BREAKING NEWS

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës: Një luftë e hapur me Veliajn

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i parë nga Basha

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj: Lëri këto filma tani

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj:
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka me ligjin Lulzim Basha: Kjo është arsyeja që ai sot i mban ison “Gruas se Bilalit”

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka
x
BREAKING NEWS

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta? Ja si përgjigjet Presidenti

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta?
x
BREAKING NEWS

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës
x
BREAKING NEWS

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të parë Arben Kraja

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të
x

Sport

Lionel Mesi hyn në histori, fiton “Topin e Artë” nr.7, merr edhe trofeun “Pichichi”

Lionel Mesi hyn në histori, fiton “Topin e Artë” nr.7,

Argjentinasi mposhti në finale Robert Levandovskin, duke fituar trofeun më të rëndësishëm individual si futbollisti më i mirë në botë për vitin 2021

Lionel Mesi mbetet numri një i futbollit botëror, madje duke thyer rekorde e duke hyrë në histori si fituesi më i madh i kësaj loje në planin individual. Revista e famshme franceze “France Football”, ndau dje çmimet e futbollistëve më të mirë në botë për vitin 2021. Ishin zgjedhur 10 lojtarë, për të seleksionuar më të mirin për këtë trofe, ndërkohë që u ndanë edhe çmime të rëndësishme. Lionel Mesi është fitues i çmimit të madh “Topi i Artë”, dhënë nga revista “France Football” mbrëmjen e djeshme në një ceremoni gala në një nga ambientet e teatrit kryesor të Parisit. Ky është trofeu i shtatë për “Pleshtin”, i cili e ka fituar më parë “Topin e Artë” edhe në vitet 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2021. Mesi ishte i pranishëm në mbrëmje bashkë me familjen e tij, gruan dhe tre djemtë. Para se të ndahej trofeu kryesor, ai i futbollistit më të mirë të vitit, u dhanë shumë çmime për lojtarë të tjerë të spikatur gjatë vitit 2021. Duhet thënë se suksesi i Mesit nuk është rastësor. Ai frymëzoi Argjentinën drejt fitimit të Kupës së Amerikës 2021 në verë, ku kontribuoi me 4 gola dhe 5 asiste, duke u zgjedhur lojtari më i mirë dhe golashënuesi më i mirë i turneut. Nga ana tjetër, ai u zgjodh edhe golashënuesi më i mirë në La Liga dhe e fitoi Kupën e Mbretit me Barcelonën sezonin e kaluar. Ndërkohë, çmimi I lojtarit të ri më të mirë shkoi për mesfushorin e talentuar të Barcelonës, Pedrin, i cili shkëlqeu në Europian dhe është ndër të rinjtë më premtues të skuadrës katalanase. Këtë çmim ia dha ish-kampioni i botës me Italinë, Fabio Kanavaro. Ndërkohë, “Topi i Artë” për femra shkoi për Aleksia Putellas, futbollisten e Barcelonës. Ajo korri suksese të mëdha këtë vit. Përveçse me klub, ajo pati paraqitje fantastike në nivel personal. ?mimi i sulmuesit më të mirë shkoi për Robert Levandovskin, falë 60 golave që realizoi gjatë vitit të fundit kalendarik me Bajernin e Mynihut në të gjitha kompeticionet por edhe më përfaqësuesen polake. Portieri më i mirë u votua Xhixhi Donaruma i Milanit e tani së fundmi i PSG-së, si dhe portier i Kombëtares italiane, që mori trofeun “Lev Jashin”. Benzema, Kante dhe Zhorzhinjo zunë vendet 5, 4 dhe 3, ndërsa në finale shkuan Mesi e Levandovski. ?mimi i ekipit më të mirë shkoi për klubin e ?elsit, i cili fitoi trofeun e Ligës së Kampioneve. Ndërkohë, Kristiano Ronaldo përfundoi në vendin e gjashtë në renditjen e top-10 kandidatëve për çmimin më të madh, pra “Topin e Artë”. Së fundmi, theksojmë se Lionel Mesi, fitoi po ashtu, nga gazeta “Marca”, çmimin “Pichichi”, si shënuesi më i mirë në La Liga, me 30 gola, çmim që e fitoi për herë të 8-të.