
Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, nëse Kraja nis goditjen e Berishës dhe Metës rrezikohet të ketë destabilitet

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente sekrete, së shpejti qeveria e Shqipërisë do të ekspozohet

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje atyre që synonin të ma ‘hiqnin kokën’, të përshpejtojnë

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

Luis Suarez përlotet në Uruguai, tifozët i kërkojnë të luajë për ekipin e fëmijërisë

Shkruar nga Adriatik BALLA 23 Korrik 2022

Ai është padyshim një nga futbollistët më të mëdhenj që ka prodhuar futbolli uruguaian, duke qenë një lojtar që ka kontribut në përfaqësuesen e vendit të tij, por edhe në aspektin individual ka shkëlqyer me cilëndo skuadër ku ka luajtur. Luis Suarez është një “kafshë” në fushën e blertë dhe e ka treguar veten si tek Ajaksi, Liverpuli, Barcelona e Atletiko e Madridit. Fansat e tij në vendlindje dëshirojnë që ai të luajë deri sa të mbyllë karrierën në klubin e fëmijërisë së tij në Uruguai, por a do ta marrë ai këtë hap? Në fakt, Luis Suarez vazhdon të jetë pa ekip pas përfundimit të kontratës me spanjollët e Atletiko Madrid. Sulmuesi uruguaian nuk po nxitohet për të vendosur për të ardhmen. Dëshira e “El Pistolero” është të mos largohet nga futbolli europian. Disa klube italiane kanë shfaqur interesim për 35-vjeçarin, emri i të cilit po përflitet edhe si zëvendësuesi i Haller te Borusia Dortmund. River Plate tentoi ta merrte në Argjentinë, ndërkohë që ka interesim konkret edhe nga Nacional, ekip ku Suarez nisi karrierën dhe u aktivizua përpara se të transferohej në Europë. 48 herë kampionët e Uruguait po tentojnë ta rikthejnë goleadorin e njohur në shtëpi. Ditët e fundit presidenti i klubit, Jose Fuentes, u ka kërkuar tifozëve ndihmë për të bindur Suarez të rikthehet te Nacionali. Tifozët nuk kanë humbur kohë dhe në sfidën e fituar 5-0 ndaj Cerrito ata kanë kryer një akt dashurie ndaj lojtarit. 20 mijë tifozë u panë me maska të Suarez, teksa në një moment të caktuar u ngritën në këmbë duke kënduar kore për bomberin. Ndërkohë që edhe futbollistët e Nacionalit festuan golat dhe fitoren me maskën e “El Pistolero”-s, duke iu bashkuar thirrjes së presidentit për të bërë diçka të bukur në lidhje me bindjen e Suarez për t’u rikthyer në shtëpi. Ndërkohë, Borusia e Dortmundit është në kërkim të një sulmuesi të ri pas problemeve shëndetësore të Sebastian Hallerit. Sipas “Sky Germany” drejtuesit e klubit gjerman janë duke tentuar ta transferojnë sulmuesin Luis Suarez. Uruguaiani është futbollist i lirë dhe ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën. Krerët e klubit gjerman do të nisin bisedimet me Suarezin dhe po shpresojnë se do ta bindin të transferohet në Bundesliga. Për Suarezin interesim kanë shprehur skuadra të njohura evropiane. Por deri tani ai nuk ka preferuar të vendosë për zgjidhje të shpejtë, duke dashur që të shqyrtojë më parë ofertat që vijnë në adresë të tij.
Më të lexuarat


Edi Reja “skanon” kuqezinjtë: Bajramin e shoh tek Fiorentina, kurse Asllani ka nevojë të përmirësohet

Vllaznia e Josës me pretendime titulli, edhe blerjet bëhen për këtë objektiv

E dashura 22-vjeçare për pak sa nuk e vrau, del nga spitali personazhi i njohur i showbiz-it/ Ja akuzat që rëndojnë ndaj saj

“Finalet nuk luhen, fitohen”, Reali kampion absolut i Europës për 2022, barazon Milanin dhe Barcelonën, Benzema me Ançelotin futen në histori

Taulant Stërmasi: Luiza Gegën e shpërblen ligji, por vendi i pestë në botë meriton më shumë

Trajneri Xhiovani Kolela prezantohet tek Partizani, shtohen kuqezinjtë e rinj në Serie B italiane

Reali i pandalshëm, fiton Superkupën e Europës

Historia e Majk Tajsonit me tigrat, nga kafshimi i krahut tek denoncimet e fqinjëve

Mjeshtri i madh Mehdin Zhega, teknika dhe interpretimi

Skandali i merkatos së verës, futbolli shqiptar nuk është më tërheqës, mungojnë emrat e mëdhenj
