Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Loret Sadiku: Mora pasaportën, tani pres “ok” nga FIFA të luaj për Shqipërinë

Loret Sadiku: Mora pasaportën, tani pres “ok” nga FIFA të luaj për Shqipërinë

Postuar: 17/09/2013 - 10:58

Kombëtarja Shqiptare i humbi dy ndeshjet vendimtare kualifikuese në grupin E përballë Sllovenisë dhe Islandës e tani gjendet në vendin e parafundit, duke pasur shumë pak shanse për ndonjë surprizë. Gjithsesi, kjo nuk i pengon futbollistët e ndryshëm me origjinë shqiptare që luajnë në Europë të zgjedhin të luajnë për fanellën kuqezi, pra për përfaqësuesen tonë, duke e dëshiruar me të madhe një karrierë me skuadrën kombëtare të Shqipërisë. Natyrisht që ka dhe nga ata elementë që kanë zgjedhur të luajnë për përfaqësueset e tjera, por shumica e të kontaktuarve kanë mbajtur qëndrim pozitiv dhe kjo është në të mirë të së ardhmes së përfaqësueses tonë kuqezi. Disa nga futbollistët që pritet t’i shtohen së afërmi Kombëtares janë Loret Sadiku, Atdhe Nuhiu, Frederik Veseli, Ilir Azemi, Berat Sadik apo dhe ndonjë tjetër për të cilin De Biazi ende nuk është shprehur në mënyrë të qartë.

Mbrojtësi Sadiku gati për Kombëtaren

Loret Sadiku e ka rikonfirmuar dëshirën për të qenë pjesë e skuadrës përfaqësuese të Shqipërisë. Pas dy humbjeve të fundit të kuqezinjve ndaj Sllovenisë dhe Islandës, shumë media suedeze janë rrekur ta intervistojnë duke u mundur ta thumbojnë, me shpresën se 22- vjeçari do të ndryshojë mendim lidhur me zgjedhjen e bërë. Por, qendërmbrojtësi i Helsingborgut ka pohuar se jo vetëm që nuk ka ndërmend të ndryshojë mendim, por do të luftojë edhe për një vend titullar në ekipin përfaqësues, pavarësisht se ai luan në të njëjtin pozicion si Lorik Cana. Kam marrë një vendim dhe jam pajisur edhe me pasaportë shqiptare. Tani po pres edhe lejen e FIFA-s për të qenë në fushë me Shqipërinë. Unë e kam thënë qe tri javë se nuk kam ndërmend të luaj për Suedinë. Ishte një vendim i vështirë, por i rëndësishëm dhe i mirëmenduar nga ana ime. Do të më duhet edhe leja e FIFA-s, pasi kam luajtur më parë për Shpresat e Suedisë për të qenë 100 për qind kuqezi, ka thënë Sadiku. Më tej ai ka treguar edhe emocionet e para teksa ka ndjekur dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë ndaj Sllovenisë dhe Islandës. i ndoqa të dyja takimet. Më erdhi keq për rezultatin dhe faktin që kemi dalë nga lufta për vendin e dytë në grup, megjithatë kjo nuk më bën që të ndryshoj aspak mendim për Shqipërinë. Mesfushor, apo mbrojtës? Unë i bëj të dyja dhe jam gati të stërvitem fort për të fituar një vend titullari te Shqipëria”, tha Sadiku. Duhet thënë se mbrojtësi kishte kohë që “përpëlitej” midis Shqipërisë e Suedisë, por në fund me zemër vendosi të luajë për përfaqësuesen kuqezi. Ai mori ofertë dhe nga suedezët, por në median e tyre deklaroi se ndihej me shpirt një lojtar shqiptar dhe do të kishte kënaqësi të luante vetëm për fanellën e Shqipërisë, pavarësisht se me moshat kishte luajtur për përfaqësuesen suedeze. Një peshë të madhe në vendimin e tij luajti familja e Sadikut, e cila diktoi zgjedhjen pro Kombëtares tonë kuqezi të një mbrojtësi të talentuar dhe me eksperiencë që do të lehtësojë punën e De Biazit në repartin difensiv. Pritet që Sadiku të pasohet edhe nga lojtarë të tjerë shqiptarë që janë në procesin e marrjes së dokumenteve apo dhe në kontakt me zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit. Një punë të mirë në këtë drejtim po bën ish-sulmuesi Alban Bushi, i cili shpesh udhëton enkas në drejtim të vendeve europiane për të bindur futbollistët shqiptarë të rritur në këto vende të pranojnë të luajnë për fanellën kuqezi të Shqipërisë. Adriatik BALLA

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2017 - 08:03

Galeria Kombëtare e Arteve sjell për publikun një ekspozitë me vepra dhe autorë shqiptar nga fondi i saj. Janë 45 piktura dhe 9 skulptura, të cilat kanë një histori të veçantë.

Postuar: 22/07/2017 - 07:55

Trajneri i Kombëtras së Basketbollit Andonis Konstadinidhes është duke punuar intensivisht me grupin prej 17 lojtarësh me të cilët do të përballojë eliminatoret e Botërorit të v

Postuar: 22/07/2017 - 07:53

Pas arritjes së kualifikimit për në turin e tretë të Europa Ligës, Skënderbeu ka arritur një tjetër fitore që është sigurimi i sulmuesit të Prishtinës, Shend Kelmendi.

Postuar: 22/07/2017 - 07:52

Skënderbeu dhe Shkëndija pas kualifikimit për në raundin e tretë të Europa Leagues, janë dy skuadrat që mbajnë akoma lart flamurin shqiptar në Europë, por duke parë ecurinë e ty

Postuar: 22/07/2017 - 07:50

Trajneri i sapozgjedhur i Kombëtares Shqiptare, Kristian Panuçi ka nisur menjëherë punën duke thirrur në një takim trajnerët e kombëtareve të moshave.

Postuar: 22/07/2017 - 07:48

Drejtuesit e Vllaznisë kanë reaguar për procesin gjyqësor mes kompanisë “Gea Sport” immobiliari dhe KF Vllaznia sh.

Postuar: 22/07/2017 - 07:44

Ka dështuar seanca e parë e ballafaqimit në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në Federatën Shqiptare të Futbollit për çështjen e kontratës mes Kukësit dhe mbrojtësit Albi Alla.