BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Liga profesioniste bojkoton kampionatin e ri, vë katër kushte për vazhdimin e garës

Liga profesioniste bojkoton kampionatin e ri, vë katër kushte për

Dhjetë klube të Superiore u mblodhën dje në FSHF, me kërkesë të presidentit Armand Duka. Në fakt u mblodh Liga Profesioniste. Në këtë mbledhje kryefjalë ishte vijimi i futbollit në kushte të vështira financiare për shkak të pandemisë dhe ndryshimet ligjore për lehtësimin e klubeve në këtë aspekt. Dhe pas diskutimesh të gjata, Liga Profesioniste, e cila në dukje funksionon si institucion i pavarur nga federata, me firmën e 9 klubeve të Superiores, vendosi për bojkotin e kampionatit të ri. Para disa ditësh në parlament u bënë disa ndryshime ligjore lehtësuese për sportin në përgjithësi, por Liga Profesioniste e Futbollit nuk është aspak e kënaqur me këto vendime dhe kërkon edhe liri të tjera financiare. Në mbyllje të mbledhjes është publikuar një vendim, që njofton bojkotin e kampionatit të ardhshëm futbollistik në rast se nuk zbatohet një listë me katër pika kryesore të hartuara nga Liga Profesioniste. Ky organ pretendon miratimin e ligjit të ri të sportit, të sugjeruar nga vetë ata dhe kërkon heqje totale të tatimit të pagave të futbollistëve për gjithë dekadën e ardhshme nga qeveria. Kërkohet gjithashtu edhe zerimi i borxheve fiskale dhe kamatë-vonesave të klubeve. Me pak fjalë Liga vuri kushtet dhe presioni i adresohet qeverisë dhe institucioneve për të ndërhyrë në drejtimin e duhur.

Fjala e Dukës

Kreu i FSHF-së, Armand Duka, para se të merrej vendimi i Ligës Profesioniste mbajti një fjalë sqaruese për këtë çështje, por duke e nisur nga sezoni i pazakontë që u mbyll dhe nga vështirësia financiare ku gjendeshin klubet. “Unë doja të falënderoja drejtuesit e klubeve që janë pjesëmarrës në këtë takim. Dua t’i uroj mirëseardhjen, dy anëtarëve të rinj, Kruja dhe Apolonia. Ky takim organizohet për të analizuar në një lloj mënyre atë që ka bërë liga deri më sot. Dua të falënderoj drejtuesit e klubeve për këtë sezon, për sakrificat që kanë bërë për ta mbyllur këtë sezon jo të zakonshëm. Kemi kaluar disa pengesa vërtetë të mëdha, si tërmeti dhe pandemia e cila rrezikoi që ta ndërpriste aktivitetin. Falë bashkëpunimit të klubeve dhe ligës, u bë e mundur që ne ta mbyllim këtë edicion. Jo vetëm për ta konsideruar të kryer. Dhuroi garë sportive dhe u respektuan të gjitha rregullat e lojës. Bashkarisht duhet të vendosim për vitin e ardhshëm, duke parë këtë pandemi apo virusin, që vijon të kanosë vendin tonë. Duhet të përshtatemi për të bërë më të mirën e edicionit të ardhshëm, për ndryshimet ligjore që ne duhet të kërkojmë për ndryshimin e futbollit në Shqipëri”, nënvizoi Duka.

Vendimi i Ligës

Përmbajtja e vendimit të djeshëm të Ligës Profesioniste të Futbollit ishte e prerë dhe mjaft e fokusuar në problemet që shqetësojnë futbollin aktualisht “Liga Profesioniste te Futbollit, pasi u njoh me ndryshimet ligjore për sportin të realizuara deri më tani, konstaton me keqardhje se këto ndryshime nuk i japin zgjidhje kërkesave te klubeve te Kategorisë Superiore dhe nuk përmbushin premtimet e bëra nga Qeveria Shqiptare ne tryezën e 11 marsit 2019. Në këto kushte, Liga Profesioniste e Futbollit kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë: 1.Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit. 2.Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive. 3.Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve. 4.Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite. Për sa më sipër, Liga Profesioniste e Futbollit vendosi të bojkotojë Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore nga data 12 shtator e në vijim, deri në plotësimin e kërkesave te mësipërme”, shkruhet në vendimin e marrë dje në FSHF nga Liga Profesioniste.