BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Sport

Lojë e Ibrës me Mbapenë: E këshillova të shkonte tek Reali i Madridit, pastaj i telefonova PSG-së të mos e shiste

Lojë e Ibrës me Mbapenë: E këshillova të shkonte tek

Sulmuesi i Milanit zbulon në intervistën e dhënë për “Corriere della Sera” se kishte këshilluar largimin e Mbapesë, por u bë pishman

Sulmuesi shtatlartë i Milanit dhe kombëtares suedeze, veterani Zlatan Ibrahimoviç befason sa herë që flet për karrierën e tij dhe sidomos për marrëdhëniet e tensionuara me disa lojtarë. Jë pjesë i ka bërë miq, por ka të tjerë që kanë përfunduar në spital prej tij. Ndërkohë, një lojë e re e tij me sulmuesin e talentuar të PSG-së Kilian Mbape ka ndodhur para pak kohësh. Kështu, Zlatan e ka pranuar se e kishte këshilluar Kilian Mbapenë të largohej nga Paris San Zhermen dhe t’i bashkohej Real Madridit. Për Mbapenë është përfolur shumë se mund t’i bashkohet Real Madridit dhe Ibrahimoviç beson se 22-vjeçari mund të shkëlqejë në një mjedis si “Santiago Bernabeu”. Reali i Madridit i bëri tri oferta luksoze për Mbapen gjatë verës së kaluar, por PSG-ja ia hodhi poshtë ato. Madridi pritet të kthehet për Mbapenë në janar, apo më së largu verën e ardhshme kur marrëveshja e francezit me PSG-në mbaron dhe ai bëhet lojtar i lirë. “Është e vërtetë që e këshillova atë të largohet nga klubi”, tha Ibrahimoviç i pyetur nga e përditshmja italiane “Correire della Sera” nëse i ka thënë Mbapes të largohet. Ibra, i cili i ka bërë 180 paraqitje për PSG-në, zbuloi se më vonë i kishte thënë presidentit të PSG-së, Naser Al-Khelaifi, se do të ishte budallallëk nëse do ta linte Mbapen të largohej. “Mbape ka nevojë për një mjedis më të organizuar, si ai në Real Madrid. Por pastaj i thashë presidentit të PSG-së të mos e shiste”, shtoi ai. Mbape iu bashkua PSG-së në vitin 2017 në një marrëveshje huazimi nga Monako fillimisht, para se të nënshkruante kontratë afatgjate. Sulmuesi 40-vjeçar zbuloi se kishte qenë shumë mik me Lukakun dhe se ishte përfshirë në debat për të mbrojtur shokët e skuadrës, teksa rrëfeu edhe një histori interesante me ritualet që ndjek mamaja e sulmuesit belg. “Lukaku u kap fillimisht me Saelemaekers e më pas me Romanjolin, ndaj unë ndërhyra për të mbrojtur shokët e mi, por ai më sulmoi në planin personal. Te Mançesteri kemi qenë shumë miq dhe sa i përket bastit për stopimin e topit, është e vërtetë, madje edhe që Lukaku e ka pranuar sfidën. Ai ka një ego shumë të fortë, mendon që është futbollist i madh dhe është vërtetë shumë I fortë. Por unë jam rritur në getot e Malmoes dhe kur dikush më vjen përballë me kokën ulur, i tregoj vendin, ndaj Lukakun e godita në pikën e tij më të dobët, ritualet e mamasë së tij. Megjithatë ne humbëm derbin, unë u ndëshkova me karton të kuq dhe më pas u dëmtova, ndaj mendova se ritualet kishin bërë efektin e vet dhe u kërkova miqve të mi besimtarë që të luteshin për mua”, theksoi më tej Ibrahimoviç.