Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lilaj e thotë troç: Na mungojnë rezultatet se lojtarët nuk njohin akoma njëri-tjetrin

Postuar: 16/11/2018 - 07:14

Në konferencën e djeshme të skuadrës kombëtare doli para gazetarëve mesfushori korçar Sabien Lilaj. Ai u tregua mjaft konkret në përgjigjet e tij, duke besuar se skuadra përfaqësuese e Shqipërisë i ka kapacitetet e duhura për të marrë maksimumin në përballjen e radhës në Ligën e Kombeve, pra në takimin e 17 nëntorit kundër Skocisë, e cila është dhe ndeshja e fundit për kuqezinjtë në grupin e parë të Divizionit C të Ligës së Kombeve. Për Lilajn asgjë nuk është e pamundur dhe ai tha se skuadra po stërvitet emirë dhe ndihet e frymëzuar që në duelin e Shkodrës të marrë rezultatin më të mirë.

Megjithatë, mesfushori kuqezi pranoi se rezultatet nuk kanë qenë më të mirat e mundshme në këtë kompeticion dhe për këtë ai pa si pengues faktin se janë bërë shumë ndryshime në formacion, kanë ardhur shumë lojtarë të rinj dhe shpesh lojtarët nuk njohin njëri-tjetrin, nuk kanë shumë kohë së bashku dhe do të duhet të kalojnë edhe ca muaj që ekipi të japë fryte në fushën e lojës, por kjo do të ndodhë sipas tij kur grupi të njihet më mirë dhe të harmonizohen repartet. Ndërkohë, pranohet se Shqipëria duhet të bëjë të pamundurën për t’i mbyllur në mënyrën e duhur ndeshjet e Nations League, edhe pse vendi i parë më shumë se i mundshëm është pothuajse i pamundur. Mesfushori Sabien Lilaj e pranon se skuadra ka nevojë për stabilitet, pasi lëvizjet e shpeshta kanë cenuar grupin. “Pas këtyre ndeshjeve që kemi zhvilluar është shumë e vështirë për të shkuar në Europian. Tentuam të shkojmë, por tani është shumë e vështirë. Shpresoj të na ketë shërbyer për të ardhmen. E nisëm mirë me Izraelin, morëm një fitore. Në Skoci nuk na shkoi mbarë, ndërsa në Izrael luajtëm mirë, por për shkak të mospërqendrimit pësuam gola të thjeshtë. Nuk e di nëse përfundojmë të dytët, a ka ndonjë shans apo jo”, u shpreh mesfushori kuqezi. Ai është konkret në argumentet e tij dhe beson se grupi nuk ka shumë kualitet, por mund të marrë maksimumin nëse funksionon kolektivi, domethënë që grupi të funksionojë mjaft mirë në të gjitha repartet.

“Nuk e kemi luksin të marrim më lehtë asnjë skuadër. Edhe me më të dobëtat kemi pësuar disfatë. Ka pasur shumë lëvizje lojtarësh, pra nuk kemi qenë grup. Ne e dimë që nuk kemi shumë kualitet, vetëm grup mund të arrijmë te rezultatet”, shtoi më tej ish-mesfushori i Skënderbeut, që aktualisht luan me Gabalën në kampionatin kryesor të Azerbajxhanit. Më pas Lilaj foli për mundësinë e aktivizimit si titullar, por tha se zgjedhjet janë në dorën e trajnerit dhe ai dinte vetëm të jepte premtimin se në çdo rrethanë do të kontribuonte në maksimum për ekipin kuqezi. “ “Nuk është e lehtë. Zgjedhjet në formacion i bën trajneri, ai vendos. Mundohemi t’i respektojmë ato vendime. Shpresojmë që shumë shpejt të kemi një formacion stabël dhe një grup më të fortë. Mungesa e golave: Edhe trajneri na ka vënë në dukje mangësitë që kemi. Të shpresojmë sepse goli është edhe pak fat. Balaj ka pasur raste të mira, po s’ka dashur fati të shënojmë. Nëse fitojmë këtë ndeshje, gjithçka do të jetë mjaft mirë”, vijoi mesfushori kuqezi.

Duhet thënë se Lilaj është një prej lojtarëve më punëtorë dhe është pikërisht ky element, angazhimi i tij maksimal, zbatimi me përpikmëri i detyrave dhe njëherësh loja e mirë në grup që ai dhuron sidomos në mesfushë, që i japin atij avantazhe përballë rivalëve dhe besohet se trajneri Kristian Panuçi mund t’i japë Lilajt një shans në përfaqësuese të shtunën në Shkodër në duelin kundër skocezëve. Edhe në kampionatin azer, Lilaj ka punuar mirë me Gabalën dhe ka siguruar një profil të lartë, ku në javët e fundit ka qenë vazhdimisht në formacionin e 11-shes më të mirë të këtij kampionati.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/02/2019 - 18:08

Futbollisti i Manchester United, Maks Tajer ka marrë një lajm të tmerrshëm.
 
Rezultatet e analizave kanë treguar se 19-vjeçari është diagnostifikuar me kancer.
 

Postuar: 17/02/2019 - 20:08

Tifozët që kanë qenë duke ndjekur në stadium ndeshjen midis Flamurtarit dhe Skënderbeut në Vlor

Postuar: 17/02/2019 - 17:52

Trajneri Ernest Gjoka ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit të Kamzës pas humbjes në shtëpi p

Postuar: 17/02/2019 - 10:29

Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e futbollistit Emiliano Sala shokoi mbarë botën.

Postuar: 17/02/2019 - 07:39

UEFA futi në proces disiplinor dy lojtarë të Realit të Madridit, mbrojtësin Serxhio Ramos për mar

Postuar: 17/02/2019 - 07:37

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, doli dje para gazetarëve ku foli në prag të ndeshjes së sotm

Postuar: 17/02/2019 - 07:35

Basketbolli në Shqipëri shfaq dy pamje të ndryshme.