BREAKING NEWS

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët, vjen sot në Tiranë Lord Dingeman,  trajnime prokurorëve të SPAK për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave, ja emrat “VIP” të rrezikuar, zbardhet projekti b...

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si bandat shtetërore të drejtuara nga gjenerali Agim Shehu na zunë pritë tek Ura e Dajlanit, Spartak Braho kujton dhunën e ’96-ës dhe zbulon bisedën brenda makinës me zyrtarin e lartë të PS...

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si
x
BREAKING NEWS

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit ’96: Si u dhunuan, gjakosën dhe torturuan socialistët me urdhër të Sali Berishës, SPAK të hetojë ngjarjen

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit
x
BREAKING NEWS

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi, Berisha-Bardhi kundër rezolutës, por bëhen pjesë e komisionit special për të shpëtuar nga qelitë e SPAK

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi,
x
BREAKING NEWS

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK, i hapet rruga profesoreshës së njohur

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin
x
BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x

Sport

Liverpuli mund thellë Fulhamin dhe barazon Arsenalin në kryesim, Leverkusen i pandalshëm në Gjermani

Liverpuli mund thellë Fulhamin dhe barazon Arsenalin në kryesim,

Premier League vijon të dhurojë emocione të shumta falë rivalitetit të spikatur që kanë në garën për titull tri skuadrat kryesore të sezonit, Arsenali, Liverpuli dhe Mançester Siti. Për momentin kryesues është Arsenali, por fitorja e djeshme e Liverpulit e barazoi me pikë. Mbetet të shihet ecuria e Sitit në vijim. Kanë mbetur dhe pak ndeshje dhe gara është më e fortë se kurrë. Të tria skuadrat janë eliminuar nga Europa dhe i kanë përqendruar të gjitha energjitë e tyre në garën për titull. Një gabim i vogël kushton shtrenjtë, kurse një fitore afron me titullin. Ndërkohë, Liverpul merr një fitore të rëndësishme në transfertën e Fulham, takim i vlefshëm për javën e 34-ët të Premier League. “The Reds” bindën me rezultatin 1-3 “Craven Cottage”, në një ndeshje ku skuadra e Jurgen Klop diktoi ritmin. Goli i parë i këtij takimi u realizua nga Aleksander-Arnold që shënoi nga goditja e dënimit në minutën e 32-të. Megjithatë Fulham ia doli që të barazonte brenda pjesës së parë, me Kastanje që shënoi në minutën e 45+2’. Liverpul vazhdoi me sulmet në fraksionin e dytë, me Gravenberh që riktheu avantazhin me një super goditje në minutën e 53-të. Ndërsa në minutën e 72-të pas asistit të dhuruar nga Elliott, Diogo Jota shënoi golin e tretë për “The Reds”. Sa i përket sulmuesit të kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Broja e ndoqi këtë ndeshje nga stoli. Pas këtij takimi Fulham renditet në vend të 12-të me 42 pikë, teksa Liverpul renditet momentalisht në vend të dytë me 74 pikë, po aq sa Arsenali i vendit të parë. Ndërkohë, në Gjermani, Leverkuseni ka barazuar rezultatin në udhëtim te Dortmundi dhe e ka vazhduar serinë prej 45 ndeshjeve pa disfatë në të gjitha garat. Dortmundi ishte shumë afër që t’ia shkaktonte Leverkusenit humbjen e parë në edicionin aktual, por është dorëzuar në fund. Dortmundi dhe Leverkuseni barazuan me rezultatin 1:1 të dielën, në ndeshjen e xhiros së 30-të të Bundesligës gjermane. Leverkuseni ka 38 fitore e 7 barazime në të gjitha garat. Golin e parë në ballafaqimin që u zhvillua në “Signal Iduna Park” e shënoi sulmuesi Niklas Fullkrug, në minutën e 81-të. Festë të madhe pati te skuadra që drejtohet nga trajneri Ksabi Alonso në minutën e tetë të kohës shtesë, kur mbrojtësi kroat, Josip Stanishiq, realizoi për 1:1. Granit Xhaka ishte titullar në mesfushë te mysafirët dhe e kompletoi ndeshjen. U ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 92-të, dhe do të mungojë për ndeshjen e radhës. Barazimi nuk ndikon në renditje, pasi Leverkuseni tashmë e ka fituar titullin.