BREAKING NEWS

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit të pijshëm, reagon policia

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit
x
BREAKING NEWS

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon dorëheqjen e ministres së njohur

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën njerëz, do na e thojë vetë kryeministri

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën
x
BREAKING NEWS

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të komunave, BE sërish thirrje Kosovës: Të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, situata duhet…

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të
x
BREAKING NEWS

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe sqetull 54-vjeçari, zbardhen detajet e para

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe
x
BREAKING NEWS

Pas trazirave në Veri, Turqia i jep goditjen e fortë Serbisë, dërgon trupa ushtarake në Kosovë

Pas trazirave në Veri, Turqia i jep goditjen e fortë Serbisë,
x
BREAKING NEWS

Sekuestrimi i pasurisë së Vis Martinajt, familjarët bëjnë lëvizjen e papritur

Sekuestrimi i pasurisë së Vis Martinajt, familjarët
x

Sport

Lionel Mesi do të kthehet tek Barcelona, katalanasit po e presin krahëhapur

Lionel Mesi do të kthehet tek Barcelona, katalanasit po e presin

Fitimi i Kupës së Botës në Katar e bëri Lonel Mesin njërin prej lojtarëve më të mëdhenj të historisë së futbollit, madje për shumë specialistë dhe opinionistë ai është më i madhi i të gjitha kohërave. Por ecuria e tij me Paris San Zhermenin në kampionatin francez është jo në nivelin e kërkuar apo të pretenduar, pasi argjentinasi nuk ka fituar Champions me këtë ekip, edhe pse klubi francez ka në përbërje një duzinë “yjesh” të futbollit botëror. Ndërkohë, sipas medieve të ndryshme, Lionel Mesi do të kthehet te Barcelona për sezonin e ardhshëm. “Le Parisien” ka njoftuar të hënën se Mesi nuk do ta rinovojë kontratën me Paris San Zhermen që i skadon në verë për t’u rikthyer në “Camp Nou”. Mësohet se palët janë shumë larg arritjes së marrëveshjes, sidomos pas eliminimit në Ligën e Kampionëve dhe Mesi ka dhënë sinjale të largimit nga klubi francez. Po ashtu, edhe tifozët e Parisit janë kundër rinovimit të kontratës së Mesit për shkak të kërkesave të larta të argjentinasit, gjë që po distancon gjithnjë e më shumë palët. Në anën tjetër, presidenti i Barcelonës po punon prapa skene dhe tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Mesit, të cilit i ka ofruar kontratë dyvjeçare me opsionin e rinovimit për vitin e tretë. Mesi u largua në vitin 2021 nga Barcelona si lojtar i lirë dhe firmosi me Parisin, ekip për të cilin këtë sezon ka shënuar 18 gola dhe ka bërë 17 asistime në të gjitha garat. Ndërkohë, në radhët e Barcelonës mezi po e presin kthimin e “Pleshtit”. Në fakt, Barcelona siguroi fitoren e dytë brenda këtij muaji përballë Real Madrid. Skuadra e trajnerit Ksavi triumfoi 2-1 në “El Clasico”, takim i vlefshëm për kampionatin spanjoll. Suksesi emocionues e ka dërguar në 12 pikë diferencën e katalanasve ndaj “Los Blancos”. Serxhi Roberto realizoi golin e barazimit të përkohshëm, i katërti për të në La Liga. “Xholi” i Barcelonës ndihet i lumtur për fitoren ndaj Realit, teksa thekson se po e pret me padurim rikthimin e Lionel Mesit. Njësoj si të gjithë shokët e skuadrës. “Kush nuk do të ishte i gatshëm për rikthimin e Mesit? Nuk na pëlqen shumë të flasim për këtë temë, pasi është detyra e drejtuesve, trajnerit dhe presidentit. Por situata në ekip është e qartë. Të gjithë jemi gati ta përqafojmë sërish. Po e presim të rikthehet këtu. Leon nuk po trajtojnë mirë në Paris. Ai po luan mirë, nuk e kuptoj pse po kritikohet kaq shumë për eliminimin nga Champions League. Sigurisht që ai do të trajtohej shumë herë më mirë te Barcelona”, nënvizoi ai.