Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Liridon Latifi lë Prishtinën për Skënderbeun, Tirana ndjek rivalët

Liridon Latifi lë Prishtinën për Skënderbeun, Tirana ndjek rivalët

Postuar: 28/12/2014 - 08:50

Kampionati ynë po rikthehet në ditët e tij të mira. Pas një periudhe disavjeçare krize dhe rrekjeje për të qenë profesionist, shenjat për jjë ripërtëritje janë dhënë dhe klubet kanë nisur të stabilizohen dhe të mendojnë për të ardhmen. Ka investime dhe klubet ë kanë derdhur më shumë para duken m,ë të qetë dhe në garë për trofe. Rivaliteti është i fortë dhe për të realizuar objektivat e tyre klubet kryesore po mendojnë të bëjnë një merkato dimri shumë të fortë. Thuajse të gjithë pretendentët dëshirojnë që të marrin lojtarë cilësorë në sulm, sidomos rivalët e Skënderbeut, diktuar nga efikasiteti relativisht i dobët në dy fazat e para, kurse vetë korçarët po shohin mundësinë e përforcimit në mesfushë. Madje ata bënë dhe lëvizjen e parë, një talent nga Prishtina, të cilin e veshën bardhekuq ditën e djeshme. Bëhet fjalë për talentin e U-21 të Shqipërisë, Liridon Latifi, që konsiderohet përforcim cilësor i Skënderbeut.
 
Lëvizja 
 
Liridon Latifi është lojtari më i ri i Skënderbeut. 20-vjeçari i skuadrës së Prishtinës ka firmosur me kampionët e Shqipërisë, për të vazhduar karrierën e tij në Superiore. Latifi, i cili luan në mesfushë pritet të jetë një përforcim i vyer për trajnerin Mirel Josa, aq më tepër që 20-vjeçari ka dhe përvojë ndërkombëtare teksa ka luajtur me skuadrat e moshave të Shqipërisë, madje në vitin 2012 debutoi me 19-vjeçarët kuqezi në ndeshjen me Bjellorusinë të humbur me rezultatin 0-2. Latifi, Gavazaj dhe Aliu rreth një vit e gjysmë më parë ju nënshtruan dhe një prove te klubi gjerman i Borusias së Dortmundit dhe cilësohen si tre prej talenteve më të mëdhenj të futbollit kosovar. Në sezonin e fundit, Latifi ka luajtur me skuadrën e Prishtinës në kampionat dhe aktivizohet kryesisht në krahun e djathtë të mesfushës. Latifi pritet të bashkohet me ekipin korçar në fillim të janarit për t'u vendosur nën urdhrat e trajnerit të tij të ri, Mirel Josa.  
 
Tirana e Partizani ndjekin rivalët në distancë
 
Klubi i Tiranës, por edhe Partizani, ndjekin në distancë lëvizjet e klubeve rivale, konkretisht Kukësin e Skënderbeun. Më herët Partizani shihej si klubi që kishte akses në tregun kosovar dhe ndihej më komod me zgjedhjet, por ardhja e talentit të Prishtinës në radhët e Skënderbeut tregon se rivaliteti edhe në merkato nuk njeh kufij dhe në pjesën e dytë të sezonit do të rritet dhe më shumë konkurrenca. Tirana është duke ndjekur fort merkaton e rivalëve të saj, megjithëse objektiv madhor mbetet forcimi i sulmit dhe përmirësimi i mbrojtjes. Bardheblutë lakmojnë shumë lojtarë të ekipit kombëtar që ndihen të zhgënjyer në klubet europiane apo dhe veteranë që dëshirojnë të mbyllin karrierën në Shqipëri por që kanë eksperiencë të mjaftueshme për të bërë diferencën e kërkuar. Adriatik BALLA
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 28

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2018 - 16:55

Humbja e thellë e Shqipërisë ndaj Skocisë, ka bërë që tekniku italian Kristian Panucci, të humbë toruan përballë gazetarëve.

Postuar: 19/11/2018 - 16:07

Siç është bërë traditë e përvitshme, FSHF organizon çdo vit Kupën Pavarësia për festat e nëntorit

Postuar: 19/11/2018 - 15:19

Në miqësoren e nesërme që Shqipëria do të luajë kundër Uellsit, trajneri Panuçi do të vuajë munge

Postuar: 19/11/2018 - 14:35

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë nesër në mbrëmje në “Elbasan Arena” një

Postuar: 19/11/2018 - 12:15

Christian Vieri dhe partnerja e tij Costanza Caracciolo bërë për herë të parë prindër.

Postuar: 19/11/2018 - 11:48

Një ish-kapiten për stolin e Kombëtares shqiptare.

Postuar: 19/11/2018 - 11:13

Faji është i imi, nuk kanë faj lojtarët”, u shpreh Panuçi në media pas humbjes 0-4 nga Skoc