BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Sport

Liga ul tonet: Presim përgjigjen e Ramës, të enjten marrim vendim për bojkotin

Liga ul tonet: Presim përgjigjen e Ramës, të enjten marrim vendim

Edhe pse kryeministri Edi Rama takoi kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit pak ditë më parë, ku pati dhe “tym të bardhë”, që do të thotë se u përfol një zgjidhje për ngërçin e krijuar, sërish ka enigma dhe shumë paqartësi rreth asaj nëse do të kemi garë në fundjavë apo jo. Me këtë ritëm bisedimesh dhe paqartësi që vjen vërdallë, ka gjasa që kampionati të mos fillojë as këtë fundjavë, por ndoshta mund të shtyhet për javën e ardhshme. Liga Profesioniste e Futbollit u takua dhe foli sërish sot. Në një mënyrë ata pranuan se lidershipi i vërtetë i saj nuk është nga klubet (presidentët e klubeve), por vetë kreu i FSHF-së Armand Duka. Ky i fundit, pas takimit me Ramën, kishte lajmëruar heqjen e bojkotit dhe kthimin e futbollit në fushë, por kishte diçka të fundit që e priste nga kryeministri. Bëhet fjalë për një dhuratë, në aspektin e lëshimeve që do të bëjë kryeministri Edi Rama rreth katër pikave (kushteve) që kanë kërkuar klubet. Nuk dihet nëse ka qenë premtim i Ramës, apo një dakordësi për të kthyer topin në fushë, por Liga pas takimit Rama-Duka ka dalë “offside”, ashtu siç është në fakt, një mekanizëm që i shërben vetëm Dukës.

Pozicionuar në llogore

Sikuse mësohet së fundmi, mbledhja e fundit e Ligës Profesioniste të Futbollit Shqiptar nuk vendos asgjë përsa i përket fillimit të kampionatit apo fundit të bojkotit, lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti i Ligës Profesioniste Edvin Libohova vetëm disa minuta pas përfundimit të mbledhjes në zyrat e stadiumit të ri “Air Albania”. Libohova theksoi se për zgjidhjen e ngërçit që zgjat prej 2 muajsh i është dhënë kohë qeverisë deri ditën e enjte për një përgjigje lidhur me 4 kërkesat dhe plotësimin e tyre, ndërsa ditën e premte do të ketë një tjetër mbledhje të Ligës për marrjen e një vendimi përfundimtar. “Ne do të presim deri ditën e enjte nëse do të kemi një përgjigje nga qeveria. Më pas do mblidhemi për të vendosur për bojkotin. Po i lëmë një afat tjetër, për të pasur një përgjigje dhe më pas do mblidhemi për të marrë vendimin përfundimtar. Nuk e dimë pse ende nuk ka ardhur një përgjigje përfundimtar. Nuk ka një ngërç. Nëse nuk vjen deri ditën e enjte, do mblidhte Liga ditën e premte dhe më pas do vendosim. Nuk kemi detaje se çfarë diskutoi Duka me Ramën, takimi ishte pozitiv, por nuk kemi detaje. Ky bojkot nuk e rrezikon kampionatin. Nuk është diskutuar asnjë propozim tjetër për kampionatin”, u shpreh Libohova.

Qëndrimi i Ligës

Liga është e qartë në atë që kërkon dhe shpreh mediatikisht. Natyrisht, palët duket qartë se kanë ende pikëpamje të ndryshme për shumë çështje dhe këtë e vërteton edhe vonesa në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare. Sidoqoftë, në mënyrë të përmbledhur pozicioni i ligës shprehet në qëndrimin e vet zyrtar të përcjellë dje për mediat. “Në takimin e sotëm, Liga Profesioniste e Futbollit vlerësoi si një hap pozitiv takimin e Presidentit të FSHF z. Duka me Kryeministrin e Shqipërisë z. Rama lidhur me kërkesat e saj drejtuar qeverisë. Nga ana tjetër, Ministria e Financave ishte angazhuar të sillte një përgjigje deri ditën e premte. Kjo nuk ka ardhur deri tani. Anetarët e Ligës ranë dakord që të presin një përgjigje pozitive nga qeveria deri ditën e enjte, date 29.10.2020 dhe më pas do të vendoset për hapat e mëtejshme lidhur me bojkotin e kampionatit”, shkruhet në njoftimin që përcjell Liga si qëndrim zyrtar të saj.

Luftëtari nxjerr zbuluar problemet e thella të futbollit, FSHF hesht

Luftëtari me shumë gjasa nuk do të jetë në Kategorinë e Parë, për shkak të borxheve që janë mal, ndërkohë që ka një strategji duke u përfaqësuar me dy ekipet U-17 dhe U-19, apo dhe fëmijët. Pra, duket se Luftëtari i sezonit të ri mbetet thjesht një dëshirë. Më shumë se 23 lojtarë të larguar dhe pa staf teknik do të thotë se pjesëmarrja në Kategorinë e Parë është e pamundur dhe në Gjirokastër po punohet për planin “B”, pra për një ekip të ri. Luftëtari, me të gjitha gjasat, i kushtëzuar nga “mali” me borxhe, pritet të shkojë drejt një shoqërie jofitimprurëse (OJF). Janë mbledhur specialistët e futbollit bluzi dhe kanë diskutuar, ndërsa duket se e vetmja rrugë për të shmangur borxhet është që skuadra bluzi, ta nisi që këtë sezon nga niveli amator për t’u rikthyer sërish në nivele të larta. Por, varet se çfarë mund të ndodhë, rruga është e gjatë.