Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Liverpuli thyen yjet e PSG, Interi përmbys Totenhemin, Mesi “show” ndaj PSV

Postuar: 19/09/2018 - 07:34

Faza e grupeve e Ligës së kampioneve nisi mbrëmë aventurën e saj për këtë edicion, ku u luajtën duelet e para në grupet A, B, C dhe D. Padyshim, mbrëmë zbritën në fushë disa prej pretendentëve kryesorë për trofeun, por edhe rivalë mjaft të fortë europianë. Kryendeshja e mbrëmjes së djeshme luhej në grupin C, midis Liverpulit dhe Paris Saint Germain. “reds”-at anglezë e nisën mirë ndeshjen dhe shënuan në fillim dy gola, një me kokë nga Starrixh në 30’, kurse golin e dytë me penallti që e ekzekutoi saktë Milner në 36’. Ndërkohë, PSG shkurtoi diferencën në minutën e 40-të me anë të Meunier. Në pjesën e dytë spektakli nuk e humbi shkëlqimin në çdo dimension të tij. Liverpuli tentoi të shënojë golin e tretë që do t’i jepte qetësinë e duhur. Por kundërzbritjet e forta të PSG-së dhanë efekt dhe ai që dukej në hije në këtë ndeshje, Kilian Mbape, shënoi golin e barazimit në minutën e 84-t. 2-2 dhe u duk se ndeshja po shkonte në barazim. Por Klop lëviz kartat e stolit. Heq Mohamed Salah e fut në fushë Xherdan Shaqirin. Loja gjallërohet dhe në minutën e dytë shtesë, pas përpjekjesh të shumta, Firminio zbulohet në pozicion të prirët nga e djathta, brenda zonës, gjuan topazi dhe shënon golin e fitores. Liverpuli fiton duelin e parë 3-2 dhe merr kreun e grupit C. Në të njëjtin grup, Napoli doli nga Beogradi me një pikë, pasi nuk shkoi më shumë se barazim 0-0. Duele të tjera interesante mbrëmjen e djeshme ishin dhe ato të grupit B, ku padyshim përmbysja e Interit ndaj Totenhemit ishte mbresëlënëse. Në fillim shënuan anglezët me anë të Eriksen (53’), por zikaltrit përmbysën në fundin e ndeshjes me supergolat e Ikardit (86’) dhe të Veçinos (90+3’). Ky trepikësh e ndihmon Interin të jetë brenda objektivave të kualifikimit. Në ndeshjen tjetër, Barcelonës i mjaftoi Leo Mesi që të fitonte thellë 4-0 ndaj PSV Eindhovenit, një ndeshje ku argjentinasi shënoi tripletë dhe dha spektakël, kurse një gol e realizoi Dembele. Në grupin A, Atletiko e tregoi veten se ka staturë në Europë, sepse mundi në transfertë Monakon 2-1, kurse në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Klub Bruzh , sado që u mbrojt fort se shmangu humbjen 0-1 ndaj Dortmundit. Dy duelet e fundit të mbrëmjes së djeshme, ato të grupit D, nuk patën surpriza. Gallatasarai mundi Lokomotivën e Moskës 3-0, kurse Shalke barazoi 1-1 me Porton.

Adriatik BALLA

Ndeshjet

Grupi A

Klub Bruzh-Dortmund           0-1

Monako-Atletiko Madrid       1-2

Grupi B

Inter-Totenhem                       2-1

Barcelona-PSV Eindhoven     4-0

Grupi C

Crvena Zvezda-Napoli            0-0

Liverpul-PSG                          3-2

Grupi D

Gallatasarai-Lokomotiva Moskë         3-0

Shalke-Porto                           1-1

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 23

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/12/2018 - 10:32

Manchester United nuk ka humbur dhe kohë dhe menjëherë pas shkarkimit të Mourinhos, ka gjetur trajnerin e ri.
 
Drejtuesit kanë vendosur t’ia besojnë stolin një ish-legjende.

Postuar: 19/12/2018 - 07:46

Dy ditë më parë lajmi se Michael Schumacher kishte dalë nga gjendja e komës dhe mund të ecte bë

Postuar: 19/12/2018 - 07:19

Mançester Junajtid po përjeton një periudhë të trazuar, për shkak të pozitiva të dobëta në rendit

Postuar: 19/12/2018 - 07:17

Elseid Hysaj mbetet “as këndej e as andej”.

Postuar: 19/12/2018 - 07:16

Kategoria Superiore ka hyrë në një fazë interesante të saj, ku ekipet po përpiqen të bëjnë maksim

Postuar: 18/12/2018 - 20:04

Pas deklaratave të bëra nga Wanda Nara në emisionin “Tiki Taka” mbi Mauro Icardi-n (&

Postuar: 18/12/2018 - 19:25

Manchester United me një status në “Twitter” njoftoi sot ndërprerjen e marrëveshjes m