BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Sport

Liverpuli zhgënjen në Premier League, vetëm barazim me Kristal Palace

Liverpuli zhgënjen në Premier League, vetëm barazim me Kristal

Kampionati anglez vijon të dhurojë emocione dhe gara për kreun e ligës vijon të jetë e hapur dhe me shumë enigma, aq sa duket se rivaliteti për titull do të zgjasë deri në vërshëllimën e fundit. Dje pati dhe surpriza në rezultat, që mund të kenë pasoja për njërën prej skuadrave pretendente për titullin. Kështu, Liverpuli ka bërë një hap prapa në garën për titullin e kampionit, duke pësuar humbje nga Kristal Palace. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop u mposht në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Premierligë. Takimi në “Anfield” u mbyll me fitoren minimale 0:1 të mysafirëve. Ebereçi Eze (14’) realizoi golin e tri pikëve për “Shqiponjat”. Liverpuli tani është i treti në tabelë me 71 pikë, dy më pak se lideri, Mançester Siti. Arsenali ka 71 gjithashtu, por ende nuk ka zhvilluar ndeshjen e kësaj jave. Kristal Palace ndodhet në pozitën e 14-të me 33 pikë të grumbulluara. Pas ndeshjes së djeshme, trajneri Jurgen Klop nuk e fshehur zhgënjimin e tij, duke thënë se ai dhe skuadra tani ndiheshin si mbeturina. “Ne kishim shumë mundësi të pastra shënimi. Kishim atë të Kurtis Xhons. Kishim atë të Nunjezit. Nëse do ta çonte topin pak më në cep, portieri nuk do të kishte asnjë shans. E njëjta gjë edhe për rastin e Diego Zhotës. Pastaj shansi i Muhamed Salah, që goditi një lojtar të Palasit në vijën fatale. Është e paimagjinueshme se si nuk mundëm të shënonim. Ne kishim edhe momente të tjera dhe po flasim vetëm për rastet e pastra. Kështu është. Ne ndihemi si mbeturina dhe na duhet pak kohë që të marrim veten. Është një moment shumë i keq. Është disfata e dytë në shtëpi rresht dhe nuk jemi mësuar me këtë. Ne duhet të shohim se si do të përgjigjemi. Duhet të punojmë. Do e bëjmë, sigurisht. Por nuk mund ta them këtë tani që sezoni po mbaron. Nuk është momenti”, theksoi Klop. Ndërkohë, Fulham bind me rezultatin 0-2 në transfertën e Uest Hem, takim i vlefshëm për raundin e 33-të të Premier League. Miqtë zhbllokuan takimin në minutën e 9-të me Pereirën, që zhbllokoi sfidën dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1. Në fraksinon e dytë protagonist ishte po Pereira, i cili shënoi golin e dytë dhe të fundit të kësaj sfide në minutën e 72-të. Sa i përket sulmuesit të kombëtares shqiptare, Armando Broja u aktivizua në minutën e 90+2’ në vend të Rodrigo Muniz. Pas këtij takimi Uest Hem renditet në vend të tetë me 48 pikë, teksa Fulham në vend të 12-të me 42 pikë.