BREAKING NEWS

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht...

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x
BREAKING NEWS

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës
x

Sport

Luis Suarez i jep fund pritjes, rikthehet tek Nacionali në Uruguai pas 16 vitesh

Luis Suarez i jep fund pritjes, rikthehet tek Nacionali në Uruguai pas 16

Luis Suarez ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje për të bërë një kthim sensacional te ish-skuadra e tij, Nacional, si lojtar i lirë. Ai për herë të parë iu bashkua Nacionalit në moshën 14-vjeçare, përpara se të debutojë me ekipin e parë në vitin 2005, pasi kaloi me sukses të gjitha gjeneratat në klub. Por u rrëmbye nga skuadra e Groningenit të Holandës në vitin 2006. E kjo lëvizje ishte edhe fillimi i karrierës 16-vjeçare në futbollin evropian, ku nuk i munguan sukseset. Pasi ka fituar pesë tituj kampioni të La Ligës dhe trofeun e Ligës së Kampionëve në Evropë, Suarez ka zgjedhur të kthehet në vendlindje, ndonëse ka pranuar se nuk i munguan ofertat për të luajtur në futbollin evropian. “Unë kam arritur marrëveshje për t’iu bashkuar Nacionalit. Ishte e pamundur për mua që ta refuzoj këtë mundësi. Shpresoj që detajet e tjera do të finalizohen, në mënyrë që transferimi im të kompletohet dhe të zyrtarizohem te Nacionali”, shkroi Suarez në Instagram. Kjo edhe i jep fund pasigurisë mbi të ardhmen e tij, e cila filloi në muajin maj kur u njoftua largimi i tij nga Atletiko Madridi, ekip për të cilin luajti dy sezone. Duke folur në fillim të këtij muaji, Suarez diskutoi një rikthim në Amerikën e Jugut me skuadrën argjentinase River Plate. “Isha shumë i emocionuar për mundësinë për të shkuar në River Plate për të luftuar për ta fituar Copa Libertadores. Ishte një ëndërr që duhej të fitoja një kupë në Amerikën e Jugut. Megjithatë, sapo River u eliminua, kjo mundësi mori fund. Një muaj e gjysmë më parë deklarova se nuk do të largohesha nga Evropa, por në futboll gjërat ndryshojnë shpejt”, shtoi ai. Tifozët e Nacionalit kanë pritur një kthim të Suarezit dhe gjatë javës së kaluar treguan emocionet e tyre duke mbajtur maska me fytyrën e sulmuesit, si dhe duke mbajtur lart pankartat “Suarezi te Nacionali”. Pasi ka konfirmuar kthimin, tifozët e Nacionalit kanë nisur festën. Suarez ka vetëm një titull uruguaian në Amerikën e Jugut dhe tani do të shpresojë të udhëheqë 48 herë kampionin e Uruguait drejt sukseseve të mëtejshme pas një periudhe të mbushur me trofe në Evropë. Ka fituar gjithsej 17 trofe. Pasi shënoi 12 gola për Nacionalin, ai u transferua në Groningen një vit përpara se të vuloste një transferim te Ajaksi. Liverpulit iu bashkua në vitin 2011,ku shënoi 82 gola në 133 paraqitje në të gjitha garat. Më pas iu bashkua Barcelonës në vitin 2014, ku fitoi katër nga pesë titujt e tij të La Ligës dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2015. Më tej iu bashkua Atletiko Madrid.