
Postuar: 19/09/2018 - 18:14
Liverpool mbrëmjen e djeshme ka bërë një ndeshje shumë të mirë ndaj PSG-së, duke treguar edhe një herë se më shumë se milionat, vlen dëshira për të luajtur futboll me zemër dhe në fund fitorja patjetër që do të vijë.
3-2 ka përfunduar në shtëpinë e 5 herë kampionëve të Europës. Mirëpo pas përfundimit të ndeshjes, tekniku i parizienëve, Thomas Tuchel ka braktisur konferencën për shtyp, pasi sipas tij e ka telefonuar mamaja. “Po më telefonon mamaja”, është shprehur trajneri, duke treguar telefonin nga gazetarët.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/