konferencë për shtyp në orën 11:00 ata do të prezantojnë dhe kërkesat e tjera drejtuar kryeministrit Rama. Konferenca do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Air Albania”. Gjithashtu në konferencë do jetë i pranishëm dhe Presidenti i FSHF-së Armand Duka. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një vendim në lidhje m fillimin e garave sportive, sidomos Superiores që duhet të kishte nisur tri javë më parë apo jo…

Qëndrimi i Ligës Profesioniste

Liga Profesioniste e Futbollit bën me dije se në vijim të takimit të datës 21 shtator 2020, i ka përcjellë ditën e djeshme zotit Fidel Ylli një informacion të plotë në mbështetje të kërkesave që Liga i ka drejtuar Kryeministrit Rama në letrën e saj të datës 10 gusht 2020. Materiali i përgatitur nga një grup ekspertësh fokusohet kryesisht tek ligji për sponsorizimet, si një akt ligjor i domosdoshëm për zhvillimin e sportit në Shqipëri, mbi bazën e standardeve dhe praktikave europiane. Propozimet e paraqitura nga Liga në këtë dokument mbështesin qartësisht idetë dhe rrugëzgjidhjet për një hov cilësor në drejtim të administrimit, formalizimit dhe fuqizimit të sporteve në tërësi, jo vetëm të futbollit. Ne do të mbajmë të informuar në mënyrë të vazhdueshme publikun mbi zhvillimet e mëtejshme të këtij procesi.

Qëndrimi i Dukës për Sponsorizimet

Kreu i FSHF-së Armand Duka, në një dalje televizive dy ditë më parë shigjetoi qeverinë që nuk i ka mbajtur premtimet ndaj sportit, duke dhënë edhe direktivat se si mund të dilet nga kriza, madje duke dhënë shembujt gjermanë, francezë etj. “E gjithë Europa ka ligje, që incentivojnë apo lehtësojnë barrën fiskale të atyre bizneseve që sponsorizojnë në sport apo edhe në fusha të tjera. Shqipëria ka një ligj sponsorizimesh që nga viti 1994, një ligj i cili nuk ka funksionuar dhe nga 1994-a deri në 2019-n ka prodhuar 0 lekë të sponsorizuara në futboll, sepse nuk nxit njeri. Ne kemi propozuar më shumë se sa një skemë. Megjithatë, qeveria shqiptare le të marrë dhe të implementojë njërën nga ato. Le të implementojë një ligj të Gjermanisë, apo një të Kosovës, apo një të Hungarisë. Ai i Hungarisë është shumë më i përparuar sepse lejon deduktimin nga taksat në një nivel shumë më të lartë deri në 80%. Kjo do të thotë, që jo vetëm një president futbolli, por çdo lloj biznesi, i cili vendos të sponsorizojë një aktivitet sportiv t’i zbritet nga taksat dhe kjo deri në një masë të caktuar. Ne nuk themi që 80% të taksave të shkojnë në sport, por një nivel 30%, ose maksimali 30% dhe të gjitha këto duhet të jenë të rregulluara nëpërmjet filtrave që çdo lloj shteti vendos për të eliminuar risqet, tha ndër të thera kreu i federatës Duka. Më tej foli për ligjin tonë për sportin dhe “arnimet” që i janë bërë rrugës pa asnjë fryt. “Ajo që ka bërë qeveria është se ligjin e 1994-s e ka shumëzuar me 3. Pra një ligj që ka prodhuar 0 deri dje, po ta shumëzosh me 3, bëjnë 0. Ligji i sponsorizimit që ka miratuar qeveria i jep të drejtën një biznesi që prodhon më shumë se sa 100 milionë lekë të reja fitim, apo 100 mijë euro fitim, të sponsorizojë deri në 5% të fitimit dhe këtë sponsorizim ia njeh si shpenzim të zbritshëm në trefishin e saj. Por në finale, ajo që do paguante në taksa biznesi sponsorizues është e njëjta gjë më atë që do paguante nëse nuk do sponsorizonte. Ajo që themi ne është që ne të krijojmë një bazë ligjore të shëndoshë për t’i rregulluar të gjitha. Dhe nëse nuk fillojmë, nuk do t’i bëjmë kurrë. Do të vazhdojmë të zvarritemi. Kosova ka miratuar një ligj për sponsorizimet që i njeh të drejtat biznesit, 30% të tatimit ta sponsorizojë në sport. Ajo që ka miratuar qeveria është një gjë që prodhon 0, sepse në finale nuk nxit njeri që ta bëjë këtë. Nga ana tjetër, nëse do ta konsiderojmë atë ligj që qeveria ka në fuqi, sikur do funksiononte, kjo që ne kërkojmë, në vlera është e barabartë me atë shifër”, përfundoi Duka.