BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Sport

Liverpuli përmbys Vilarealin dhe kalon në finalen e madhe të Champions League

Liverpuli përmbys Vilarealin dhe kalon në finalen e madhe të

Anglezët ishin në disavantazh të dy golave në pjesën e parë, por reflektuan në pjesën e dytë duke shënuar 3 gola dhe duke siguruar finalen

Liverpuli është finalisti i parë i UEFA Champions league për këtë sezon, pasi mposhti mbrëmë me përmysje Vilarealin, me rezultatin 3-2. Gjysmëfinalja e kthimit dhuroi mbrëmë emocione dhe spektakël të jashtëzakonshëm, ku spanjollët, me nofkën “nëndetëse”, tentuan të zhytnin Liverpulin, duke u hakmarrë për humbjen e ndeshjes së parë në “Anfield. Kur kishin kaluar vetëm katër minuta lojë, Vilareali bën surprizën e parë të madhe, duke shënuar një gol të bukur me anë të Bulaje Dian, i cili u asistua nga Kapeo. Ky gol i dha avantazhe të pabesueshme Vilarealit, i cili ishte mjaft i karikuar dhe e dominoi dhunshëm pjesën e parë, duke krijuar raste të shumta shënimi dhe duke e eklipsuar krejtësisht Liverpulin. Minutë pas minute Vilareali e rriti volumin e lojës, duke bërë që anglezët të gabojnë në prapavijë. Minutat e fundit të pjesës së parë ishin me të vërtetë emocionuese. Kështu, në minutën e 37-të vjen dhe një moment mjaft i dyshimtë i ndeshjes. Lojtarët e Liverpulit gabojnë në pasime duke i dhënë asist lojtarit kundërshtar, ndërkohë që në zonë zbulohet vetëm për vetëm me portierin Alison, Lo Celso i Vilarealit. Lojtari tenton ta shmangë por portieri i ndërhyn në mënyrë ballore duke larguar topin. Spanjollët pretendojnë penallti, por gjyqtari vazhdon ndeshjen, një rast që me siguri që çdo arbitër tjetër do ta akordonte 11-metërsh. Në minutën e 41-të vjen dhe ndëshkimi për Liverpulin. Një aksion nga krahu i djathtë shfrytëzohet si duhet nga Kapeo, që kroson bukur në zonë dhe aty me kokë është Kokelin që dysfishon shifrat, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet 2-0. Në pjesën e dytë Liverpuli u tregua më i organizuar dhe disi më këmbëngulës, nisur dhe nga një tërheqje e Vilarealit në gjysmëfushën e tij. 15 minutat e para të kësaj pjese nuk prodhuan gola. Por në minutën e 62-të anglezët shënuan me anë të Fabinjos, pas një aksioni të gjatë por që u konkretizua me një goditje të saktë tokazi, në pozicion diagonal. Në minutën e 67-të, ishte Diaz që konkretizoi një tjetër gol për Liverpulin, duke barazuar shifrat 2-2. Ishte një krosim i bukur në zonë dhe një goditje perfekte me kokë. Në të 74’ Liverpuli e përmbysi përfundimisht Vilarealin, me golin e tretë të shënuar nga Sadio Mane. Në minutën e 86-të, për Vilarealin gjithçka u bë e pamundur, pasi Kapoe doli me karton të kuq, duke ia lehtësuar punën Liverpulit. Përfundimisht, anglezët fitojnë 3-2 dhe me rezultat të përgjithshëm të të dy ndeshjeve 5-2 bëhen finalisti i parë i Champions League për këtë sezon. Sonte luhet gjysmëfinalja tjetër, Real Madrid-Mançester Siti.