BREAKING NEWS

Lëvizje e BUJSHME në politikë! Surprizon Arben Malaj, merr pozicionin e rëndësishëm në partinë e Agron Dukës

x

Sport

Luan sot ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, Valverde i jep lajmin e mirë Interit

Interi pret mbrëmjen e së martës Barcelonën në “San Siro”, në një ndeshje ku zikaltrit duhet të marrin patjetër fitoren për të vazhduar më tej në Champions League.

Në prag të përballjes, trajneri i Barcelonës ka dhënë një lajm të mirë për Interin, duke bërë të ditur se Messi do ta nisi ndeshjen nga stoli.

“Ata luajnë kualifikimin, por ne do të bëjmë ndeshjen tonë dhe shpresoj të fitojmë. Sa i përket Messit, për ne është një periudhë shumë e ngjeshur dhe unë vendosa të lë në shtëpi”, tha Ernesto Valverde në konferencën për shtyp.

Aktualisht, Barcelona është e kualifikuar në këtë grup, ndërsa zikaltrit duhet patjetër të fitojnë pasi gjenden në kuotën e 7 pikëve, po aq sa Dortmundi, i cili do të presë në shtëpi Slavian e Pragës.