BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Luajti pak minuta me Legian e Varshavës, Muçi kërkon ftesën e Rejës në Kombëtare

Luajti pak minuta me Legian e Varshavës, Muçi kërkon

Në fund të këtij muaji Shqipëria do të ketë dy ndeshje zyrtare në kuadër të eliminatoreve të Botërorit “Katar-2021”, por kryendeshja është ajo me Anglinë, e cila do të vendosë që në krye të herës se çfarë skuadre jemi e deri ku mund të arrijë. Një rezultat pozitiv ndaj anglezëve mund t’i jepte shpresë Shqipërisë të besonte deri në fund në një kualifikim në Kupën e Botës, në të kundërt duhet të mendojmë për një objektiv më të ulët, që është një vend i dytë ose i tretë që gjithashtu nuk janë pozicione të këqija. Në kuadër të këtyre ndeshjeve, trajneri Edi Reja, do të ftojë lojtarët më në formë, duke mos lënë jashtë vëmendjes as të rinjtë. Një nga futbollistët që kërkon ftesë dhe një shans është dhe ish-sulmuesi i Tiranës, tashmë i Legias së Varshavës, Ernest Muçi. Në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, Muçi foli për herë të parë si futbollist i Legias së Varshavës, duke treguar emocionet e debutimit, disa detaje më shumë për transferimin, por edhe pritshmëritë në këtë aventurë. Muçi zbuloi edhe dëshirat e tij për të ardhmen, duke nënvizuar se do t’i pëlqente të luante në Serie A, ndërsa pret debutimin me kombëtaren shqiptare. “Transferimin e kam përjetuar shumë mirë me bisedimet që zgjatën rreth një muaj. Ishte besim shumë i madh nga ana e trajnerit që luajta për 45 minuta. Jam shumë i lumtur që debutova dhe që mora fitoren”, theksoi Muçi. Më pas ai foli për ofertat që i kishin ardhur në merkato dhe këmbënguljen e Legias së Varshavës. “Ofertat i kam shqyrtuar me familjen time dhe më pas vendosëm për transferimin te Legia. Këtu e ndjek pak presionin pasi klub të plotëson çdo kusht. Skuadra më ka pritur mirë dhe jam bërë menjëherë pjesë e grupit”, shtoi ai.

Shqiptarët e tjerë dështuan, Muçi beson se është ndryshe

Në Poloni kanë luajtur më parë disa lojtarë shqiptarë, por asnjëri nuk ka mundur të lerë gjurmë të forta. Kanë dështuar thuajse të gjithë, përfshi dhe sulmuesin e Kombëtares Armando Sadiku, i cili ka luajtur me Legian e Varshavës pak vite më parë. Por për Muçin nuk ka vend për pesimizëm. Sipas tij, kush punon do ta gjejë veten, prandaj ai sheh me optimizëm të ardhmen, duke besuar se Legia do ta ndihmojë të rritet në cilësi e të shkojë më pas në një kampionat më të fortë ku ëndërr ka Serinë A italiane. “Nëse stërvitesh mirë mund të luash pa problem dhe nuk e shikoj aspak problem këtë gjë”. Je gati të heqësh dorë nga jeta e natës për t’u stërvitur si profesionist? “E kam filluar që 16 vjeç dhe nuk jam tip që dal. Siç kam qenë do të jem edhe këtu pasi dua të bëj krenar familjen time”. Klauzola 5 milionë euro nga Legia? “Nuk i di këto shifra, por besoj se pas dy sezonesh do të bëj mirë te kjo skuadër. Këto ndeshje që kanë ngelur mendoj se do të shërbejnë për t’u ambientuar. Nga sezonin tjetër do mundohem të bëj maksimumin me gola dhe asiste. Skema? Nuk e kam problem dhe u futa sulmues dhe trajneri e di që nuk kam pozicion fiks, por luaj në fazën sulmuese. I vetmi që ka luftuar për mua është familja ime dhe menaxheri im”, nënvizoi më tej Muçi. Nuk mungoi komenti i tij edhe për emocionet e përjetuara më shumë, ku ai zgjodhi të etiketojë Tiranën si të tillë dhe kjo lidhet me faktin e ai ka dalë nga gjiri i bardhebluve. “Kisha më shumë te Tirana pasi isha edhe më i vogël”, shtoi ai. E ardhmja? Për Muçin nuk ka më kthim pas, pasi ai do të tentojë të luajë vetëm jashtë shtetit e nuk ka ndërmend të kthehet në Shqipëri. Madje ëndrra e tij është të luajë një ditë në Serinë A italiane. “Nuk e di se çfarë do të sjelli e ardhmja, por shpresoj të jetë larg kjo ditë dhe unë të luaj shumë kohë jashtë”. Kam objektiv të luaj në Serie A dhe kjo nuk është ëndërr, por objektiv personal”, theksoi më pas Muçi. Në fund vjen apeli i tij për një ftesë në Kombëtare, që shënon dhe pikën kulmore të prononcimit të tij, duke vënë në dijeni për këtë trajnerin Edi Reja. “Shpresoj të marrë një ftesë sa më shpejt. Nëse jo do të mundohem të luaj sa më mirë në skuadrën time dhe të marrë ftesë”, përfundoi Muçi.