Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë Ramës dhe Bashës: Ju jeni pala përgjegjëse, mos harroni marrëveshjen e ...

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë
x

Sport

Liga Unike e basketbollit bashkon Shqipërinë dhe Kosovën, e “bekon” sot kryeministri Rama

Liga Unike e basketbollit bashkon Shqipërinë dhe Kosovën, e

Bashkimi Kombëtar do të ndodhë një ditë. Ky bashkim është politik, por para se të ndodhë bashkimi politik, bota njeh një sërë treguesish të tjerë që çojnë apo paralajmërojnë bashkimin e madh. Këto veprime mund të jenë të karakterit ekonomik dhe kulturoro-sportiv. E ndërsa politika dhe ekonomia nuk e kanë thënë si duhet fjalën, sporti dhe kultura po përparojnë, me aktivitetet e përbashkëta dhe bashkimi i ligave sportive mund të jetë shembull paraprirës për një bashkim kombëtar të shpejtë. Në fakt, sikurse shkruajnë dhe mediumet serioze sportive, misioni i sportit është të bashkojë njerëz e popuj anembanë botës, ndërsa një gjë të tillë po bën edhe basketbolli me Shqipërinë e Kosovën, dy shtete të të njëjtit komb, që kanë hedhur një tjetër hap drejt ribashkimit. Kështu është arritur marrëveshja për krijimin e Ligës Unike, një kampionat ku do të marrin pjesë 4 skuadrat më të mirë të basketbollit në Kosovë dhe 4 më të mirat e këtij sporti në Shqipëri, për të garuar me njëra-tjetrën. Tani është detajuar gjithçka për krijimin e kësaj lige dhe nesër në orën 19:00 në Tiranë do të nënshkruhet marrëveshja nga presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit Avni Ponari dhe ai i Federatës Kosovare të Basketbollit, Arben Fetahu. Në prani të tyre do të jenë edhe Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit në Shqipëri, Besa Shahini e Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Vlora Dumoshi, ndërsa në ceremoni do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili do të zbulojë edhe logon e Ligës Unike. Synimi i kësaj lige, që do të startojë brenda vjeshtës, është që të zgjojë interesin e këtij sporti, duke qenë se është një format mjaft interesant, që parashikon ndeshje si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, por mbi të gjitha edhe një rivalitet më të madh. Po ashtu, këtë të enjte, Bordi Drejtues i Ligës UNIKE që përbëhet nga 2 anëtarë të Bordeve të FSHB-së dhe FBK-së, si dhe nga 2 Sekretarët e Përgjithshëm të të dyja Federatave, do të mbajë mbledhjen e parë, ku do të emërojë edhe Kryetarin e Bordit Drejtues, e do të emërojnë stafin e zyrës së Ligës UNIKE. Duhet theksuar se ky është një hap i madh për basketbollin në hapësirat shqiptare duke formuar Ligën UNIKE. Ky projekt është përkrahur nga komuniteti i basketbollit në Shqipëri dhe Kosovë, duke e konsideruar atë si një event të shumëpritur dhe gjithashtu është përkrahur edhe nga FIBA Europa.

Futbolli ishte i pari që krijoi një kupë, por ka mbetur prapa

Kupa “Pavarësia” ishte aktiviteti i parë sportiv pas vitit 1990 që u shfaq si aktivitet io përbashkët i skuadrave shqiptare në trojet etnike, e që zakonisht zhvillohej në Shqipëri. Një të tillë e ka organizuar çdo vit edhe Federata Shqiptare e Futbollit, por ajo ka mbetur thjesht një kupë sa për sy e faqe, pasi nuk ka mundur të tërheqë vëmendjen e duhur të spektatorëve dhe as ka marrë vëmendjen e duhur të autoriteteve, për pasojë ka qenë një aktivitet njëditor në kuadër të përvjetorit të Pavarësisë e asgjë më shumë. As shpërblime e asgjë prej gjëje, duke mos e bërë aktivitetin të marrë ngjyrimin që i takon dhe e meriton.

Prishtina kërkoi të bëhet pjesë e Superligës së Shqipërisë

Shenjat e para të një bashkimi sportiv midis Shqipërisë dhe Kosovës i ka dhënë klubi i futbollit të Prishtinës, i cili në mënyrë të përsëritur, disa herë përgjatë viteve, në mënyrë ultimative i ka tërhequr vëmendjen federatës së Kosovës për probleme të ndryshme të futbollit atje, duke i kujtuar se mund të regjistrohet në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe t’i bëjë garat e saj në Shqipëri. Ky ishte një qëndrim gjaknxehtësh, në thelb një formë proteste ndaj vendimeve që merrte federata e futbollit e Kosovës, por ideja që Prishtina të luante krah Partizanit, Tiranës, Dinamos, Vllaznisë, Flamurtarit, Skënderbeut, Besës, Apolonisë, Besëlidhjes, Tomorit etj, ka qenë e hershme gjatë 20 e kusur viteve të fundit.