BREAKING NEWS

Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar me COVID

Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria
x

Sport

Liverpulit i ikën fitorja nga duart, por “reds”-at mbeten në krye të Premier League

Liverpulit i ikën fitorja nga duart, por “reds”-at mbeten

Skuadra e trajnerit Jurgen Klop barazoi 1-1 me Uest Bromuiç Albionin, në një takim të dominuar tërësisht, por të menaxhuar keq nga lojtarët e Liverpulit

Premier League angleze po luan ndeshjet e javës së 15-të të saj, ku nuk munguan surprizat dhe emocionet e ku mbrëmë pati vërtet njjë rezultat befasues. Liverpuli mbajtës në fuqi i titullit kampion dhe njëherësh i pozicionuar në krye të renditjes, nuk arriti të shkëputet në klasifikim, duke shpërdoruar rastin e madh në fushën e tij e duke barazuar 1-1 me Uest Bromuiç Albionin, një skuadër që në letër nuk shihej aspak favorite që mund të dilte me pikë nga kjo transfertë. Edhe pse “reds”-at shënuan të parët dhe ishin pranë fitores, një zhgënjim në fund vihej re qartë në fytyrat e tyre. Tani Evertoni, Mançester Junajtid, Leicesteri apo Mançester Siti kanë një shans të afrohen në klasifikim, duke e vendosur nën presion skuadrën e trajnerit gjerman, Jurgen Klop. Kështu, në kuadër të xhiros së 15-të në kampionatin anglez, Premier League, Liverpuli ka dështuar që ti fitojë tri pikë në “Anfield Road”, edhe pse luajti me vendin e fundit në Premier Ligë. Mane (12’) dhe Ajayi nga Uest Brom (82’). Liverpul nuk ka arritur që ta mposht Uest Bromin në shtëpi edhe pse ata luajtën më mirë dhe kishin mundësi të shumta për të shënuar. Liverpul ishte më i mirë gjatë gjithë këtij takimi dhe kishte posedimin e topit në masën 77 për qind. Se Liverpul e dominoi këtë takim tregojnë se ata patën 17 tentime për gol. Sadio Mane shënoi gol në minutën e 12-të për Liverpul. Me vetëm një gol të shënuar përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë Liverpul tentoi më shumë për gol por nuk arriti që të shënonte atë. Uest Brom shfrytëzoi mirë një ndërprerje për të shënuar gol në minutën 82, ku gol do të shënonte gol Semi Ajayi. Ky barazim e lë më 32 pikë Liverpulin në vendin e parë derisa Uest Brom mbetet në vendin e 19 me vetëm 8 pikë. Ndërkohë, po në Premier Lreague angleze, Lids Junajtid mundi me vështirësi Bërnlin me rezultatin 1-0, duke bërë progres në tabelën e renditjes, kurse sfida e vështirë mes Uest Hemit dhe Brajtonit përfundoi në barazim 2-2, një pikë për secilën skuadër që nuk luan shumë rol në tabelën e klasifikimit. Edhe pse barazoi në takimin e djeshëm, Liverpuli vijon ta mbajë kreun e renditjes pas javës së 15-të në Premier League, me 32 pikë, 3 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt që është Evertoni i trajnerit Karlo Ançeloti. Duhet thënë se fare pranë në renditje janë edhe Leicester dhe Mançester Junajtid që kanë respektivisht 28 dhe 27 pikë, kurse Mançester Siti i Pep Guardiolës ka 26 pikë, por me një ndeshje më pak. Gjithçka e hapur për titullin, por barazimi dje në fund ndaj Uest Bromuiçit, i la një shije të hidhur veçmas trajnerit Jurgen Klop, i cili humbi shansin të shkëputej me 5 pikë nga ndjekësi i vendit të dytë, një shkëputje që mund ta ndihmonte skuadrën e kuqe angleze të ecte përpara në objektivat e saj sezonalë për të fituar sërish titullin kampion. E megjithatë, Liverpul mbetet në vendin e parë më tri pikë më shumë se Everton që janë në vendin e dytë dhe fakti që është në krye tregon se Juren Klop e ka edhe këtë edicion shansin ta fitojë titullin kampion me “të kuqtë” anglezë.