Sport

Lionel Messi në Itali? Veprimi i fundit i babait të tij tërheq vëmendjen e të gjithëve

Lionel Messi në Itali? Veprimi i fundit i babait të tij tërheq

Babai i Lionel Messit, Jorge Messi, ka blerë një shtëpi në Itali, duke shtuar edhe më tepër zërat për një largim të Pleshtit nga Barcelona. “Radio RAI” mëson se në fillimin e muajit gusht, Jorge Messi do të bëhet pronari i një apartamenti në një nga lagjet më të njohura të qytetit në Lombardi.

Një transferim tek Interi ose te Milani? Kështu po flitet në Itali, pas veprimit të fundit të Jorge Messit. Babai i yllit të Barcelonës, është njëkohësisht dhe agjenti dhe zhvillimet e fundit, kanë shtuar tepër zërat.

Prej kohësh tashmë Leo Messi nuk duket i lumtur në Katalonjë dhe largimi  i tij, është më shumë se thjesht një hipotezë. Një verë e nxehtë përpara…