BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Sport

Luajti për herë të parë titullar këtë sezon, “Eurosport” i jep notë të lartë Strakoshës

Luajti për herë të parë titullar këtë sezon,

Legjionarët patën një fundjavë cilësore me skuadrat e tyre në Europë, ku një pjesë spikatën me golat e tyre e një pjesë e lojtarëve patën asistime e lojë fantastike që morën vëmendjen e shtypit sportiv. Surprizë ishte aktivizimi i Tomas Strakoshës titullar në ndeshjen që Lacio zhvilloi ndaj Sampdorias, pasi portieri i përfaqësueses tonë aktivizohej titullar më herët gajtë këtij sezoni vetëm në duelet e Europa League apo në ndeshjet e kupës në Itali. Vendin e titullarit e mbante veterani Pepe Reina. Por situata ndryshoi në favor të shqiptarit dhe këtë herë ai e nisi nga minuta e parë. Duhet thënë se ndeshja e fundit e Thomas Strakoshës me Lacion në kampionatin italian, datonte në sfidën e Serisë A sezonin e kaluar më datë 23 maj ndaj Sasuolos, ku portieri shqiptar nuk e shmangu dot humbjen 2-0. Megjithatë, ditën e dielë, gardiani i kombëtares u rikthye nga minuta e parë për bardhekaltrit në sfidën ndaj Sampdorias teksa trajneri Maurizio Sarri i besoi një fanellë titullari. Dhe, në fakt Strakosha nuk e zhgënjeu teksa në fitoren 1-3 ndaj dorianëve rezultoi vendimtar në dy apo tre raste. Edhe në notat pas ndeshjes, 26-vjeçari u vlerësua pozitivisht, ndërsa “Eurosport” i vendosi notën e lartë, 6.5. “Strakosha pati një paraqitje shumë të mirë, sepse ai shpëtoi Lacion në dy-tre situata të vështira. Pas atij gabimi me Gallatasarai, duket se është rikuperuar dhe e ka marrë veten duke hedhur pas krahëve momentin e vështirë. Është një luks që Lacio ka një numër dy si puna e Strakoshës”, thekson “Eurosport”. Edhe në Kombëtare Strakosha ka një pozicion të veçantë, pasi së bashku me Berishën kanë dominuar katërkëndorin e portës kuqezi gjatë viteve të fundit, duke u alternuar me njëri-tjetrin.

Ecuria e kuqezinjve

Në fundjavën e kaluar lojtarët e përfaqësueses kuqezi, si dhe ata të Kosovës, patën ndeshje të mira, ku spikatën disa lojtarë me golat e tyre. Kështu, Asitrit Selmani realizoi plot katër gola në elitën e Suedisë. Skuadra e tij, Hamarbi, fitoi 5:3 ndaj Kalmarit, të shtunën në xhiron e fundit të Allsvenskan. Kështu 24-vjeçari arriti në shifrën e nëntë golave e shtatë asistimeve në 26 paraqitje këtë edicion. Ai edhe një herë dëshmoi se ka potencial, prej të cilit megjithatë shfaqi pak në rastet që i fitoi te Kosova. Gola të shqiptarëve kishte edhe në Norvegji. Veton Berisha arriti në shifrën e 22 golave për Vikingun, që siguroi daljen në Evropë, një xhiro para fundit. Berisha shënoi një gol nga penalltia, të dielën në fitoren 3:1 ndaj Odsit. Për Berishën ky edicion ishte shumë i suksesshëm. Skuadra e tij mban pozitën e tretë. Golin e dytë të edicionit e shënoi Fitim Azemi. Skuadra e tij, Stabaek, pësoi 3:1 nga Rosenborgu. Që ka potencial të jashtëzakonshëm e ka dëshmuar sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja. Në ndeshjen e Premier League, të shtunën, Broja shënoi për Sauthemptonin që barazoi 1:1 me Brightonin. 20-vjeçari ka tri gola në 11 paraqitje në Premier League. Kanë nisur thirrjet që Çelsi ta kthejë Brojën, të cilin e ka huazuar te Southamptoni. Broja shënoi gol shumë të bukur.