BREAKING NEWS

Çfarë do të ndodhë nëse BE nuk ‘na hap dyert’? Rama del me mesazhin e fuqishëm: Ballkani Perëndimor ofron shanse për aktorë që s’kanë qëndrim dashamirës, ja sa rrezikon Shqipëria

Çfarë do të ndodhë nëse BE nuk ‘na hap
x

Sport

Liverpul mposht Totenhemin dhe fiton Champions League, bëhet “mbret” i futbollit europian

Liverpul mposht Totenhemin dhe fiton Champions League, bëhet

Liverpuli fiton për herë të gjashtë në historinë e tij trofeun e UEFA Champions League. Në finalen e mbrëmshme përballë Totenhemit, një derbi tipik anglez, luajtur në “Wanda Metropolitano” të Madridit, Totenhemi nuk ia doli të bëjë mrekullinë e radhës,m sikurse bëri me Mançester Sitin dhe Ajaksin, dhe historia nuk u përsërit as për Jurgen Klopin që kishte humbur 6 finale të mëdha, por të shtatën e fitoi dhe pasi dështoi një vit më parë me Realin e Madridit, këtë herë fiton trofeun e Champions League me Liverpulin e tij. sa i takon ndeshjes, ndeshja në pjesën e parë nuk pati ndonjë bukuri të madhe në aspektin e shpejtësisë dhe spektaklit, pasi Liverpuli e zgjidhi në favorin e tij duelin që në aksionin e parë, ku fitoi një penallti të cilën e shndërroi në gol Mohamed Salah në minutën e dytë të takimit. Ishte një prekje e topit me dorë nga një prej mbrojtësve dhe gjyqtari slloven Skomina akordoi një penallti e cila kushtëzoi edhe fatet e ndeshjes. Salah gjuajti me të majtën në një pozicion qendror, duke mposhtur portierin francez të Totenhemit, Hugo Lloris. Me kalimin e minutave u ul ndjeshëm ritmi i lojës, pasi Liverpuli ishte më agresiv dhe kontrollonte mesfushën, si dhe kundërsulmonte me furi dhe frikshëm, duke krijuar më shumë raste, gjë që shprehet me numrin e madh të goditjeve nga këndi. Totenhemi u përpoq të balanconte lojën nëpërmjet kontrollit të topit, duke shfrytëzuar lojtarë të nivelit të lartë teknik si Dele Alli dhe Eriksen, por kjo nuk mjaftoi për të krijuar raste shënimi. Song dhe Herri Kejn mbetën të izoluar, dhe i vetmi rast ishte ai i minutës së 44-t kur Eriksen u shfaq në pozicion të mirë goditës, ballor, por topi i gjuajtur prej tij përfundoi mbi tra. Në 45-minutëshin e parë lojtari më i lëvizshëm në sulm ishte Salah, që krijoi dy-tri raste, por pa mundur të dërgonte topin në rrjetë. Edhe Mane u tregua agresiv në krahun e majtë, por ishte më i izoluar se egjiptiani. Liverpulin e gëzoi penalltia e shndërruar në gol, gjë që i dha epërsi psikologjike për të menaxhuar fitoren. Në pjesën e dytë Totenhemi e rriti ndjeshëm lojën sulmuese dhe kontrollin e topit e kishte në pjesën dërrmuese në këmbët e tij. por skuadrës londineze i mungonte finalizimi dhe Eriksen nuk ia doli të japë asistin përfundimtare për Kejn dhe Son. Gjithsesi, me ndryshimet që bëri në minutën e 63-të, duke futur në fushë Lukas Muro e më pas edhe Lorenten, loja e Totenhemit u postua në gjysmëfushën e Liverpulit dhe u krijuan shumë raste shënimi. Por goli do të mungonte. Fillimisht Song iu afrua golit në minutën e 72-të me goditjen nga jashtë zone por portieri Alison grushtoi, e në vijim të aksionit priti gjuajtjen e Mouras. Më tej, në minutën e 80-të, është një goditje dënimi që për pak solli golin, por ekzekutimit mjeshtëror të Eriksen iu përgjigj në të njëjtën lartësi edhe portieri brazilian i Liverpulit, Alison, që grushtoi dhe largoi në korne. Dhe postulati “po nuk shënove do e pësosh”, mori vlerë në këtë ndeshje,e pasi në minutën e 87-të, në një aksion nga këndi dhe një gabimi të Vertonghenit në zonë, topi përfundon në këmbët e Orixhit që shënon golin e dytë. Ishte gol vrastar për Totenhemin dhe festa kalon e gjitha në kampin e Liverpulit, i cili me dy gola në epërsi ka qetësinë e nevojshme të administrojë fitoren dhe trofeun. 

Adriatik BALLA