Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Liverpool shkëlqen me Shaqirin, ndalet Manchester United

Postuar: 22/09/2018 - 18:55

Sot u zhvilluan disa nga ndeshjet e javës së gjashtë në kuadër të Premierligës angleze, ku Liverpooli e vazhdoi ecurinë e fitoreve në Premierligë.Liverpooli e ka shënuar fitoren e gjashtë radhazi kundër Southamptonit, me rezultatin 3-0 në “Anfield”, kurse Manchester City po ashtu ka shënuar një fitore të thellë ndaj Cardiff Cityt si mysafir me rezultatin 5-0, ndërsa Manchester Unitedi nuk arriti të shënojë fitore në “Old Trafford”, pasi barazoi me Wolverhamptonin 1-1.

 
Lojatërt e Kloppit fituan bindshëm në shtëpi të tyre kundër Southamptonit.Liverpooli ka arritur ta shënojë golin e parë të ndeshjes kundër Southamptonit në minutën e 10’ falë goditjes së Xherdan Shaqirit, e cila preki dy lojtarë për të përfunduar pastaj në gol. Wesley Hoedt ishte ai që e preku topin i fundi dhe që në fund doli të jetë autogoli i tij. 
 
 
Golin e dytë të ndeshjes e shënoi Joel Matip me kokë pas një harkimi nga këndi në minutën e 21’, ndërsa Mohamed Salah arriti ta shënoi golin e tij pas tri ndeshjeve pa shënuar për Liverpoolin, falë Xherdan Shaqirit, i cili e goditi shtyllën nga gjuajtja e lirë, e që më pas iu kthye Salahut për ta futur lehtësisht në rrjetë në minutën e 45’ të pjesës së parë.
Pjesa e dytë nuk kishte diçka më shumë, pasi rezultati mbeti i njëjtë me golat e shënuar në pjesën e parë. Xherdan Shaqiri startoi për herë të parë me Liverpoolin në Premierligë duke i ndihmuar skuadrës në shënimin e dy golave.
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 23:45

Chelsea, Bate Borissov, Dynamo Kiev, Rennes, Genk, Malmo, Eintracht Frankfurt, Lazio, Villareal, Rapid Vienna, Sevilla, Krasnodar, Bayern Leverkusen, Zurich, Real Betis, Olympiacos, Arsenal, Sporting Lisbonë, Dinamo Z

Postuar: 13/12/2018 - 20:51

Për herë të parë në historinë e futbollit, një Kampionat Europian dhe Kupë bote mund të mbahen në

Postuar: 13/12/2018 - 20:17

Ndeshja e sotme mes Lazios dhe Frankfurtit në Europa League është shoqëruar me trazira të mëdha p

Postuar: 13/12/2018 - 14:16

Janë 14 skuadra mes Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë që rezultojnë të bllokuara nga Ta

Postuar: 13/12/2018 - 07:17

Liga e Kampioneve dhuroi mbrëmë emocione dhe spektakël, por edhe turpe si humbjet e Romës, Realit

Postuar: 13/12/2018 - 07:15

Merkato e dimrit do të vijë shpejt dhe klubet kanë nisur të mendojnë që tani për objektivat e tyr

Postuar: 13/12/2018 - 07:14

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, doli sot para mediave për të shpalosur objektivat e skuadrës