BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Sport

Liga përdor lojtarët e Kombëtares për “reklamimin” e bojkotit, gjykata dënon FSHF për abuzime

Liga përdor lojtarët e Kombëtares për

Futbolli në Shqipëri ka hyrë në një krizë institucionale, si pasojë e rebelimit të Ligës Profesioniste, e cila është mbështetur haptazi nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe kreu i saj Armand Duka. Në fakt, nuk është e vështirë të kuptohet që pas Ligës fshihet vetë federata me Dukën në krye. Publikimi i një video-mesazhi nga sulmuesi i Kombëtares Bekim Balaj, ku shihet të apelojë për ta ndihmuar futbollin, i cili përmend pikërisht qeverinë në apelin e tij, është dëshmi se Liga Profesioniste, e cila përbëhet nga presidentët e klubeve, dhe e mbështetur nga FSHF e Duka, po përdor kuqezinjtë për “reklamimin” e bojkotit të garës, që do të thotë ndryshe lojtarët marrin pozicion në mbështetje të Ligës dhe të FSHF-së e në këtë mënyrë i kundërvihen qeverisë. Dalja në skenë e lojtarëve, edhe pse në mënyrë sporadike, dëshmon se FSHF po luan lojë të pistë, pasi futbollistët, për më tepër ata të Kombëtares ku shumica luajnë në kampionate të huaja, po bëhen pjesë e “protestave” antiqeveritare të iniciuara nga FSHF e Duka. “Futbollin e kemi krenari kombëtare dhe tani më shumë se kurrë duhet t’i gjendemi pranë. I bëj thirrje qeverisë që t’i hedhë sytë më shumë nga futbolli”, janë fjalët e Bekim Balajt në video., ndërkohë që lojtari ndodhet në Austri, ku i është bashkuar Shtrum Grazit për nisjen e sezonit të ri.

Qëndrimi i Ministrisë së Financave

Dikasteri qeveritar ku përplaset Liga, Ministria e Financave, duket se nuk ka ndërmend t’i lëshojë terren FSHF-së në kërkesat e saj, përkundrazi, titullarja e institucionit dje ua bëri të qartë se zerim të tatimit për 10 vjet nuk do të ketë kurrsesi. Pra kompromisi duket larg. Ministrja Anila Denaj ka konfirmuar qëndrimin e saj në lidhje me pretendimet e Ligës. Ajo tregon se ministria nuk ka ndërmend ta çojë në 10 vite zerimin e tatimit për pagat dhe shpërblimet e futbollistëve. Ajo flet edhe në lidhje me kërkesën e Ligës për ulje të TVSH-së nga 20% në 6% për të gjitha investimet në sport me pretendimin e mund të nxisë investime më të mëdha në sport. “Kemi zeruar tatimin për të ardhurat personale për dy vite, por për dhjetë vite janë shumë. Ne jemi të hapur për të diskutuar, u kemi ofruar edhe skemën e sponsorizimeve. Sa i takon uljes së TVSH-së në 6 %, nuk e shoh të arsyeshme. Ulja e TVSH-së në investimet private nuk është se nxit financimet në sport”, tha Denaj. Ndërkohë ende nuk ka një përgjigje në lidhje me heqjen e kamatvonesave për klubet si Tirana, Vllaznia apo Flamurtari, që i kanë borxh shtetit qindra mijëra euro.

Gjykata dënon FSHF për abuzime me të drejtën televizive

Gjykata Administrative e Tiranës (shkalla e parë), i dha dje një mesazh të qartë FSHF-së se më parë se të vërë kushte e të kërkojë të drejta, duhet të zbatojë ligjet shqiptare ekzistuese e të drejtën e konkurrencës së lirë e të ndershme. Ajo ka vendosur më datë 21 shtator të mbajë në fuqi vendimin e Autoritetit të Konkurrencës, që ndëshkonte FSHF për shkelje të ndryshme sa u përket abuzimeve që janë bërë ndër vite me shitjen e të drejtës televizive, abuzimin me sponsorizimet si pasojë e konfliktit të interesit apo edhe për shitjen e biletave në ndeshjet e Kombëtares, ku një vit më parë u detyruan tifozët që të blinin biletat e një ndeshje të cilën ata nuk donin ta shihnin, atë ndaj Andorrës. Në fakt, Komisioni i Konkurrencës hetonte prej disa vitesh shkeljet që ishin bërë kryesisht mbi të drejtën televizive, pasi ndeshjet e aktiviteteve kombëtare ishin shitur si paketë e përbashkët te një operator i vetëm, duke mos i ndarë në paketa të ndryshme për operatorë të ndryshëm për të maksimizuar fitimin. Nga tani e tutje, Kategoria Superiore dhe Kupa e Shqipërisë, do të duhet t’u përkasin dy operatorëve të ndryshëm, për të shtuar konkurrencën e si rrjedhojë cilësinë në treg. Njëkohësisht, FSHF është e detyruar tashmë nga ky vendim gjykate që të mos shesë më as “highlights” si ekskluzivitet te një operator, por t‘u japë disa operatorëve mundësinë që të prodhojnë të tilla. Mes pikave të vendimit, qartësohet gjithashtu se FSHF duhet të tregojë kriterin mbi të cilin vendos çmimet e biletave të ndeshjeve të kombëtares si dhe t’i çojë për miratim te Autoriteti i Konkurrencës i cili kishte konstatuar se ato ishin më të larta se të gjithë vendeve të rajonit.