BREAKING NEWS

“Lamtumirë Komandanti i QBO”/ Ndahet papritur nga jeta koloneli i njohur, Petro Koçi jep lajmin e hidhur: Parajsa u takon burrave si ti!

“Lamtumirë Komandanti i QBO”/ Ndahet papritur nga jeta koloneli
x

Sport

Lojtarë jashtë forme dhe pa skuadër, Reja zbarkon në gusht në Tiranë për revolucionin e të rinjve

Lojtarë jashtë forme dhe pa skuadër, Reja zbarkon në gusht

Trajneri Edi Reja do të zbarkojë në gusht në Tiranë, me idenë e zbatimit të planeve të tij për të revolucionarizuar ekipin në aspektin afatgjatë, duke gërshetuar elementët, por me theks të veçantë për të ingranuar të rinjtë e perspektivës, si pjesë e projektit të tij katërvjeçar që ka në kontratë me FSHF-në. Por Reja do të përballet me pengesa dhe vështirësi serioze. Shumë lojtarë titullarë dhe veteranë të ekipit janë ose jashtë forme ose pa skuadër. Të tillë janë Sadiku, Hysaj (as këndej e as andej), Veseli, Llullaku, Cikalleshi, Balaj, Memushaj, Etrit Berisha etj. Mbetet të shihet si do të veprojë ai, por kur sheh Llullakun të kthehet në kampionatin shqiptar, duket më shumë regres sesa progres. Sidoqoftë, për Rejën ka ende kohë të konkretizojë idetë e tij. dalja në skenë e lojtarëve të rinj që janë grumbulluar nga ekipe të mëdha si Vrioni tek Juventusi, Kumbulla tek Verona, Broja tek Çelsi etj, janë dëshmi se tekniku mund ta nisë që në vjeshtë revolucionin e tij të premtuar.

Llullaku zgjedh Superligën e Shqipërisë: Dua kontratë mbi 1 vit

Azdren Llullaku ka përfunduar kontratën me Shaktjor Soligorsk e tashmë është një futbollist i lirë. Për sulmuesin ka interes edhe nga ana e klubit të Kukësit e vetë Llullaku pranon se është në bisedime me verilindorët. Duke folur për “Fax Sport”, ai hedh dritë mbi disa tema rreth karrierës së tij dhe Kombëtares. “Jam ende në Rumani dhe diçka po lëviz, por jam në pritje. Nuk ka shumë prej momentit kur ndërpreva kontratën në Bjellorusi, por po presim. Ka pasur dhe ka bisedime me Kukësin, tani po pres. Duhet të mendoj për më të mirën për veten dhe familjen. Interesi për në Shqipëri ka qenë edhe më parë, tani të shikojmë. Do më pëlqente të luaja në Shqipëri dhe është kampionat i fortë. Kukësi do luaj edhe në Europë, e mund të jetë variant i mirë. Duhet të bisedojmë sa më mirë për të gjithë gjërat, duhet të mendojmë mirë. Dëshira është”, tha ai. Llullaku komentoi edhe ardhjen e Skënder Gegës në krye të skuadrës së Kukësit. “Menaxheri më tregoi se është një trajner shumë i mirë dhe kjo është pozitive. Menaxheri ka kontakte çdo ditë me Kukësin dhe m’i tregon të gjitha. Duhet të pres edhe pak të shikoj variantet e tjera, por interesi nga të dy anët është”, nënvizoi ai. Një lëvizje e mëparshme e tij në Superligë është pritur, por kjo nuk ndodhi dhe sulmuesi i krahut i sqaron arsyet. “U transferova te Shaktjor se ishte edhe Bakaj. Por, nuk më eci mirë si nuk më eci mirë edhe në Kazakistan. Mentaliteti i ndryshëm dhe ka qenë edhe faji im. Në të ardhmen nuk do të zgjedhë vende që nuk janë në të njëjtin mentalitet me mua”, vijoi ai. Më tej Llullaku komenton raportet e tij. “E kam ndjekur edhe para se të shkoja te Soligorsk, është një çun shumë i mirë dhe një futbollist i mirë. Më vjen keq se ka pasur dëmtimin dhe shpresoj të kthehet së shpejti. Më foli shumë mirë për Bjellorusinë dhe ka pasur të drejtë se kushtet sportive ishin të mira”, theksoi sulmuesi. Rikthehet sërish në bisedë për Kukësin. “Duhet të bisedojmë edhe më mirë. Në vitet e fundit kam ndërruar shumë ekipe. Gruan e kam shtatzënë, nuk dua të lëviz shumë, jam 32-vjeç dhe po mendoj për një kontratë më të gjatë. Superiorja? Më duket shumë i mirë. Ekipe të forta dhe lojtarë me vlerë. Është një motiv të vij në Shqipëri”. Në Bjellorusi nuk u ndal prej koronavirusit, a kishit frikë? “Nuk u ndërpre, ishte edhe me tifozë. Njerëzit ishin në restorante pa problem. Unë e kam familjen në Itali dhe e dija mirë se çfarë do të thoshte. Pak frikë ka qenë. Por, aty nuk kishte frikë. U mundoja të ruhesha, pas stërvitjes shkoja në shtëpi”. Një koment i tij për Kombëtaren nuk mungoi dhe sulmuesi ka pikëpamjen e tij për këtë çështje. “Më vjen keq që nuk e kam veshur më shumë fanellën e kombëtares. Por, ky është futbolli. Për fajin tim nuk kam qëndruar në kombëtare. Por, mund të kem mundësi përsëri. Tani nuk kam pasur minuta, po kur të filloj sezoni të shohim. Reja më duket një trajner profesionist dhe shpresoj të vazhdoj sa më shumë. Kombëtarja ka vlera të mëdha. I ka pasur edhe më parë”, u shpreh Llullaku.