BREAKING NEWS

Ngjarje e rëndë, panikosen qytetarët/ Të shtëna me armë zjarri në Elbasan! Qëllohet në drejtim të 'Shqiponjave' dhe FNSH!

Ngjarje e rëndë, panikosen qytetarët/ Të shtëna me
x

Sport

Liga mbledh me urgjencë anëtarët, sot caktohet grupi negociator me qeverinë dhe ç’do të bëhet me protestat

Liga mbledh me urgjencë anëtarët, sot caktohet grupi negociator

Liga Profesioniste mori mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, që të bojkotohet aktiviteti i fillimsezonit, domethënë këtë javë s’do të ketë kampionat, për shkak se akuzohet qeveria që nuk u ka plotësuar katër kushte kryesore që kanë të bëjnë me Ligjin e Sponsorizimit. Situata ishte disi e tensionuar dhe ishin planifikuar protesta, por orët e fundit janë dhënë shenja të një mirëkuptimi mes palëve, përderisa qeveria po ngre një grup negociator dhe të njëjtën gjë do të bëjnë edhe klubet. edhe pse ka shumë diskutime, pikëpyetje e paqartësi për ngërçin e krijuar, situata nuk është kaq e pashpresë, pavarësisht se kjo politikë e FSHF-së, me Ligën, duket një qëndrim kryekëput i vetë federatës. Një gjë është e sigurt: kampionati nuk nis këtë të shtunë, ashtu siç ishte planifikuar. Sepse Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen e kampionatit 2020-2021 për një periudhë të pacaktuar. Gjithçka në funksion të 4 kërkesave precize të formuluara ndaj Kryeministrit për lehtësirat fiskale. Pak orë më vonë, gjatë një eventi historik për krijimin e një kampionati unik për basketbollin me pjesëmarrjen e Shqipërisë dhe Kosovës, Kreu i Ekzekutivit Edi Rama u hodh në kundërsulm duke përmendur edhe një herë informalitetin, por me një mbyllje kuptimplotë si mesazh për klubet. Mal kundër malit apo mur kundër murit, mesazhi është i qartë. Të gjendur para një situate të tillë, klubet e futbollit të Kategorisë Superiore, kanë vendosur për një tjetër mbledhje të programuar për të martën e ardhshme. Në Takimin e Ligës Profesioniste të Futbollit, Presidentet e klubeve do të diskutojnë se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm për tu ndërmarrë në lidhje me situatën e krijuar. E pamundur të thuhet se cili do të jetë verdikti i takimit, pasi gjithçka do të varet nga opinioni i shumicës së klubeve që deri më tani kanë votuar unanimisht plotësimin e kërkesave ose bojkotin tanimë të konkretizuar, por pa një afat. Të gjitha opsionet janë në tavolinë. Klubet, shumë prej tyre në prag të kolapsit ekonomik, mund të vendosin që nga përshkallëzimi i hapave të tyre, e deri te një rikthim në fushën e blertë, por gjithmonë pa braktisur luftën e nisur për plotësimin e kërkesave dhe në një rast të tillë do t’ju duhet të gjejnë mënyrat e tjera për të vazhduar presionin ndaj qeverisë, pasi normalisht bojkoti nuk është e vetmja rrugë për të bërë që zëri i tyre të dëgjohet.

Negociatori i qeverisë është Fidel Ylli

Mësohet së fundmi se negociatat në emër të qeverisë do t’i udhëheqë Fidel Ylli, një eksponent i Partisë Socialistë në pushtet. Nuk ka shumë të dhëna për çfarë e ku qëndrojnë palët, por negociatat kanë si qëllim që të gjejnë një gjuhë të përbashkët që të mundësojnë startin e aktiviteteve futbollistike. Zgjedhja e deputetit Fidel Ylli si negociator nga qeveria është gjetje e duhur, pasi zoti Ylli e njeh fushën e sportit, ka eksperiencë të gjatë në politikat sportive dhe ka 1qenë ndër personat që ka insistuar më shumë për një Ligj Sporti, edhe pse ky ligj në Shqipëri nuk po gjen mbështetje dhe interpretimin e duhur, për shkak të probleme të akumuluara ndër vite në sportin tonë, sidomos në infrastrukturë dhe suport financiar.

Kërkesat e Ligës

1.Ndryshimin në Ligjin për Sponsorizimet, duke aplikuar sistemin e zbritjes nga tatim fitimi, pasi varianti aktual nuk është atraktiv për sponsorat, ç’ka e vërteton edhe realiteti i deritanishëm. 2.Përfshirjen e të gjitha veprimtarive ekonomike të klubeve të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi. 3.Faljen e gjobave dhe të kamatëvonesave për detyrimet fiskale të klubeve. 4.Zgjatjen e periudhës së përjashtimit nga tatim-fitimi për të ardhurat personale të futbollistëve nga dy vite në 10 vite.

Rendi i ditës

1.Diskutimi mbi vazhdimësinë e bojkotit pas reagimit të qeverisë dhe qëndrimi që do të mbahet në negociatat me qeverinë. 2.Përcaktimi i pjesëtarëve të grupit Negociator. 3.Diskutimi i masave dhe planveprimit në rastin e përshkallëzimit të protestave.