Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Liverpuli mposht Bajernin në Gjermani, Mesi spektakolar në fitoren e Barcelonës

Postuar: 14/03/2019 - 07:37

Liga e Kampioneve dhuron spektakël mbrëmë me dy ndeshjet e fundit në fazën e 1/8 e finales, kiu Bajerni i Mynihut e ndërpret këtu rrugëtimin e tij, pasi u mposht nga Liverpuli me rezultatin 3-1, kurse Barcelona shkatërroi Lionin francez me shifrat e thella 5-1. Në fakt, Bajerni ishte cilësisht më lart sesa Liverpuli në ndeshjen e djeshme, duke dominuar jo vetëm në mbajtjen e topit dhe në saktësinë e pasimeve, por edhe në ndërmarrjen e aksioneve sulmuese. Por në futboll ka rëndësi rezultati dhe ishin anglezët që shfrytëzuan mirë rastet e tyre, të paktën në pjesën e parë. Në fakt, për Liverpulin pati një tronditje që në fillim, pasi u dëmtua Henderson dhe u zëvendësua në minutën e 13-të nga Fabinjo. Në minutën e 26-të në rastin e parë dhe të vetëm të Liverpulit në fraksionin e parë të lojës, topi i shkelmuar në thellësi gjen Sadio Manen në majën e sulmit që bën veprime të zgjuara, duke u rrotulluar bukur dhe duke nxjerrë blof mbrojtjen bavareze dhe portierin Nojer dhe me një parabolë të bukur shënon golin e epërsisë. Bajerni nuk pajtohet me këtë rezultat dhe hidhet në sulm. Dhe pas shumë përpjekjesh gjen golin e barazimit, që nuk erdhi nga bavarezët, por nga një autogol i Matip. Topi krosohet në lartësi të ulët në zonën e portierit dhe Matip në përpjekje për ta larguar e devijon për ta çuar në portën e tij në minutën e 39-të. Në pjesën e dytë skuadrat e nisën me kujdes lojën dhe mendonin më shumë të mos pësonin, me idenë që goli mund të ishte përcaktues. Bajerni ishte natyrisht më lart dhe këmbënguli më shumë, por mbrojtja e Liverpulit ishte e padepërtueshme. Në minutën e 69-të, Van Dijk shënoi golin e dytë për anglezët, duke futur në kolaps bavarezët. Gjermanët shtrëngojnë “rripat” në minutat në vijim për të përmbysur ndeshjen, por e kanë të pamundur të çajnë. Dhe rregulli në futboll “po nuk shënove e pëson” mori vlerë sërish. Sadio Mane shënoi golin e tretë pas asistimit të Sala në minutën e 84-t. Ky gol vrau shpresat e Bajernit për të shkuar në çerekfinale, pozicion të cilin e meritoi Liverpuli i trajnerit Jurgen Klop. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Barcelona-Lion, skuadra katalanase e zgjidhi ndeshjen ë në pjesën e parë, ku i përhershmi Lionel Mesi shënoi në minutën e 18-të me penallti, kurse për qetësinë e fitores mendoi Kutinjo, i cili realizoi golin e dytë në minutën e 21-të, duke vënë ndeshjen në shinat e duhura dhe duke menduar të menaxhojë epërsinë në pjesën e dytë. Gjithsesi, në minutën e 58-të Lioni e hapi ndeshjen, me golin e Tusart. Kjo e vuri nën presion Barcelonën, pasi Lioni po luante në fushë me parimin “asgjë për të humbur”. Lionel Mesi u tregua i saktë në momentin e duhur, pasi në minutën e 78-të shënoi golin e tretë për Barcelonën, duke i dhënë frymëmarrje skuadrës së tij dhe duke larguar tensionin që kishte kapur ekipin në minutat e fundit. Ishte po Mesi i cili dhuroi një asist për Pikenë në minutën e 81-të, i cili shënoi golin e katërt, kurse Dembele në minutën e 86-të shënoi golin e pestë  dhe i vuri “kapak” ndeshjes. Skuadrat çerekfinaliste të Ligës së Kampioneve: Ajaks, Mançester Junajtid, Mançester Siti, Porto, Juventus, Totenhemi, Barcelona, Liverpuli.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/03/2019 - 20:08

Lojtari portugez Fabio Mendes ka vdekur në fushën e lojës gjatë ndeshjes mes Portimonense dhe Sao Joao nga një atak kardiak.

Postuar: 20/03/2019 - 19:52

Lojtari portugez Fabio Mendes ka vdekur në fushën e lojës nga një atak kardiak.Gjatë ndeshjes mes

Postuar: 20/03/2019 - 18:05

 Krisja në distancë mes Mauro Icardit dhe Interit ka marrë fund.

Postuar: 20/03/2019 - 17:53

Vetëm një Lionel Messi mjafton për të lënë pa gjumë mbrojtësit e gjithë botës, ndërsa së fudmi

Postuar: 20/03/2019 - 17:44

Federata Shqiptare e Futbollit, ka prezantuar uniformat e reja me të cilat ekipi kuqezi do të lua

Postuar: 20/03/2019 - 16:13

Ekipi ynë kombëtar po vijon përgatitjet me intensitet të lartë në kuadër të dy sfidave me Turqinë

Postuar: 20/03/2019 - 14:13

Alarm kuqezi për sulmin.