
Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët, te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Lojërat Mesdhetare konfirmuan Luiza Gegën si sportisten më të mirë e vendit, shtangisti Qerimaj veteran i medaljeve

Shkruar nga Adriatik BALLA 4 Korrik 2022

Luiza Gega është krenari e sportit tonë dhe njëherësh atlete fenomenale e nga më të mirat në botë në garën e 3 mijë metrave me pengesa, duke u konfirmuar kështu si atlete e rekordeve, gjë që e vuri në pah edhe në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Algjeri, ku jo vetëm fitoi medaljen e artyë, por theu rekordin kombëtar dhe njëherësh vuri rekord të ri të lojërave mesdhetare. E thënë me fjalë të tjera, Luiza gega është një superatlete që vetëm tfhyen rekorde. Kujtojmë që në këto gjashtë mkuaj të parë të vitit ka thyer 6 rekorde kombëtare në garat e ndryshme ku merr pjesë, e me siguri që është një pretendente për medalje edhe në Botërorin e atletikës që do të zhvillohet pas pak ditësh. Trajneri i saj, Taulant Stërmasi, është shprehur optimist për realizimin e një suksesi historik. Ndërkohë, Erkand Qerimaj konfirmohet si një prej shtangistëve më të mirë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Mesdhe. Ai fitoi medalje argjendi nga Lojërat mesdhetare të Oranit në Algjeri, duke dëshmuar se është sportist me rezultate të qëndrueshme.
Qëndrimi i kreut të KOKSH Ylli dhe kryebashkiakut Veliaj
Nga Orani i Algjerisë, ku po zhvillohen Lojërat Mesdhetare, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ndihet krenar për performancën e sportistëve shqiptarë, të cilët i dhanë 4 medalje Shqipërisë. Kryebashkiaku ndoqi dje nga afër garën e peshëngritësit Erkand Qerimaj, i cili mori medaljen e argjendtë, por ndërkaq shtoi se këto lojra ishin një sukses për Sport Klubin Tirana. “Për fatin tonë, të 4 medalistët shqiptarë janë sportistë të Sport Klub Tirana. Ndaj, jam shumë krenar për gjithë përformancën e ekipit. Fakti që sot kthehemi në Tiranë me 4 medalje – dy në mundje, një në peshëngritje dhe Luiza në atletikë – më inkurajon mua si kryetar bashkie”, u shpreh Veliaj. Kryebashkiaku shtoi se nëse vazhdohet me këtë ritëm, jo vetëm medaljet do të vijnë, por kështu inkurajojmë edhe masivizimin e sportit. “Kjo është arsyeja pse jemi duke folur për kthimin e traditës së klasave sportive, të cilat janë fidanishtja që na ndihmon të spikatim talentet, që pastaj sjellin medaljet për Shqipërinë. Unë si drejtues i skuadrës së Tiranës ndihem super krenar që të 4 medaljet erdhën nga skuadra jonë. Për sa kohë kemi ngritur këtë nivel, është ndoshta momenti t’i ftojmë bashkitë e tjera, që brenda mundësive të investojnë tek sporti, si diçka që jo vetëm rrit reputacionin e atij qyteti, por reputacionin e të gjithë vendit”, vijoi kreu i Bashkisë. Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë, Fidel Ylli tha se të gjitha bashkitë e Shqipërisë duhet të marrin shembull nga Bashkia e Tiranës që ka ngritur nivelin e sportit. “Të marrin shembull nga bashkia juaj, që e keni ngritur nivelin, jo vetëm se keni sportistët më të mirë, por që investoni miliona dollarë për lëvizjen olimpike në shkolla, për ekipet sportive jo vetëm të volejbollit, basketbollit, por të gjithë sportistët elitarë, paguhen trajnerët e tyre, prandaj ne kemi këtë cilësi”, nënvizoi kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli.
Më të lexuarat


Silvinjo zbulon tre lojtarët e rinj që po i ndjek për t’i ftuar në Kombëtare

Pioli mbron Milanin: Ishim superiorë në Champions ndaj Njukasëllit, skuadra ime e mban kokën lart

Partizani bëhet gati për duelin derbi me Dinamon, Zekiç ka gati një grup të plotë

Interi beson përsëri te mrekullia në Champions, caktohet premio e lojtarëve për…

UEFA “mbylli sytë” për Rumaninë, reagon FFK

Nisja më e dobët në elitë, tani Kukësit nuk i lejohet më asnjë hap i gabuar

Çfarë ndodhi? UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro

UEFA toleron mesazhet “Kosova është Serbi”, ja dënimi qesharak që dha për Rumaninë

Shehi ogur i mirë për Tiranën, nisin përgatitjet për derbin kryeqytetas

Ish deputeti i shkruan letër Armand Dukës: Unë jam më i mirë se stafi teknik i kombëtares shqiptare, ju tregoj si të stërviten lojtarët për Çekinë
