BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Sport

Lorenc Trashi kontratë “sheikësh” në Kuvajt, ja prapaskenat që çuan në transferimin e “yllit” të Partizanit

Lorenc Trashi kontratë “sheikësh” në Kuvajt, ja

Lojtarët e kampionatit shqiptar rrallë çajnë në klube të mëdha europiane dhe kjo nuk lidhet me aftësitë sesa me kushtet e reklamimit dhe menaxhimit në treg. Sidoqoftë, një pjesë futbollistësh ia kanë dalë të shkojnë jashtë vendit e të ballafaqohen me dinjitet në kampionate më cilësore, duke i dhënë drejtim karrierës së tyre. Së fundmi vjen një lajm i madh për një nga futbollistët cilësor të kampionatit, pikërisht Lorenc Trashin, i cili është edhe lojtari më i rëndësishëm i Partizanit dhe njëherësh futbollist i skuadrës kombëtare. Trashi nuk u mendua dy herë, por vendosi firmën mbi kontratën më të shtrenjtë të karrierës. Mbrojtësi i krahut është lojtar i skuadrës më të titulluar në Kuvajt, Qadsia. Ditën e sotme është hulumtuar dhe janë zbuluar edhe shifrat e transferimit të tij. Më i fituari del vetë lojtari, i cili ka firmosur kontratë për pesë vite dhe do të përfitojë plot 200 mijë dollarë në sezon. Vetë klubi i Partizanit largon një prej më të mirëve, por arrin të arkëtojë 250 mijë dollarë, një shifër jo e ulët për një lojtar në moshën e Trashit, i cili ka luajtur vetëm në Kategorinë Superiore.

Reagimi i klubit të Partizanit

Menjëherë sapo lajmi doli nga burimet pranë futbollistit, ishte vetë klubi i kuq që njoftoi se Trashi do të luante në Kuvajt, madje klubi bëri një njoftim goxha të imtësishëm për këtë çështje. “Klubi njofton sot arritjen e marrëveshjes të transferimit me titull definitiv të Lorenc Trashit në ekipin Al Qadsia Sporting Club të Kuvajtit. Për shkak të kufizimeve të lëvizjeve drejt Kuvajtit, situatë e krijuar nga COVID-19, Lorenc Trashi pritet t’i bashkohet ekipit 16 herë kampion të Premier Ligës së Kuvajtit sapo këto kufizime do të hiqen. Titullari i kuq, pasi të kryejë vizitat mjekësore do të bashkohet me klubin Al Qadsia, me të cilin ka nënshkruar një kontrate 5 vjeçare. 28 vjeçari i cili u shpall kampion i Shqipërisë dhe fitoi edhe trofeun e Superkupës me Partizanin, do të jetë në dispozicion të skuadrës edhe për disa ndeshje për këtë sezon futbollistik, për të vijuar më pas aventurën e tij të re në Kuvajt. Pas 6 vitesh me të kuqtë skuadër me të cilën dhuroi performanca shumë pozitive, duke qenë njëkohësisht edhe pjesë e ekipit tonë përfaqësues, Trashi tashmë do të provoj edhe eksperiencën e tij të parë jashtë vendit në radhët e Al Qadsia Sporting Club klubi më i titullar në futbollin e Kuvajtit. FK Partizani dëshiron të falënderoj Lorenc Trashin për kontributin që ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve me fanellën e kuqe duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re”, shkruhet në njoftimin e të kuqve.

Reagimi i Trashit

Pas arritjes së marrëveshjes reagoi me anë të një mesazhi edhe vetë mesfushori Trashi. “Dua t’ju njoftoj te gjithëve se që nga dje kam arritur marrëveshjen me klubin më të madh në Kuvajt Al-QADSIA CLUB dhe do jem pjesë e tyre për 5 sezone. Dua të falënderoj presidentin Demi për “OK” që më dha për këtë transferim dhe çdo gjë që ka bërë për mua në këto 6 vite si pjesë e Partizanit. Falënderoj menaxherin tim që bëri te mundur këtë transferim Franci Bode. Patjetër të gjithë stafin e Partizanit nga i pari tek i fundit, i falënderoj për çdo moment që kemi kaluar së bashku në të mirë e në të keqe kemi qenë një familje e madhe bashkë. S’mund te harroj protagonistët kryesor nga këto 6 vite më të bukura, tifozët e Partizanit. Faleminderit për mbështetjen që më keni dhënë në çdo moment të keq dhe të mirë dhe faleminderit qe keni treguar një respekt shumë të madh për mua. Faleminderit për prezencën tuaj në stadium dhe faleminderit grupimit më të madh në Shqipëri “Ultras Guerrils”, pa ju nuk ka kuptim asgjë, ju i jepni fuqi ekipit dhe e motivoni për te dhënë maksimumin çdo lojtar që vesh atë fanelle te rëndë të Partizanit , faleminderit “Ultra Guerrils” faleminderit! Gjithashtu familja ime që nuk ka reshtur kurrë duke më mbështetur. Prindërit e mi, motrat e mia dhe e fejuara ime qe kanë qenë pranë meje ditë, natë me problemet dhe gëzimet e mia, duke me motivuar që unë të arrij objektivat e mia. Faleminderit !! Faleminderit Familja e Kuqe e Partizanit, Shpresoj të jemi përsëri së bashku një ditë”, shkruan Trashi.