BREAKING NEWS

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nuredin Dumanin, pasi ‘zbërtheu’ prapaskenat e errëta të bandave që veprojnë në vendin tonë

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e
x
BREAKING NEWS

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon Berishës e Metës foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe i ‘thumbon’ ashpër: Nuk paska qenë aq budalla Enveri...

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon
x
BREAKING NEWS

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në banjë, unë përkëdhela ...’, Dumani zbardh detaje të rënda për grabitjen e shtëpisë së emrit të njohur! U veshën si policë të anti-drogës për të grabitur 500 mijë euro

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në
x
BREAKING NEWS

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep dëshminë e tij ish zyrtari i lartë i Policisë, Leonard Palushi që u arrestua nga personat VIP me urdhër të SPAK

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep
x
BREAKING NEWS

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë, ish-kryeministri pranon se padia e tij ndaj Blinken nuk mund të merret në shqyrtim dhe sulmon deputetin e CDU

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë,
x
BREAKING NEWS

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës së SHQUP, rrezikon t’i ndërpriten dritat dhe uji, “Rithemelimi” nuk njihet nga institucionet

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për të hetuar Berishën dhe Metën, PS ka përgjegjësi politike për zyrtarët e korruptuar që kanë rënë në burg

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për
x
BREAKING NEWS

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga politika, SPAK gati fletë-arrestet për ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë të lartë të përfshirë në abuzime me tenderat

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga
x

Sport

Lilaj: E zgjodha Dinamon se është emër i madh, për pak javë i largohemi fundit

Lilaj: E zgjodha Dinamon se është emër i madh, për pak

Mesfushori Sabien Lilaj, nga më të mirët që ka prodhuar kampionati ynë, por që ka marrë shumë eksperiencë edhe në kampionatet jashtë vendit, ka vendosur këtë merkato dimri të veshë bluzën e Dinamos, me shpresën se mund të korrë një tjetër sukses në karrierën e tij. Ditën e djeshme ai u prezantua tek klubi dinamovit, me objektiva të qarta për të ndihmuar skuadrën, për të gjetur shtigje që të çojnë tek triumfet e rëndësishme dhe për të përmbushur misionin e tij në këtë skuadër me emër të madh.

Qëndrimi i Lilajt në konferencën për shtyp

Lilaj tha se ishte lodhur nga eksperiencat e gjata e të shumta jashtë vendit, prandaj kishte zgjedhur të veshë fanellën e një skuadre me emër të madh në futbollin shqiptar, sikurse është Dinamo. “Rikthimi më duket si diçka e re, se nuk kam qenë në Shqipëri, se gati shumica e atyre që kanë luajtur me mua kanë lënë futbollin. Jam i lumtur që u riktheva sepse isha lodhur të them të drejtën duke udhëtuar jashtë. Rikthimi te Dinamo, është një ekip i madh, kjo është pika kryesore, pavarësisht se Skënderbeu ishte ne nivele të tjera. Edhe organizimi i Dinamos është në nivelet e Skënderbeut, me punë besoj se do të arrijmë atë nivel. Edhe Skënderbeu nuk është se e nisi direkt lart, ka arritur në majë duke punuar, shtruar bazat, vit pas viti arritëm deri në grupe. Besoj se Dinamo ka vënë baza të forta. Duhet të luash në fushë me kundërshtarët që të shohësh nivelin që kanë. Unë kam vetëm dy javë dhe nuk kam parë limitet e ekipit, por duke parë emrat besoj se do të largohemi shumë shpejt nga fundi i renditjes dhe do të ngjitemi sa më lart”, u shpreh ndër të tjera mesfushori Sabien Lilaj. Më tej në qëndrimin e tij mesfushori Lilaj foli për sfidën e radhës me Kukësin, të cilin e quajti kundërshtar të vështirë, por jo të pakalueshëm. “Kukësin e njoh pak të them të drejtën, përveç Lulajt me të cilin kam luajtur, nuk njoh tjetër. Por në videot dhe analizat që kemi bërë, duken ekip i mirë teknik që luajnë mirë me topin dhe besoj se do të jetë një ndeshje e vështirë. Për objektivat nuk më pëlqen të flas shumë, por besoj se me punë do të arrijmë lart”, tha Lilaj.

Devolli, tjetër “përforcim” tek Dinamo

Dinamo ka afruar lojtarë, por së fundmi ka marrë edhe pjesëtarë stafi. Ndihmës i trajnerit Bledi Shkëmbi tek dinamovitët do të jetë shoku i tij Bledar Devolli, i cili ishte tek koshat e Tiranës por tani veshi tutat e ndihmësit tek “Nëndetësja” dinamovite. Gjatë prezantimit Devolli vuri në dukje se me Shkëmbin njiheshin e kishin luajtur bashkë, prandaj nuk e refuzonte dot. “Kur kemi qenë futbollistë, si te Teuta, ashtu edhe te Partizani, ndoshta kemi qenë mesfushorët më të mirë në Shqipëri dhe shpresojmë që ta bëjmë edhe në këtë pozicion që jemi tani. Në çdo repart kemi ekip të kompletuar dhe kemi lojtarë shumë cilësorë dhe me prurjet e janarit, kemi edhe më shumë cilësi në ekip. Shpresojmë të fillojmë që nga nesër. Më pëlqen ekipi, edhe pse ka pasur vështirësi, por emrat janë dhe me lojtarët që kemi marrë në janar besoj se do të bëjmë mirë. Kam shumë besim te stafi, çunat dhe projekti. Në këto 15 ditë kam parë impenjim, angazhim e karakter. Nëse e vendosim në çdo ndeshje si në stërvitje, besoj se do ta kemi shumë të thjeshtë”, theksoi ndër të tjera Devolli.