BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Sport

Liverpuli makineri fitoresh, shkërmoq edhe Uotfordin dhe thellon epërsinë me Sitin

Liverpuli makineri fitoresh, shkërmoq edhe Uotfordin dhe thellon

Premier League angleze vijon të dhurojë spektakël dhe emocione të veçanta në ndeshjet e saj, duke treguar jo vetëm kualitet, por edhe rivalitet. Sidoqoftë, skuadra kampione në fuqi e Europës, Liverpuli, është shndërruar në një makineri fitoresh dhe një grup i pandalshëm, duke fituar njëra pas tjetrës duelet në futbollin anglez dhe duke mbajtur me meritë kreun e renditjes, aq sa me fitoren e djeshme arriti të thellonte epërsinë ndaj ndjekësve e tani është plot 17 pikë më shumë se Mançester Siti i Pep Guardiolës që llogaritet edhe si rivali kryesor në garën për titull. Kështu, duke iu referuar ndeshjes së djeshme, Liverpuli bën mirë detyrat e shtëpisë përballë Uotfordit, ku arriti të fitojë me rezultatin 2-0, falë një dopiete të shënuar nga sulmuesi egjiptian Muhamed Salah, që çoi topin në rrjetë një herë në çdo pjesë loje. Në “Anfield Road” Jurgen Klop kishte vendosur të luajë me skemën 4-2-3-1, duke aktivizuar Shaqirin në krah të Mane e Salah, për të kompletuar treshen në mbështetje të sulmuesit kryesor Roberto Firmino. Pavarësisht dominimit, goli i parë për “The Reds” erdhi vetëm në minutën e 38-të kur Muhamed Salah, që u shërbye në zonë nga sulmuesi tjetër Sadio Mane. Më pas Uotfordi rezistoi mirë dhe pa disa herë për të gjetur golin e barazimit, por në minutën e 90-të pësoi edhe golin e dytë, sërish me autor Salah. Kjo fitore ishte e 16-a në 17 javë kampionat për Liverpulin, që ka grumbulluar 49 nga 51 pikët e mundshme dhe “vrapon me shpejtësi” drejt titullit kampion që mungon në “Anfield Road” prej plot 30 vitesh. Ndërkohë, është kohë rinovimesh për Liverpul, teksa pas trajnerit Jurgen Klop, që firmosi kontratën e re, të njëjtën gjë bëri edhe futbollisti veteran Xhejms Milner. Mesfushori 33-vjeçar ishte në vitin e fundit të kontratës, por drejtuesit dhe për më tepër trajneri gjerman, janë shumë të kënaqur për paraqitjet dhe rolin e Milner brenda grupit të skuadrës. Ai shihet si një lider i heshtur, që gjithmonë ka udhëhequr grupin dhe asnjëherë nuk është bërë problematik, ndaj edhe meritonte rinovimin e kontratës për 2 vite të tjera pavarësisht se ofertat për të nuk mungonin. Pas 17 javëve të para, ekipi i Jurgen Klop ka mbledhur 49 pikë, 10 më shumë se ndjekësi më i afërt, Leicester Siti, që gaboi në shtëpi dje me Noruiç Siti, me një barazim që nuk e kënaqi aspak. Kështu që Liverpuli mund të shohë i qetë përpara. Megjithatë, tani për tani kërcënimi numër një për skuadrën e Jurgen Klop janë lëndimet. “Reds”-at, tashmë e humbën një lojtar, Xheorxhinio Vijnaldum u dëmtua në fitoren 2-0 kundër Uatford. Nuk është bërë e ditur shkalla e dëmtimet, por ky nuk është një lajm aspak i mirë për Klopin para orarit shumë të ngjeshur në Premierligë. Së fundmi, duhet theksuar se kalendari i ngjeshur nga njëra anë, dëmtimet e disa titullarëve nga ana tjetër, por edhe sulmet që po merr Liverpuli nga rivalët, do t’i shkaktojnë Klopit “dhimbje koke” në javët në vijim.

Adriatik BALLA