BREAKING NEWS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu socialist transformon ekipin, pakënaqësitë largojnë figura të njohura të PS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu
x

Sport

Liga Profesioniste s’heq dorë nga bojkoti, por i lutet Ramës t’i presë në takim

Liga Profesioniste s’heq dorë nga bojkoti, por i lutet Ramës

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se ishte i gatshëm të negocionte me aktorët e futbollit dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për kërkesat e këtyre të fundit, por refuzoi në mënyrë kategorike të mbajë presion mbi këtë çështje, duke thënë se bojkoti nuk është zgjidhje dhe se kampionati duhet të zhvillohet. Ai ka premtuar të bëjë lehtësime, atje ku është e mundur, por ka saktësuar se kërkesat e ligës janë të pamundura të realizohen të gjitha, sidomos njëra nga kërkesat që për qeverinë është e dyshimtë, ajo që të falen detyrimet dhe klubet të mos deklarojnë rrogat e lojtarëve për 10 vjet. Ndërkohë, klubet e futbollit, të organizuar në atë që njihet si Liga Profesioniste, vijojnë të rezistojnë në qëndrimet e tyre, dëshmuar edhe pas mbledhjes së djeshme, por u la një dritare hapur, ku ftohet kryeministri të dialogojë. Me pak fjalë, Liga bën një hap prapa, pasi indirekt “i lutet” Ramës ta presë në takim.

Situata me Ligën

Edhe pse diskutimeve të ndjeshme, nuk ka ene një datë për kthimin në fushë të skuadrave të Kategorisë Superiore. Përkundrazi, anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit, të paktën shumica e tyre, kanë vendosur që bojkoti të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesa nga ana e qeverisë. Në mbledhje ne sotme, të mbajtur në ambientet e “Air Albania”, është votuar nga presidentët për vazhdimin e bojkotit. Në fund të mbledhjes, presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova, mësohet se është shprehur shkurtimisht: “Pas diskutimeve u vendos që të vazhdojnë, deri në momentin e zgjidhjes së kërkesave. Jemi në pritje të një takimi me qeverinë. Vendimi për të vazhduar bojkotin ishte unanim.” Qëndrimi i palëve (Ligë Profesioniste dhe qeveri) pa lëvizur nga llogoret përkatëse, vetëm sa e thellon hendekun mes palëve. Ata që e pësojnë janë tifozët, që nuk shohin futboll, por edhe futbollistët apo pjesëtarët e stafeve, që pa zbritur në fushë rrezikojnë të mos paguhen në bazë të kontratave që kanë nënshkruar.

Edhe basketbolli e mbështet futbollin, Llazani flet për skandal të pritshëm

Nuk është vetëm futbolli i rebeluar për situatën, qoftë nga pandemia ashtu dhe nga Ligji i munguar i Sportit, në pjesën që ka të bëjë me sponsorizimet. Duket se federata të tjera po i bashkëngjiten asaj të futbollit në kërkesat e saj financiare të drejtuara qeverisë, ku mbi të gjitha kërkohet lehtësim taksash për ata që sponsorizojnë ekipet. Në fakt, situata e pandemisë ashtu si në të gjitha fushat e jetës, edhe në sektorin e sportit të basketbollit ka sjellë një problematikë shumë të madhe. Nuk mjaftoi ndërprerja e edicionit të shkuar për të cilin u vendos të mbyllej normalisht në parket, por ka vazhduar mbyllja e çdo palestre dhe impianti deri më sot duke e bërë këtë veprimtari sportive inekzistente. Sekretari i Federatës së Basketbollit, Korab Llazani, tregon për situatën në një konferencë për shtyp të zhvilluar sot. “Shqetësimi ynë kryesor është indiferenca ndaj kthimit të përgjigjes, qoftë dhe negative nga ministria dhe Komisioni Teknik i Covid 19. Gjendemi përpara një skandali, jo vetëm profesional, por edhe ndërkombëtar, pasi FIBA ka sjellë datat e aktiviteteve ndërkombëtare, por ne nuk kemi as ku përgatitemi, jo më të marrim pjesë. Nuk e kuptojmë guximin e hekurt të autoriteteve shëndetësore për të mos kthyer përgjigje. Nuk besojmë se pallatet e sportit ne Shqipëri janë vatrat e rrezikshme europiane apo botërore të Covid-it, apo të jemi ne Whuani”, tha Llazani. Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit shtoi se janë njëzëri dhe krah me Federatën Shqiptare të Futbollit në kërkesat ndaj qeverisë. “Ne jemi ndër nismëtarët e kërkesës së ndryshimit të ligjit të sponsorizimit dhe të modernizimit të tij. Të rritet përqindja e të bëhet që ky ligj të funksionojë. Duket sikur gjithçka e merr përsipër futbolli, por ky vend nuk ka vetëm futboll dhe sportet e tjera të quhen fizkulturë. Na duhet medoemos që të shtohen financimet në sport dhe të ndryshojnë ligjet që e nxisin këtë gjë”, shtoi Korab Llazani.