Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lorik Cana merr ofertë për drejtues sportiv, pikërisht në Zvicër tek Lozana

Postuar: 13/10/2017 - 07:47

Lojtarët e Kombëtares kanë bërë një paraqitje të mirë me përfaqësuesen në eliminatoret që lamë pas, por këto eliminatore nuk patën në gjirine tyre kapitenin historik të përfaqësueses, Lorik Canën, njeriu që pati kontribut të çmuar në sukseset e eklipit tonë kombëtar në kuadër të eliminatoreve të Europianit të vitit 2016, kur kuqezinjtë u kualifikuar në “Francë-2016” dhe Cana ishte një lider. Më pas erdhi tërheqja, për shkak të një sëmundjeje, por imazhi i Canës është mjaft i përhapur. Mësohets ë fundmi se Cana është pranë njkë marrëveshje me klubin e Lozanës në Zvicër. Dhe pikërisht në këtë klub Cana duket se është shumë pranë marrëveshjes për t’u bërë drejtor sportiv. Lozane ishte klubi para se ish-kapiteni Kombëtares shqiptare të transferohej te PSG. Mësohet se klubi zviceran është gati t’ia ofrojë këtë mundësi dhe prej kohësh është në bisedime me të. Lozanë nuk ka pasur asnjëherë një drejtor sportiv dhe për këtë arsye ka dështuar shpesh në merkato, duke e parë veten vazhdimisht në rrezikun e mbijetesës në elitën e futbollit zviceran. Ndaj presidenti Alen Josef ka nisur bisedimet me ish-mbrojtësin e përfaqësueses kuqezi për t’i besuar këtë detyrë të rëndësishme që po krijon në strukturën e klubit. “Kemi rreth një vit që negociojmë. Në fillim ne ishim gati që t’i jepnim mundësinë që të vinte këtu te ne për të mbyllur karrierën. Tani që ai është shkëputur nga futbolli, kjo nuk do të thotë që profili i tij nuk na intereson më. Ai është një person i cili mund të sjellë një vlerë reale të shtuar në klubin tonë”, tha ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 24

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2018 - 23:33

E dini kush janë dy ekipet e vetme që kanë patur probleme gjatë zhvillimit të Botërorit? Kroaci dhe tashmë Serbia. Arsyeja? E thjeshtë, janë ballkanas.

Postuar: 19/06/2018 - 22:42

Brazili duket se përfundimisht do të luajë pa Neymar ditën e premte përballë Kosta Rikës.

Postuar: 19/06/2018 - 22:23

Autoritetet e sigurisë në Rusi po ndërmarrin të gjitha masat që Kampionati të kalojë pa incidente

Postuar: 19/06/2018 - 22:15

Rusia ka bërë një tjetër fitore të madhe dhe praktikisht ka siguruar kalimin në fazën e nokauto

Postuar: 19/06/2018 - 22:08

Aventura e Egjiptit në Rusi merr fund që sonte.

Postuar: 19/06/2018 - 21:51

Legjenda e Spanjës , Andres Iniesta, ka deklaroi se përfaqësuesja iberike duhet të fitojë me çdo

Postuar: 19/06/2018 - 21:21

Rusia udhëheq ndeshjen me rezultatin 3 me 0 kundër Egjiptit.