Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Kapet 'mat' Ilir Meta (VIDEO)

Kapet 'mat' Ilir Meta (VIDEO)
x

Sport

Lista, ja kush janë 15 klubet më të suksesshme në të gjithë historinë e futbollit botëror

Lista, ja kush janë 15 klubet më të suksesshme në të

As Real Madridi e as Barcelona, rivalët skocezë Rangers dhe Celtic janë cilësuar si klubet sportive më të sukseshme në botë. Britanikja “Daily Star” ka bërë një analizë të të gjitha klubeve botërore mbi bazën e numrit të trofeve që ato kanë fituar ndër vite. Rezultatet padyshim që janë suprizuese. Sipas saj Rangers ndodhet në vendin e parë me 115 trofe në emrin e klubit, me 54 trofe prej tyre të ardhur nga titujt e kampionatit. Celtic mbetet prapa rivalëve të tyre me pesë trofe më pak, ndërkohë që ka fituar 51 tituj të ligës. Ekipi egjiptian Al-Ahly, i cila më parë ishte cilësuar si klubi më i suksesshëm, ka përfunduar si i treti në listën e “Daily Star”. Al-Ahly ka fituar 107 trofe, ku përfshihen 41 tituj në Ligën Egjiptiane. Triumfi i fundit në La Liga i Real Madridit i ka zhvendosur ata përpara rivalëve të përjetshëm të Barcelonës në renditje. Los Blancos janë në vendin e katërt me 90 tituj, 34 prej të cilëve janë tituj të La Ligas, ndërsa Barcelona renditet në vendin e pestë me 89 trofe. Vetëm Manchester United dhe Liverpooli përfaqësojnë Premier Ligën në renditjen e 15 skuadrave më të sukseshme, ndërsa nga klubet e ligave kryesore evropiane vend kanë zënë edhe Juventusi dhe Bayern. Liverpool është në vendin e 15-të me 63 trofe. Në vendin e 14 vjen Anderlecht– 64 trofe, ndërsa më pas renditja duke zbritur është: Ajax– 64 trofe; Manchester United – 66 trofe; Juventus – 67 trofe;  Bayern Munich  – 74 trofe;  Olympiacos – 76 trofe; Porto – 78 trofe;  Al-Faisaly – 80 trofe; Benfica– 83 trofe. Formacioni më i mirë

Krah “Daily Star”, ditën e djeshme “WhoScored” ka hartuar formacionin më të mriz të vitit. Jesse Joronen i Brescia fitoi një vlerësim prej 7.01 gjatë paraqitjeve të gjithë sezonit dhe gjeti vetin si befasia më e madhe e formacionit. Përpara Joronen është dyshja e qendërmbrojtësve Virgil Van Dijk (7.32) së bashku me mbrojtësin e Burnley James Tarkowski (7.19). Lojtari i Leicester City, Ricardo Pereira (7.50) është zgjedhja e parë e krahut të djathtë, ndërsa Alphonso Davies i Bayern Munich (7.52) zë vendin në krahun e majtë. Ylli i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho me notë 7.64 ka zënë një vend përkrah yllit të Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, i cili ka pasur një notë mesatare 7.97 gjatë gjithë sezonit. Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi është lojtari me notën më të lartë mestarë të sezonit në ekip me një vlerësim prej 8,71. 33-vjeçari argjentinas zë vendin e tij në krahun e djathtë, ndërsa rival i tij i madh Cristiano Ronaldo (7.82) ka zënë vendin në krahun e majtë. Vija e parë e sulmit drejtohet nga ish-sulmuesi i RB i Leipzig, Timo werner (7.60), i cili tani ka nënshkruar për Chelsea, krahas yllit të Bayern Munich, Robert Lewandowski (8.13)