Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Liverpuli vijon marshimin në Premier League, shkatërron Sauthempton dhe ruan kreun

Postuar: 23/09/2018 - 07:51

Shqiptari Xherdan Shaqiri rezultoi deciziv dje në fitoren e madhe të Liverpulit. Kosovari që është pjesë e përfaqësueses së Zvicrës zhvilloi një ndeshje të madhe dhe pavarësisht se nuk shënoi vetë, “gatoi” dy prej tre golave të fitores së Liverpulit në ndeshjen kundër Sauthemptonit, një fitore që i jep vlertë suksesit të “reds”-ave anglezë në këtë pjesë të parë të Premier League këtë edicion. Gjashtë ndeshje, gjashtë fitore,e nuk kishte si të mos ishte starti më i mirë për Liverpulin ndër vite.

Kjo mundësohet falë edhe një skuadre agresive, të përgatitur fizikisht dhe me teknikë të lartë, por edhe falë një trajneri punëtor e energjik si Jurgen Klop. Pra, Liverpuli është një “rul” që shtyp çdo kundërshtar që i del përpara në Premier League dhe rezultatet e deritanishme në gjashtë javë garë e tregojnë më së miri këtë. Na kuadër të javës së gjashtë të Premier League, “The Reds” iu imponuan 3-0 Sauthemptonit, duke e siguruar fitoren që në pjesën e parë. Hoedt devijoi në portën e tij në minutën e 10-të, pas një harkimi të Xherdan Shaqirit, që me të drejtë festoi sikur të kishte shënuar ai. Në të 21-ën, Matip kërceu bukur me kokë pas një këndoreje, duke i çuar shifrat në 2-0, ndërsa në fund të pjesës së parë Mohamed Salah shtyu mbi vijën fatale topin e përplasur në traversë, pas një ekzekutimi mjeshtëror të goditjes së lirë nga Xherdan Shaqiri.

Edhe pse nuk figuron te lista e golashënuesve, dy nga tre golat e Liverpulit lindën nga këmbët e tij. duhet thënë se Liverpuli mban tani kreun e renditjes me 18 pikë, shkëputur me dy pikë nga Mançester Siti i vendit të dytë, por me rrezikun që mund të barazohet në kryesim nga Çelsi i cili do ta luajë ndeshjen e tij ditën e sotme. Ndërkohë, në ndeshjet e tjera pati surpriza të bukura, ku spikatën jo vetëm fitoren e thella të Bërnlit e të Mançester Sitit, por edhe dështimi i Mançester Junajtid në një ndeshje ku i iku fitorja nga duart. Mançester Siti shkatërroi 0-5 Kardifin në transfertë, duke e kthyer në stërvitore sfidën me skuadrën uellsiane. Në pjesën e parë shënuan Aguero, Silva dhe Gundogan, ndërsa gjatë 45 minutave të dyta e gjeti dy herë rrjetën për “qytetarët” Mahrez. Ndërkohë, skuadra e Hoze Murinjos ngec sërish dhe këtë herë është e dhimbshme sepse barazon ndeshjen në një kohë që ishte në epërsi deri në minutën e 70-të. Pra tjetër hap i gabuar i Mançester Junajtid në “Old Trafford”, këtë radhë ndaj Uolves.

Goli i realizuar nga Fred që në minutën e 18-të dha përshtypjen se “Djajtë e Kuq” do të merrnin një fitore të lehtë, por nuk rezultoi kështu. Në pjesën e dytë Uolves barazoi me Mutinjon, duke e mbrojtur deri në fund rezultatin, për të ikur me një pikë nga “Old Trafford”. Në takimet e tjera Bërnli shkatërroi 4-0 Bournemuthin, Krystal Palace-Njukasëll përfundoi 0-0 dhe Leicester-Hudersfield 3-1. Në mbrëmje vonë, Totenhemi më në fund i iku krizës, sepse mundi në transfertë Brightonin 2-1, duke shpëtuar edhe pankinën e trajnerit Mauricio Poçetino./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 23

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/12/2018 - 07:46

Dy ditë më parë lajmi se Michael Schumacher kishte dalë nga gjendja e komës dhe mund të ecte bëri xhiron e mediave botërore.

Postuar: 19/12/2018 - 07:19

Mançester Junajtid po përjeton një periudhë të trazuar, për shkak të pozitiva të dobëta në rendit

Postuar: 19/12/2018 - 07:17

Elseid Hysaj mbetet “as këndej e as andej”.

Postuar: 19/12/2018 - 07:16

Kategoria Superiore ka hyrë në një fazë interesante të saj, ku ekipet po përpiqen të bëjnë maksim

Postuar: 18/12/2018 - 20:04

Pas deklaratave të bëra nga Wanda Nara në emisionin “Tiki Taka” mbi Mauro Icardi-n (&

Postuar: 18/12/2018 - 19:25

Manchester United me një status në “Twitter” njoftoi sot ndërprerjen e marrëveshjes m

Postuar: 18/12/2018 - 18:34

 Fitimi i çmimeve individuale është kthyer në një monotoni për Lionel Messin, i cili ka kole