
Emrat/ Tensionet në PD, dy deputetë japin dorëheqjen nga Kryesia

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit te tenderi me vlerë 22 mln lekë, Klodiana Lala zbardh dosjen e plotë që ‘fundosi’ ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe anëtarëve që votuan pro dhe kundër hapjes së garës për kreun e PD

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u arrestuan dje nga SPAK

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të ‘zbarkojë’ sot në SPAK

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen' reagimin e Ramës: Loja e fjalëve që bëri kryeministri...

Lojtarët më të paguar në Francë, dominon treshja e sulmit të Paris San Zhermen

Shkruar nga Adriatik BALLA 31 Mars 2023

Kristiano Ronaldo duket të jetë lojtari më i paguar në botë pas kalimit në Arabinë Saudite, por në Europë, duket se prioritetin e pagesave po e merr një klub sheikësh në Francë. Paris San Zhermen ka disa prej lojtarëve më të paguar në botë. Gazeta prestigjioze franceze, “L’Equipe”, ka publikuar artikullin vjetor mbi pagat e lojtarëve të Ligue 1. Siç pritej, lojtarët e PSG-së janë atë që fitojnë më së shumti në kampionatin francez. Kilian Mbape kryeson listën. Pas nënshkrimit të kontratës së re në verën e vitit 2022 me “parizienët” 24-vjeçari fiton 6 milion euro në muaj. E thënë thjeshtë, sulmuesi i lindur në Paris është futbollisti më i paguar në pesë kampionatet kryesore europiane. Por jo vetëm kaq, pasi “L’Equipe” pretendon se në rast se Mbape do të zbatojë marrëveshjen për ta zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2025, atëherë ai do të përfitojë një tarifë nënshkrimi prej 60 milion eurosh, si dhe një bonus besnikërie prej 70 milion eurosh. Tarifat e sipërpërmendura nuk përfshijnë fitimet e Mbape nga sponsorët. Podiumi plotësohet nga Nejmar dhe Mesi. Braziliani vjen menjëherë pas Mbape, teksa fitimet e tij mujore te Paris San Zhermen shkojnë në 3 milion e 675 mijë euro në muaj. Edhe pse në moshën 35-vjeçare, shtatë herë fituesi i Topit të Artë Lionel Mesi mbetet një më të paguarit në botë. Në Ligue 1, argjentinasi fiton 3 milion e 375 mijë euro në muaj. Lista deri në top 10 plotësohet nga lojtarët e kampionëve në fuqi të Francës, ndërsa menjëherë më pas vjen Ben Jeder i Monako me 650 mijë euro në muaj. Edhe njëherë tjetër konfirmohet dominimi absolut i Paris San Zhermen në Francë. Megjithatë pavarësisht se “parizienët” kanë në organikë lojtarë të mirëpaguar edhe këtë sezon dështuan për të fituar trofeun më të rëndësishëm europian. Ndërkohë, Mesi, si një nga futbollistët më të paguar në Francë e në botë, mund të largohet në fund të sezonit, me disa opsione, ku sigurisht do të zgjedhë atë që paguan më shumë. por ai ka ambicie edhe për të fituar një Botëror tjetër. Ai triumf në Katar i ka shijuar aq shumë sa “Pleshti” tashmë kërkon që ta përsëritë edhe një herë. Sipas mediave spanjolle, plani i tij për të ardhmen sheh pikërisht nga Botërori 2026, kur mendon se do të jetë edhe fundi i karrierës së tij. Iberikët janë të bindur se ky vendim i jep fund ëndrrës së tifozëve të Barcelonës për ta parë edhe një herë me fanellën e tyre, pasi ai po planifikon edhe një tjetër sezon te PSG. Më pas, karrierën do ta vazhdojë deri në vitin 2026 në SHBA, në kampionatin amerikan, për të përgatitur sa më mirë pjesëmarrjen në Kupën e Botës e cila zhvillohet pikërisht në këtë vend.
Më të lexuarat


Largohet Maldini, milanistët të shtangur nga vendimi i papritur nga klubi

Migen Memelli firmos me Vllazninë, premton t’i kthejë Shkodrës titullin kampion

Jani Nano: Në Sport më shumë se shpërblimi duhet vlerësimi, nëse nuk funksionon i bie të ketë dështuar sistemi

Gjithçka bëhet zyrtare/ Benzema firmos me kampionët e Al-Ittihad, nuk do ta besoni sa pritet të paguhet në sezon

Humbje e madhe për futbollin, humb jetën në një aksident të tmerrshëm talenti 18-vjeçar

Ndeshja e shekullit!/ Zbulohet plani i Arabisë Saudite: Ronaldo, Messi, Benzema dhe shumë yje të tjerë kundër...

Babai i Mesit takon Laportën, argjentinasi mund të kthehet tek Barça, tifozët në delir

Silvinjo: Rruga e kualifikimit është e gjatë, por 7 ndeshjet do t’i konsiderojmë si 7 finale

Igli Tare largohet nga Lacio, mesazh falënderimi për klubin dhe presidentin Lotito

Pas largimit nga PSG, babai i Messit zbulon se ku do ta shohim sëshpejti yllin argjentinas
