Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Luftë brenda Tiranës, “Fanatiksat” nxjerrin në shesh skandalet e klubit

Postuar: 06/12/2018 - 07:16

Tirana zien nga brenda. Deklaratat e ish-trajnerit brazilian të bardhebluve, Ze Maria, së klubi është i pushtuar nga klanet që punojnë kundër interesave të skuadrës e të klubit, i kanë fryrë një zjarri të brendshëm që ka kohë që po e djeg dhe e përcëllon ekipin bardheblu. Menjëherë pas Ze Marias ishin tifozët që e mbështetën atë, duke e miratuar në deklaratat e dhëna dhe duke u pajtuar me faktin se klubi është në dorë të pseudo-drejtuesve dhe pseudo-lojtarëve e për pasojë është shndërruar në pseudo-klub. Por dje, tifogrupi i famshëm i Tiranës, “Tirona Fanaticës”, kanë befasuar me qëndrimin e tyre nëpërmjet një statusi në rrjetin social “facebook”, ku pretendojnë se kanë nxjerrë dokumente që vërtetojnë pazarin që bëhet në radhët e 24-herë kampionëve, ndërsa kanë ngritur shqetësimin se të gjitha lëvizjet financiare që bëhen nga klubi janë të paligjshme, pasi nuk kalojnë nga banka dhe rrjedhimisht i bie të bëhen me para në dorë.

Qëndrimi i Fanatiksave

Tifozët janë treguar mjaft të ashpër në qëndrimet e tyre, sidomos ndaj presidentit të skuadrës bardheblu, Refik Halili, të cilin e bëjnë përgjegjës për situatën e krijuar në klubin e tyre. “Kur Refik Halili mori aksionet e klubit e dinte shumë mirë që klubi ka borxhe rreth 600 mijë euro. Prej 5 vitesh ai ka paguar vetëm 150 mijë euro. Janë edhe rreth 450 mijë euro që Halili nuk i paguan. I janë shtuar edhe 100 mijë euro borxhe prej rastit të Gjergji Muzakës. Prej borxheve llogaritë bankare të klubit janë bllokuar, do të thotë se presidenti paguan rroga ‘cash’ ndaj futbollistëve”, shkruajnë në fillim të statusit të tyre “Tirona Fanatics”. Situata duket dramatike kur mendon se tifozët kanë mbledhur të dhëna konkrete dhe flasin me shifra, duke vënë para përgjegjësisë zyrtarët e klubit. Kjo pasi në lojë futet edhe FSHF, që sipas tifozëve nuk dihet se në çfarë forme i lëvron fondet e saj për kubin, për sa kohë klubi bardheblu nuk ka një llogari bankare. “Edhe të ardhurat nga FSHF nuk dihet se në cilën llogari bankare hyjnë. Nëse ministria e financave bën një kontroll të transaksioneve dalin në pah shumë akte të paligjshme që nxjerrin zbuluar edhe FSHF-në. UEFA nuk ia ka dhënë shpërblimet KF Tiranës për pjesëmarrjen në Europa League pikërisht prej llogarisë bankare të bllokuar prej borxheve”, thuhet më tej në qëndrimin e fanatiksave. Më tej dilet në shifra konkrete, ku pretendimet e tifozëve janë për zhdukje të mijëra eurove dhe fshehje të pagesave ndaj futbollistëve që përbën shkelje, ose siç quhet ndryshe evazion fiskal. “Bashkia Tiranë ka akorduar prej kohësh një fond prej 330 mijë eurosh për klubin, por ky fond ka mbetur i bllokuar për shkak se klubi nuk ka llogari bankare. Në bordin drejtues nuk ka njerëz profesionistë, por të afërm dhe miq të presidentit. Presidenti kryen evazion fiskal ndaj shtetit shqiptar, në kontrata rrogat e 70% e futbollistëve janë 4/5 herë më të vogla nga sa paguhen në realitet. Për të shmangur drejtpërdrejt taksat e shtetit, për këtë Refik Halili duhet të dënohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, citohet më tej në komunikatën e tifogrupit “Fanatics” të shpërndarë në rrjetin social “facebook”. Në fund, tifozët akuzojnë presidentin Refik Halili se e ka kthyer Tiranën në një skuadër të dorës së tretë dhe shkojnë më tej duke thënë se ai do të jetë njeriu më i urryer. “Refik Halili ka dështuar totalisht në krijimin e një klubi serioz, duke e kthyer Tiranën në një ekip të dorës së tretë. Sa të kesh jetë, sa të marrësh frymë, do të jetë personi më i urryer”, shkruan tifogrupi bardheblu në ‘Facebook’. Një qëndrim i tillë pritet të sjellë akoma më shumë përplasje dhe njëherësh të vendosë zyrtarët e klubit para përgjegjësisë. Tirana nuk është më një ambient i qetë. Ujërat janë trazuar dhe situata e skuadrës në kampionat vetëm sa e shton dozën e konfliktualitetit mes klubit e tifozëve.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 19:59

Duket se aventurës së Mesut Ozilit te Arsenali po i vjen fundi.

Postuar: 10/12/2018 - 18:42

Për shumë specialist futbolli por jo vetëm, edhe tifozë, futbollisti i Bayern Mynchen Kingsl

Postuar: 10/12/2018 - 15:35

Kur kanë kaluar më tepër se 9 muaj që nga data kur qendërmbrojtësi dhe njëherazi kapiteni i Fiore

Postuar: 10/12/2018 - 09:28

Ylli i Juventusit ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat italiane, ku ka përmendur momenti

Postuar: 09/12/2018 - 23:12

Më në fund, trefeu i Kupës Libertadores ka njohur sot zyrtarisht fituesin.

Postuar: 09/12/2018 - 22:17

Në “Santiago Bernabeu” po zhvillohet “Superclassico” në finalen e dytë me

Postuar: 09/12/2018 - 21:31

Po luhet në Bernabeu finalja e Copa Libertadores.