BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Sport

Liga jep shenja tërheqjeje, disa presidentë kërkojnë t’i jepet fund bojkotit

Liga jep shenja tërheqjeje, disa presidentë kërkojnë

Bojkoti në Kategorinë Superiore vijon, edhe pse vendimi i marrë nga Liga profesioniste e Futbollit dhe e mbështetur nga federata Shqiptare e Futbollit nuk është diskutuar gjerësisht me aktorët gjithëpërfshirës, përfshi këtu interesat e klubeve, të rinjve dhe veçanërisht tifozët. Sidoqoftë, bojkoti ka në thelb kërkesa të karakterit ekonomik dhe juridik, pasi Ligji i Sponsorizimeve duket se nuk i jep zgjidhje afatgjatë përpjekjeve të klubeve dhe sponsorëve të tyre për investime afatgjata e të garantuara. Në këto rrethana, qeveria ka mbajtur një qëndrim disi refuzues, duke thënë se është e gatshme të negocionojë, por jo të heqë taksat për 10 vjet. Tolerimi i qeverisë është për një periudhë deri në dy vjet maksimumi, por jo më shumë, ndërkohë që Liga ka shpalosur katër kushte ultimative pa plotësimin e të cilave nuk e nis garën. Në këto rrethana situata ka hyrë në një kaos të plotë, pavarësisht se përpjekjet për mirëkuptim dhe gjetjen e rrugëve të zgjidhjes nuk kanë munguar si nga pala qeveritare ashtu dhe nga vetë Liga. Por kohët e fundit është parë një tërheqje e ligës, pasi disa presidentë kanë dalë kundër Bojkotit. Mësohet së fundmi se përveç presidentit të Kukësit, Safet Gjici, ka dhe të tjerë që kanë shprehur mendim për të ulur tensionet dhe për të rinisur garën, pa i hequr nga rendi i ditës kërkesat e Ligës. Besohet e edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili, dukshëm i pozicionuar në krah të Dukës e Ligës, besohet se kërkon një gjetje të ndërmjetme. Pra zërat e presidentëve që duan të mos vijojnë bojkotin po shtohen dhe nuk do të jetë çudi që kampionati të nisë fundjavën e ardhshme.

Gjici e beson plotësimin e kushteve pa qenë nevoja për bojkot

Presidenti i Kukësit është entuziast që gara mund të nisë së shpejti, edhe pse Liga e Futbollit ka vendosur katër kushte prej të cilave nuk tërhiqet. “Po, besoj që gjërat janë mirë, në rrugën e duhur, por akoma nuk ka konkluzion. Unë e kam thënë se tavolina, negociatat me palën e qeverisë është mënyra për ta zgjidhur këtë problem. Besoj se federata dhe Liga me negociata me qeverinë do të zgjidhin këto kërkesat, që në fakt janë të negociueshme. Unë them se liga ka të drejtë në disa prej kërkesave drejtuar qeverisë”, tha ai. Më pas Gjici foli direkt për bojkotin, të cilin nuk e sheh të kuptueshëm nëse vijon gjatë. “Bojkoti pafund nuk ka kuptim. Ka ardhur koha që të ulën në tryezë liga, federata dhe qeveria ta zgjidhin këtë punë. Besojmë se do kemi lajme të mira. Për rikthimin e futbollit e vendos liga, unë besoj se të gjitha klubet do mblidhen dhe do të vendosin”, shtoi ai. Në bisedën e Gjicit në televizion nuk mbeti pa u komentuar. “Kanë ecur mirë punët në stadium. Investimi është 50 me 50 me qeverinë, dhe them shumë shpejt. Besoj se nga fundi i vitit. Unë kam qenë kundër bojkoti që në fillim, por klubet kanë vendosur për të bojkotuar. Të gjithë janë për të realizuar kërkesat për të formalizuar ekipet e futbollit. Unë nuk jam negociator mes Ligës dhe Ramës. Gjithmonë Rama ka qenë për të negociuar për çdo gjë, dhe këtë e ka shprehur edhe vetë që mund të ulemi dhe mund t’i shprehim shqetësimet. Kam besim se ekiporet e futbollit do kthehen në fushë”, nënvizoi më tej numri një i klubit të Kukësit, Safet Gjici.

Bojkot dhe shpresë

E ndërsa bojkoti vijon, negociatori që ka caktuar qeveria për zgjidhjen e situatës, Fidel Ylli, është shpresëplotë që palët mund të arrijnë në një zgjidhje të kënaqshme për palët. Edhe pse Ylli ka pranuar se kërkesat e klubeve janë të drejta, sipas tij, bojkoti i garës nuk është zgjidhja më e mirë. Nga ana tjetër, UEFA dhe FIFA, edhe pse janë pozicionuar në krah të Ligës dhe të federatës Shqiptare të Futbollit, kanë apeluar për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme që do të mundësonte plotësimin e kërkesave ekonomike e juridike të klubeve por edhe nisjen e kampionatit. Besohet se një shtyrje pa afat e aktiviteteve mund të sjellë kaos më vonë në garë dhe ta vërë në diskutim realizimin e kalendarit vjetor. Gjithsesi, palët vijojnë t’i përkushtohen gjetjes së një zgjidhjeje, edhe pse deri tani kanë pasur papajtueshmëri të thellë në qëndrimet e tyre.