
Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Lotito e Tare sërish në divergjenca, shqiptari mund të mos rinovojë kontratën

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Mars 2023

Igli Tare ka qenë shqiptari më i suksesshëm si drejtues i një klubi në Europë. Tare pati fillimisht një karrierë futbollistike që nisi në Shqipëri, vijoi në Gjermani dhe u mbyll me Lacion në Serie A. Ky klub e zgjodhi Taren si drejtor sportiv, dhe menaxhimi që ish-sulmuesi kuqezi i ka bërë klubit lacial është vlerësuar maksimalisht nga kritika sportive italiane e për këtë Tare ka marrë edhe dekorata të ndryshme dhe çmime të ndryshme. Por kur ka kaluar mbi një dekadë që kur e mori këtë detyrë, duket se mes tij e klubit të Lacios kanë nisur divergjencat. Pëshpëritet në mediat italiane se mes Tares dhe presidentit Klaudio Lotito ka një ftohje graduale dhe një largim nga njëri-tjetri, çka nxit idenë e një ndërprerje të kontratës. Edhe më herët është folur për mundësinë e largimit të shqiptarit nga posti i drejtorit sportiv të Lacios, por këtë herë gjërat po shkojnë në këtë drejtim pasi synimet e presidentit Lotito janë për një zëvendësim të shqiptarit me një pjesëtar të familjes. Kështu, mediat italiane kanë zbuluar se lëvizjet e fundit të presidentit Klaudio Lotito, mund të shtyjnë Igli Taren që të refuzojë rinovimin e kontratës që i propozohet. Lotito prej kohësh ka bërë gati një marrëveshje të re trevjeçare me ish-sulmuesin shqiptar, por ky i fundit, sipas “Il Messaggero”, nuk është edhe aq i kënaqur me disa lëvizje që mund të ndikojnë punën e tij në vijim. Lotito është i kënaqur me punën që po bën djali i tij, Enriko, bashkë me Anxhelo Fabianin dhe për të dy pritet ngritje në detyrë duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Ideja e presidentit është që Tare të jetë përsëri personi që udhëheq merkaton e klubit, por fjala e tij nuk do të jetë më aq vendimtare pasi djali i Lotitos do të jetë mbikëqyrës në të gjitha lëvizjet që bëhen për afrimet dhe largime te lojtarëve. Pikërisht kjo mund të shtyjë Taren të mos rinovojë dhe t’i japë lamtumirën Lacios.
Më të lexuarat


Shqipëri- Poloni/ Formacionet zyrtare, Sylvinho debuton me skemë sulmuese

Gradohet Granit Xhaka, çmenden serbët!

EURO 2024/ Gati për përballjen e madhe ndaj Polonisë, Silvinjo i beson shpirtit luftarak të kuqezinjve

Sonte mbrëmja e madhe, Poloni-Shqipëri për hapin e parë të Euro 2024, zbardhen detajet

Knock-outi i raundit të 3-të i jep fitoren ndaj boksierit Crossed, Kristjan Prenga hyn në histori dhe merr dy tituj

Sulmuesi i kombëtares franceze entuziast për rikthimin e madh të “gjelave”, shpreson të mos ndikojnë negativisht largimet e disa titullarëve

Silvinjo: E njohim Poloninë, do të jetë e vështirë, por ne shkojmë për fitore

Nuk ndalet Ronaldo në kualifikimet e Euro 2024, dy gola vetëm në pjesën e parë

Ndryshimi ndodhi pasi Nagelsman kishte krijuar përplasje me lojtarët e veçmas portierin Nojer, zëvendësimi nga Tuhel vjen natyrshëm në këtë moment

Gjasula kënaqet edhe me një barazim ndaj Polonisë, Ramadani premton më të mirën
