BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Sport

Lindi në Gjermani, por zgjodhi Kosovën, ylli shqiptar është sot nga më të mirët në Francë

Lindi në Gjermani, por zgjodhi Kosovën, ylli shqiptar është

Faqja zyrtare e Ligue 1 franceze, “Uber Eats”, tek rubrika e profilit, i ka kushtuar një artikull “Mesit të Kosovës”, Edon Zhegrova, duke e përfshirë historinë dhe rrugëtimin e tij. Dy gola dhe çmimi i lojtarit të ndeshjes. Edon Zhegrova ishte i pandalshëm kundër RC Lens në Derbin e Veriut. Kjo nuk ishte hera e parë që 25 vjeçari, i cili e festoi së fundmi ditëlindjen, ishte vendimtar në ndeshje. Përfaqësuesi kosovar i ka realizuar 5 gola dhe i ka bërë 5 asistime në 26 takime. Zhegrova u lind në Gjermani, ku prindërit e tij kishin shkuar për t’iu shmangur luftës në Kosovë në vitin 1998. Më pas, ai me familje ishin kthyer në Kosovë kur Edoni ishte dy vjeç, ndërsa në vendin e prindërve kishte nisur të merrej me futboll. Ishin rrugët e Prishtinës ku i riu Edon kishte nisur ta shfaqte talentin e tij të pashtershëm, ndërsa shpejt iu bashkua klubit lokal. Njerëzit filluan ta vinin re menjëherë. Talentin e tij e zbuloi edhe gjiganti italian, “AC Milan”, shkruan “ligue1.com”. “Një ditë në vitin 2012, AC Milan e organizoi një kamp të madh trajnimi në Kosovë. Për një javë, 200 djem ishin ftuar të bëheshin pjesë e këtyre provave. Unë mora vesh për këtë kamp vetëm në minutat e fundit. Trajneri im më dërgoi atje me shpejtësi. Më duhej të vishesha me nxitim ndërsa fëmijët tjerë ishin tashmë në fushë. Është për të qeshur, sepse u regjistrova i fundit në listë, por u zgjodha i pari. Dhe, këtu ndryshoi gjithçka për mua”, vazhdoi Zhegrova.

Takimi me yjet

Bashkë me disa lojtarë të tjerë, 12 vjeçari i atëhershëm ishte ftuar në vizitë në “San Siro” për t’i takuar yjet si Kaka e Pato, por edhe për të ushtruar me “Rossonerit” e vegjël. Në moshën 15 vjeçare, sulmuesi i krahut e kishte marrë rrugën drejt Belgjikës për t’iu bashkuar Standard Liezhit e më pas Saint-Trond, tek ekipet e të rinjve. Megjithatë, ekzistonte një pengesë, për shkak të shtetësisë së tij kosovare (Kosova nuk ishte e pranuar në UEFA e as në FIFA). Fati i tij do të ndryshonte kur skautët e Genkut e panë talentin e tij, ndërsa Zhegrova nënshkroi kontratë profesionale me klubin belg kur i mbushi 18 vjeç. I vendosur menjëherë në ekipin e parë, ylli kosovar i zhvilloi 24 ndeshje (përfshirë këtu katër në Europa League) para se të nënshkruante me ekipin zviceran, Bazel.

Kalimi dhe shkëlqimi me Lilën

Ai i kaloi më pas tri vjet në Sëiss Super League dhe bëri më shumë eksperiencë evropiane, për t’iu bashkuar Lilës në janar të vitit 2022. Pas një sezoni e gjysmë me “Les Dogues”, 24-vjeçari e ka arritur një tjetër nivel. “Në çfarë aspekti jam përmirësuar që kur kam ardhur këtu? Fizikisht dhe taktikisht, por edhe në mënyrën e të luajturit më thjeshtë. Nuk është se unë dua ta ndërroj lojën time apo aftësitë e mia që ta bëj diferencën në situatat një kundër një. Nëse e bëj një driblim, për shembull, është sepse unë e di që mund ta bëj atë”, shtoi Zhegrova. Prishtinasi u rikthye së fundmi edhe në Kombëtaren e Kosovës, ku bëri paraqitje mjaft të mira në miqësoret me Armeninë dhe me Hungarinë. Gjatë verës që po vjen, “Mesi i Kosovës” pritet ta bëjë një tjetër hap përpara në karrierë duke u transferuar në një klub më të madh evropian.