BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Liverpuli e nis aty ku e la sezonin e shkuar, me fitore dhe spektakël ndaj Çelsit

Liverpuli e nis aty ku e la sezonin e shkuar, me fitore dhe spektakël ndaj

“Të kuqtë” mposhtën “blutë” e Londrës me rezultatin 2-0, falë një dygolëshi të Sadio Mane. Zhorzhinjo humb penalltinë e s’shënon dot as golin e nderit

Çelsi i trajnerit Frenk Lampard u përpoq ta niste mbarë sezonin në Premier League angleze, për të sfiduar kampionët në fuqi, Liverpulin e trajnerit Jurgen Klop, por nuk ia doli. Madje s’mundi të shënojë as golin e nderit në fund të takimit paçka se pati rast ideal me një penallti në sekondat e fundit, ku nga pika e bardhë e 11-metërshit gaboi Zhorzhinjo. Një nisje e dobët e bluve të Londrës, në kuadër të javës së dytë të kampionatit anglez, që humbin kështu duelin e parë sezonal me “të kuqtë” e Liverpulit. Këta të fundit e dominuan totalisht ndeshjen, dëshmuar me statistikat e saj, si në goditje drejt portës (8-2), goditje në kuadrat (5-4), mbajtjen e topit (61-39%), kornet (11-1) etj. dhe natyrisht futbolli i jep të drejtë të fitojë atij që luan më mirë, që këmbëngul më shumë dhe guxon më shumë. Këta elementë i pati me shumicë Liverpuli në duelin më të rëndësishëm të javës në Premier League. Pjesa e parë, pavarësisht rasteve të paraqitura, përfundoi në barazim 0-0. Ndeshja u zgjidh në drejtimin e duhur për skuadrën e Jurgen Klopit në fillim të pjesës së dytë, ku afrikani Sadio Mane shënoi dy gola të shpejtë në minutën e 50-të dhe të 54-t, për t’i dhënë “të kuqve” qetësinë e duhur dhe për ta menaxhuar më pas epërsinë dhe fitoren. Çelsi u përpoq të bënte diferencë në sulm në minutat e mbetura, u përpoq me të gjitha mënyrat, por Liverpuli është skuadër e nivelit shumë të lartë sepse vjen si kampione në fuqi e Anglisë, por edhe si skuadër që luan në nivele të larta në Champions. Pra një fitore e merituar për trajnerin Klop që në dy ndeshjet e para në Premier ka siguruar 6 pikë. Ndërkohë, një tjetër duel interesant ishte ai mes Totenhemit dhe Sauthemptonit. “Spurs” ia dolën të fitojnë me rezultatin e thellë 2-5 në transfertën e “St. Mary’s Stadium”, në një ndeshje që nisi menjëherë me një gol të Herri Kejn, por që u anulua pak sekonda më vonë nga VAR, për një pozicion jashtë loje. Skuadra e Hoze Murinjos vuajti jo pak në pjesën e parë dhe Tanguy Ndombele, i hedhur titullar nga portugezi, nuk po arrinte t’i siguronte skuadrës një qarkullim të mirë dhe tranzicion të shpejtë të lojës. Në minutën e 32-të gjërat u komplikuan më shumë për “Spurs”, pasi Dani Ings u fut bukur mes dy qendërmbrojtësve të Totenhemit dhe arriti të shënojë golin e avantazhit për Sauthempton, megjithatë londinezët rikthyen baraspeshën në shtesën e pjesës së parë, me anë të Son Hueng-Min, i cili shënoi me asistin e Herri Kejn. Në pjesën e dytë Murinjo la në dhomat e zhveshjes mesfushorin francez Ndombele dhe hodhi në fushë argjentinasin Lo Celso, ndërsa kapiteni Harri Kejn u shndërrua në një “assist-man” pasi shërbeu edhe tre herë të tjera për koreanin Son Hueng-Min, i cili nuk gaboi duke kompletuar pokerin e golave personalë në sfidën e sotme. Në minutën e 82-të ishte radha e vetë kapitenit Kejn që të gjente golin e parë sezonal në Premier League dhe të çonte rezultatin në 1-5, para se të largohej nga fusha për t’u zëvendësuar nga holandezi Bergëijn. Në minutën e fundit të kohës së rregullt pati kohë edhe për një tjetër gol për vendasit, që shënuan sërish me sulmuesin Dani Ings, këtë herë nga 11-metërshi, duke u mbyllur 2-5 në favor të Totenhemit.